Lajmet

Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë – Harris dhe Trump intensifikojnë fushatat

Published

on

Me pesë ditë mbetur deri në zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, kandidatja demokrate Kamala Harris dhe rivali i saj republikan Donald Trump kanë rritur aktivitetet dhe sulmet e ndërsjella.

Fushata e Harris ka hasur vështirësi në fitimin e mbështetjes nga votuesit meshkuj, ndërsa komentet e Trump për gratë kanë thelluar hendekun mes mbështetjeve.

Gjatë një tubimi në Arizona, Harris kritikoi Trump për komentet e tij mbi mbrojtjen e grave, duke theksuar se ato tregonin një moskuptim të thellë të të drejtave të grave për të bërë zgjedhje mbi trupin e tyre.

Ky qëndrim është fyese për të gjithë,” tha ajo, duke shtuar se gratë duhet të kenë lirinë për të marrë vendime në përputhje me rrethanat e tyre.

Nga ana tjetër, Trump vazhdon të theksojë rolin e tij si mbrojtës i grave nga krimi dhe terrorizmi, duke i bërë thirrje votuesve që të mbështesin sigurinë e tyre. “Unë do t’i mbroj nga emigrantët dhe kërcënimet e huaja,” tha ai në një tubim në Uiskonsin.

Sipas të dhënave të “TargetSmart”, në votimet e hershme, rreth 1.2 milionë gra kanë marrë pjesë më shumë se burra në shtetet kyçe. Harris ka vazhduar fushatën në Nevada, ndërsa Trump zhvilloi një tubim në New Mexico, ku ekipi i tij shprehet optimist për një mundësi fitoreje.

Kandidati republikan gjithashtu ngriti një padi ndaj CBS News për një intervistë të Harris, të cilën ai e konsideron të manipuluar, një akuzë që rrjeti e ka hedhur poshtë si të pabazë.

Me dy kandidatët që po përpiqen të mobilizojnë votuesit e pavendosur dhe të aktivizojnë bazën e tyre, gara për Shtëpinë e Bardhë është më e ngushtë se kurrë.

Lajmet

Projekti i studentëve të UBT-së fiton vendin e parë në asamblenë  rinore S!NERGY

Published

on

Asambleja Rinore S!NERGY, një ngjarje e rëndësishme e organizuar nga IAYSP EUME, u mbajt nga 24 deri më 27 tetor në Budapest, Hungari. Ky event ofroi një platformë për të rinjtë nga e gjithë Europa dhe Lindja e Mesme për të prezantuar iniciativat e tyre dhe për të ndarë përvoja të çmuara.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Prof. Dr. Denis Çelçima, dekania e Fakultetit të Psikologjisë në UBT, theksoi mbështetje të fortë për nismat që fokusohen tek të rinjtë dhe përpjekjet për ndërkombëtarizim. Dekania përcolli urimet e Rektorit Prof. Dr. Edmond Hajrizi, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të UBT-së në zhvillimin e projekteve rinore dhe në ndihmën e tyre për të arritur qëllime ambicioze.

Ejona Icka, drejtoresha ekzekutive e YSP Balkan, foli për bashkëpunimin frutdhënës me UBT, duke e cilësuar këtë partneritet si një ndikim pozitiv në zhvillimin e projekteve rinore. Ajo theksoi se ky bashkëpunim ka krijuar mundësi për rinjtë të angazhohen në iniciativa që adresojnë çështje të rëndësishme sociale dhe zhvillimore.

Në këtë asamble, studentët e UBT-së paraqitën tre projekte të shkëlqyera, duke e bërë kështu të qartë përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Njëri nga këta projekte, i realizuar nga studentët Blend Reselica, Klea Vezaj, Gjergj Rexhaj dhe Vlera Krelani, u shpall fitues i vendit të parë. Ky projekt u vlerësua si më inspiruesi, duke adresuar në mënyrë efektive disa nga Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs).

Bogdan Pammer, presidenti i IAYSP EUME, theksoi se kontributet e YSP Balkan dhe UBT kanë ndihmuar në krijimin e një platforme ndërkombëtare, ku të rinjtë e talentuar mund të angazhohen në proceset formuese dhe ndërtuese të vendeve të tyre, duke adresuar me efikasitet sfidat që i përballin.

