Lajmet nga UBT

Zgjedhni UBT-në dhe pajisuni me diplomë të dyfishtë nga universitetet e njohura evropiane

Published

on

Mundësia për të pasur një diplomë nga ndonjë prej universiteteve të njohura evropiane është ëndërr dhe dëshirë e çdo të riut duke pasur parasysh koston e arsimimit në vendet evropiane. Aktualisht është mjaft e vështirë të gjesh universitete ndërkombëtare që ofrojnë arsim të cilësisë së lartë me një tarifë të ulët.

Për këtë arsye UBT që nga themelimi krijoi ura bashkëpunimi me shumë universitete prestigjioze me qëllim që studentëve t’ua mundësoj marrjen e diplomave të dyfishta pa i ngarkuar ata me tarifa të larta të shkollimit dhe të jetës në vendet evropiane.

Të gjitha programet ndërkombëtare që i ofron UBT mundësojnë që studimet të ndiqen nga Kosova, pa pasur nevojë që studentët të udhëtojnë në vendet që dëshirojnë të studiojnë.

Programet e ndryshme ndërkombëtare që ofrohen në UBT janë falë marrëveshjeve të arritura me mbi  500 universitete evropiane dhe botërore, në kuadër të së cilave mundësohen diploma të dyfishta në fusha të ndryshme studimi.

Të interesuarit mund të jenë pjesë e studimeve ndërkombëtare në universitetet më të mira në botë, duke përfituar edhe bursë të plotë përmes partneritetit që UBT ka me shumë universitete që janë pjesë e programit “Erasmus +”.

UBT në kuadër të programeve ndërkombëtare të studimeve kombinon pjesën teorike dhe atë praktike, praktika të cilat i zbaton në kampuset inovative që posedon, me ç’rast ligjërojnë profesorë me renome ndërkombëtare nga universitetet më prestigjioze të botës.

Lajmet

Interesim i jashtëzakonshëm i të rinjve për programin e Kimisë Aplikative në UBT

Published

on

By

Interesim i jashtëzakonshëm i të rinjve nga vendi dhe rajoni për të studiuar në nivelin bachelor Kimi Aplikative në UBT, një program që po tërheq vëmendjen e gjeneratës së re falë mundësive të shumta për zhvillim profesional dhe karrierë, si në Kosovë ashtu edhe jashtë vendit.

I konceptuar si program bashkëkohor dhe inovativ, Kimia Aplikative në UBT ndërthur njohuritë teorike me punën praktike laboratorike dhe kërkimin shkencor, duke u ofruar studentëve mundësinë të zhvillojnë aftësi të aplikueshme në industri dhe në sektorë të ndryshëm profesionalë.

Një nga veçoritë e programit është stafi akademik i përkushtuar dhe i kualifikuar, me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë në fushat kryesore të kimisë. Përmes angazhimit të tyre, studentët kanë mundësi të përfitojnë njohuri nga fusha të ndryshme, duke filluar nga kimia organike, inorganike, analitike dhe fizike, deri te kimia e nanomaterialeve, kimia mjedisore, teknologjia ushqimore, toksikologjia, proceset industriale dhe metodat instrumentale të analizës.

Puna laboratorike, praktika profesionale dhe kërkimi shkencor janë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit akademik, duke u mundësuar studentëve të zhvillojnë aftësi në analizë, eksperimentim, interpretim të të dhënave dhe zgjidhje të problemeve reale.

Përmes infrastrukturës moderne dhe hapësirave laboratorike të UBT-së, studentët krijojnë mundësi për të fituar përvojë praktike dhe për t’u përgatitur për kërkesat e tregut bashkëkohor të punës. Programi synon të krijojë profesionistë të aftë për të kontribuar në fusha si industria farmaceutike, industria ushqimore, mbrojtja e mjedisit, teknologjia e ujit, energjia, inxhinieria e materialeve, laboratorët analitikë dhe institucionet kërkimore e shkencore.

Për të rinjtë që tashmë kanë nisur studimet në këtë fushë dhe dëshirojnë të vazhdojnë në një mjedis akademik modern, UBT ofron edhe mundësinë e transferimit të studimeve, duke krijuar mundësi për të vazhduar rrugëtimin akademik në një program të orientuar drejt praktikës, kërkimit dhe zhvillimit profesional.

Bëhu edhe ti pjesë e Kimisë Aplikative në UBT!

Zgjidh një program inovativ, zhvillo njohuritë dhe aftësitë e tua në laboratorë dhe me staf vendor e ndërkombëtar, dhe përgatitu për mundësi të shumta në tregun e punës.

Regjistrimet vazhdojnë të jenë të hapura.

Fillo ose transfero studimet në UBT.

 

Continue Reading

Lajmet

Nora Gjakova diplomon në UBT, xhudistja përmbyll me sukses studimet në Shkencat e Sportit

Published

on

Xhudistja kosovare dhe kampionia olimpike, Nora Gjakova, ka diplomuar në UBT, në Fakultetin e Shkencave të Sportit dhe të Lëvizjes, në programin “Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik”.
Gjakova, e cila ndër vite ka përfaqësuar Kosovën në garat më të rëndësishme ndërkombëtare të xhudos, ka përfunduar studimet me një temë diplome që lidhet drejtpërdrejt me sportin që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës së saj.
Tema e punimit të saj ishte “Monitorimi i shkallës së lodhjes akute dhe rikuperimit pas një ndeshjeje të simuluar të xhudos përmes metodës indirekte (two-point velocity), të bazuar në shpejtësi në teknikën Bench Press”.
Punimi është realizuar nën mentorimin e Asoc. Prof. Dr. Milaim Berishës.
Me këtë arritje akademike, Nora Gjakova i shton një tjetër sukses rrugëtimit të saj, kësaj radhe në fushën e arsimit dhe shkencës sportive.

