Lajmet
Zgjedhjet në Shqipëri: “Teknikat” e ndikimit ndaj vendimit të votuesve janë shumë të rafinuara
Published
5 years agoon
By
Betim GashiAnalistja gjermane, Johanna Deimel analizon fitoren e PS në zgjedhjet e 25 Prillit, “patronazhistët”, gabimet e PD, që me bojkotin i hoqi vetes çdo mundësi ndikimi dhe ndryshimin e imazhit të Edi Ramës.
Deutsche Welle: Zgjedhjet në Shqipëri përfunduan me fitoren e Partisë Socialiste. Kreu i saj, Edi Rama ia doli për herë të parë të kapë një mandat të tretë, një risi në Shqipëri. Si e shpjegoni ju fitoren e socialistëve?
Johanna Deimel: Vërtet për herë të parë pas vitit 1991, Edi Rama ia doli që të fitojë një mandat të tretë. Suksesi i Edi Ramës mund të jetë objekt analizash e pyetjesh të tjera, kur kujtoj vitet e fundit: protestat e studentëve, shembja e Teatrit Kombëtar, ligji i kontestuar i medias, opozita brenda dhe jashtëparlamentare, përgjimet e bëra të njohura nga gazeta BILD për manipulime – këto janë vetëm disa aspekte. E vështirë ishte edhe rruga para hapjes së negociatave të anëtarësimit, ku duhej të plotësohej një katalog kushtesh. Lufta e llogoreve mes partive PD dhe PS por edhe mes Edi Ramës dhe presidentit Ilir Meta e kanë helmuar klimën dhe kanë vështirësuar reformat. Premtimin e tij elektoral të vitit 2017, si “shërbimin shëndetësor falas për të gjithë” Rama nuk mundi ta përmbushë.
Të gjitha këto do të bënin të mendoje, që populli do dëshironte një ndryshim themelor, të drejtohej nga ide të reja dhe fuqi të reja. Por sistemi politik i përçarë thellë duket shumë rezistent dhe ndarja në dy kampe mes PS dhe PD është shumë dominuese, që të thyhet edhe pas kaq vitesh dhe ngjarjesh turbulente. Duhet të na bëjë të mendohemi, që sipas sondazheve, vetëm 38% besojnë që përmes zgjedhjeve mund të ndryshojnë një qeveri. Ndërkohë tani armiqësia e ashpër mes Edi Ramës dhe presidentit Meta kalon në një raund të ri, ku pritet të iniciohet një procedurë shkarkimi, sipas vullnetit të Ramës. Autori komedian bavarez, Karl Valentin ka pasur një shprehje: Më parë e ardhmja ishte më e mirë!
E si ia doli atëherë Edi Rama të fitojë sërish këto zgjedhje?
Nëse filloj të kërkoj gjurmët, si mund të shpjegohet fitorja e Edi Ramës, arrij në disa përfundime. Sido që të jetë suksesi i socialistëve në zgjedhje i nuk i dedikohet një programi vizionar zgjedhor, në këtë pikë nuk pati asgjë. As tek demokratët. Kjo ishte një luftë zgjedhore bosh nga ana programatike dhe shumë e personalizuar, që kryesisht operoi me denigrimin e kundërshtarit politik. Në fitoren e socialistëve luajti një rol të madh vetë opozita, që përmes bojkotit të saj parlamentar dhe zgjedhor jo vetëm solli një parlament jofunksional, por ajo nga fundi i vitit 2019 i hoqi vetes mundësinë për çdo lloj ushtrimi të ndikimit në nivel lokal. PD dhe Lulzim Basha e nxorrën veten jashtë loje dhe thjesht i lanë skenën Edi Ramës si edhe burime institucionale dhe shtetërore. Fitorja e Edi Ramës kështu është me shtrirje të gjerë.
Përkrahësit socialistë festojnë fitoren
Domethënë këto zgjedhje Rama i fitoi falë gabimeve të opozitës?