Ky sukses u shoqërua me urime të shumta për studentët e UBT-së për arritjet e tyre të jashtëzakonshme, dhe një falënderim të veçantë për YSP Balkan për mbështetje të vazhdueshme dhe për punën e palodhur të realizuar deri tani.

Ballkani Perëndimor ishte i përfaqësuar me dinjitet, me 14 pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, duke demonstruar unitet dhe forcë rajonale. YSP Balkan shprehu mirënjohje për institucionet mbështetëse si UBT, Shkolla e Mesme UBT dhe Universiteti i Tetovës, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në avancimin e iniciativave rinore.

Me fillimin e nëntorit, YSP Balkan është e ngazëllyer për të nisur vitin e tretë të projekteve, trajnimeve dhe aktiviteteve në Ballkan. Këtë vit, organizata mirëpret partnerë dhe institucione të reja, të cilët janë të gatshëm të mbështesin iniciativat dhe programet me fokus te rinia. Kjo është një periudhë premtuese për të rinjtë, që do të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Pas katër ditësh bllokimi, ekipi i Kosovës largohet nga Valencia

Published

on

By

Ekipi kosovarë Autosporteve të Kosovës tashmë është larguar nga qyteti i Valencia në Spanjë, aty ku kishin mbetur të bllokuar për katër ditë me radhë për shkak se ky qytet ishte përmbytur nga të reshurat e mëdha të shiut.

Nga këto përmbytjet në Spanjë kanë mbetur dhjetëra persona të vdekur, por fatmirësisht ekipi kosovar i përbërë nga 29 persona nuk janë rrezikuar dhe tashmë ata janë nisur drejt qytetit të Barcelonës, dhe nga atje pastaj pritet që të udhëtojnë për në Kosovë.

Kryetari i Federatës së Autosporteve të Kosovës, Ismet Rexhepi ka konfirmuar se tashmë ekipi është nisur drejt Barcelonës, duke shtuar se reshjet e mëdha të shiut janë duke vazhduar edhe në këto momente dhe se shpreson që kjo të mos shkaktojë ndonjë problem tjetër.

Continue Reading

Lajmet

​Qeveria ndan mjete buxhetore për komunat e Vitisë dhe Kamenicës

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve financiare në kategorinë e shpenzimeve paga dhe shtesa për komunat Kamenicë dhe Viti.

Në një mbledhje elektronike, ekzekutivi ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve paga dhe shtesa për komunat Kamenicë dhe Viti, për muajin tetor 2024.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike në të cilën ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve Paga dhe Shtesa për komunat Kamenicë dhe Viti, për muajin tetor 2024”, thuhet në komunikatë.

Një muaj më parë mësimdhënësit e Komunës së Vitisë para Qeverisë së Kosovës, për shkak të mos procedimit të pagave për muajin shtator, ndërkohë që Ministria e Financave kishte fajësuar komunën e Vitisë se nuk ka siguruar me kohë buxhetin e nevojshëm.

Mësohet se Vitia dhe Kamencia muajt e fundit kanë pasur probleme për pagesat e pagave në programet e arsimit fillor dhe të mesëm, si rrjedhojë e rasteve përmbarimore.

Continue Reading

Lajmet

​Haradinaj kujton Zahir Pajazitin në ditëlindjen e tij: Nderimi do të jetë i përjetshëm

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti, në ditëlindjen e tij.

Haradinaj bashkë me deputetë e anëtarë të kësaj partie kanë nderuar sakrificën dhe heroizmin për atdhe.

Kreu i AAK-së tha se sakrifica për liri është e përjetshme ashtu siç duhet të jetë edhe nderimi.

Ditët e shënuara të bashkëluftatarëve tanë, tani dëshmorë dhe heronj bashkojnë bashkëluftëtarë edhe të gjithë ata që kanë mundësi në nderim. Është traditë tani në ditëlindjen e komandantit Zahir Pajaziti, që është edhe themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një ndër bashkëluftëtarët më të zot, të nderojmë për ditëlindjen e tij këtu pranë shtatores me porosinë që sakrifica për liri është e përjetshme dhe nderimi ndaj atyre që kanë bërë sakrificë po ashtu do të jetë i përjetshëm“, ka thënë Haradinaj.

Zahir Pajaziti ra heroikisht në janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhen.

Continue Reading

Të kërkuara