Continue Reading

Lajmet

Profesoreshat e UBT-së, Blertë Zylfiu-Latifi dhe Miranda Sejdiu-Abazi, publikojnë studim të ri shkencor në bashkëpunim ndërkombëtar

Published

on

By

Në kuadër të avancimit të kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, profesoreshat e Fakultetit të Stomatologjisë në UBT, Dr. Blertë Zylfiu-Latifi si autore e parë dhe Dr. Miranda Sejdiu-Abazi si autore korrespondente, kanë publikuar një studim të ri hulumtues në fushën e ortodoncisë. Ky punim shkencor është realizuar në partneritet me studiues nga Departamenti i Ortodoncisë dhe Antropologjisë Dentare i Universitetit të Zagrebit, si dhe me profesionistë të stomatologjisë nga Gjermania.

Punimi me titull “Tooth Crown Dimensions among Angle Occlusion Classes in Kosovar Adolescents” është publikuar si artikull origjinal në revistën ndërkombëtare Acta Stomatologica Croatica (Vol. 60, Nr. 3, 2026, fq. 289–301). Ky organ shkencor është i indeksuar në platformat më prestigjioze globale si Scopus, PubMed dhe Web of Science Core Collection (ESCI), duke mbajtur Faktor Ndikimi (Impact Factor) 1.8 në JCR dhe 1.9 në SJR. Autorët e këtij studimi janë Blertë Zylfiu-Latifi, Senka Meštrović, Jelena Dumančić, Miranda Sejdiu-Abazi dhe Fatbardha Mustafa.

Hulumtimi është shtrirë në shtatë qytete kryesore të Kosovës – Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj dhe Gjilan – ku janë përfshirë 400 adoleshentë të moshës 13 deri në 19 vjeç. Pjesëmarrësit janë kategorizuar sipas klasave I, II dhe III të okluzionit sipas Angle, me qëllim që të analizohet lidhja mes këtyre klasave dhe dimensioneve të kurorave të dhëmbëve permanentë.

Përmes një analize multidimensionale të dimensioneve meziodistale, bukolinguale, cervikoincizale dhe diagonale, studimi nxori në pah se ekzistojnë dallime të dukshme ndërmjet klasave të okluzionit, sidomos në dimensionet meziodistale dhe cervikoincizale. Në anën tjetër, dimensionet bukolinguale shfaqën një shkallë më të ulët të variacionit.

Kontributi kryesor i këtij hulumtimi qëndron në përcaktimin e vlerave të para referente specifike për popullatën e adoleshentëve kosovarë. Këto të dhëna do të shërbejnë si një bazë e rëndësishme për përmirësimin e saktësisë në diagnostikimin ortodontik, analizën e hapësirës dhe planifikimin e trajtimeve klinike në Kosovë. Ky publikim dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të UBT-së për zhvillimin e kërkimit shkencor me standarde të larta ndërkombëtare.

Punimi është publikuar me Open Access dhe mban DOI-në 10.15644/asc60/3/3.

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Zgjidhni Masterin në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT: Përfitoni 20% bursë me Engaged Scholarship

Published

on

By

Raporti i fundit i Forumit Ekonomik Botëror (World Economic Forum – The Future of Jobs Report 2025) thekson se mendimi analitik, menaxhimi i burimeve dhe udhëheqja mbeten ndër aftësitë më të kërkuara nga mbi 70% e kompanive globale për të përballuar transformimin digjital dhe ekonomik. Po ashtu, mungesa e kuadrove me përgatitje të avancuar në menaxhim dhe biznes po vlerësohet si pengesa kryesore për zhvillimin e ndërmarrjeve.

Në përgjigje të këtyre kërkesave të tregut, Programi Master në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (MBE) në UBT ofron një platformë të avancuar arsimore, të projektuar për të përgatitur profesionistë dhe udhëheqës të aftë për të marrë rolin e tyre drejtues në biznes, industri, shërbime publike dhe shoqëri.

Programi MBE është i harmonizuar plotësisht me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve (EQF) dhe Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve. Kurrikula përmban një ndërthurje të teorive të avancuara të menaxhimit, ekonomisë aplikative, kërkimit shkencor dhe përdorimit të teknologjisë së informacionit në hartimin e menaxhimin organizativ. Përmes një stafi me përvojë vendore e ndërkombëtare, programi nxit aftësitë analitike, zgjidhjen e problemeve komplekse dhe përgatitjen e kandidatëve si për pozita udhëheqëse në treg, ashtu edhe për vazhdimin e mëtejmë të studimeve në nivelin e doktoratës.


Me qëllim të mbështetjes direkte të zhvillimit profesional dhe lehtësimit financiar për kandidatët e förkushtuar, UBT ofron bursën Engaged Scholarship prej 20%. Kjo bursë synon të përfshijë studentë të dalluar në një mjedis dinamik arsimor, ku përsosmëria akademike, ndërkombëtarizimi, transferimi i njohurive dhe integrimi i drejtpërdrejtë me industrinë përbëjnë shtyllat kryesore strategjike të fakultetit.

Aplikimet për programin Master në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi janë të hapura. Përfitoni nga bursa prej 20% Engaged Scholarship dhe regjistrohuni sot te UBT.

 

 

Continue Reading

Të kërkuara