Vetëm në qarkun zgjedhor Shkodër fitoi PD-ja tani. Ishte sigurisht një gabim taktik, që PD sërish doli bashkë në një fushatë me LSI-në, megjithëse pikërisht ky koalicion qeveritar u rrëzua në vitin 2013. Dhe PD-ja vetë ishte e përçarë mes atyre që qëndruan në parlament dhe atyre jashtë tij. Të larguarit, ish-demokratët si Topalli, Patozi, Hajdari, Shabani, i kanë kushtuar shumë vota PD-së, pa i dalë që me partitë e tyre të reja të kalonin kufirin minimal të 1%. Edhe ata duhet t’i kishin bashkuar forcat.
Çfarë duhet të bëjë opozita tani pas humbjes së zgjedhjeve për herë të tretë?
Që tanë janë shtuar zërat që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës është rrjedhojë logjike. Demokratët duhet të riformatohen nga përmbajtja dhe personeli. Tjetra: Edi Rama fitoi edhe për shkak të mungesës së alternativave. Kritikët e brendshëm të partisë, si Ditmir Bushati, ai i mënjanoi dhe ish-kritikë të dikurshëm si kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, besoj unë, ai e solli në linjën që donte. Forca të reja nuk duken gjëkundi. Edhe përpjekja e “Vetëvendosjes” së sukseshme në Kosovë për t’u futur në parlament e sistemin partiak shqiptar dështoi qartësisht në Shqipëri.
Po ashtu ishte e qartë, se duhej të ishin mobilizuar më shumë votues, që me këtë rast të votonin për ndryshimin. Pjesëmarrja në zgjedhje me më shumë se 46% megjithë pandeminë tregon, se zgjedhjet parlamentare i mobilizojnë votuesit. Por kjo nuk mjaftoi për një erë të re dhe ndryshim. Ka gjasa që rezultatet zgjedhore pa ndryshimin e vërtetë të peizazhit mediatik, mund të lidhen edhe me atë që rreth 1,3 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë për shkak të COVID-it nuk erdhën dot në vend. Sipas një publikimi të institutit studiomor Eliamep për zgjedhjet në Shqipëri, ky kontigjent mund të jetë zë i pavarur kritik i ndryshimit, sepse nuk janë të varur nga rrjetet klienteliste si bashkëvendasit e tyre dhe kështu do të ishin më të lirë në vendimet e tyre. Zgjedhjet e fundit në Kosovë e bënë të qartë rolin e diasporës për fitoren e Albin Kurtit.
Interesant është këtë herë qëndrimi i shtypit gjerman ndaj Edi Ramës para e pas zgjedhjeve, ai shihet shumë më tepër me sy kritik se më parë, nuk shihet më si ai “shpresëdhënësi”, madje Neue Zürcher Zeitung e cilësoi “autoritar”, një cilësim për disa liderë në Ballkan ky, e megjithatë ata votohen. Pse?
E vërtetë. Po të bëj një retrospektivë të shtypit gjerman, shpresëdhënësi, Edi Rama me sharmin “jokonvencional” dhe elegant në një farë mënyre është bërë sot një yll në plakje me tuta sporti dhe zinxhirë floriri, që flet me slogane futbolli, i zemëruar me BE që të mos përzihet në punët e brendshme, sepse një komisionere e BE ishte e shqetësuar për situatën e rinisë në Shqipëri, një Ramë që është në shkëmbim me kryeministrin slloven për një “non paper”, që ndër të tjera e paramendon edhe një Shqipëri të Madhe. Ai nuk i tërheq më simpatitë.
Partia Demokratike gjatë fushatës elektorale
Kësaj i shtohet vërtet një stil politik që po shfaqet gjithnjë e më autokrat. Polarizimi i skajshëm dëmton demokracinë, siç e shënoi Freedom House në raportin e fundit. Ditmir Bushati duhej të largohej, sepse ai hapur ngriti një problem, që pasuria kombëtare e vendit me gjasë ndodhet në duart e katër pesë oligarkëve. “State capture”- kapja e shtetit është për fat të keq e kudogjendur në Shqipëri. Si në Hungari, ku një rrjet patronazhi kontrollon institucionet shtetërore dhe individët afër pushtetit. Veton Surroi e ka thënë mirë – nuk ka rëndësi kush qeveris në Shqipëri, kapja e shtetit sido që të jetë shihet si një gjë “normale.” Deviza “fitimtari i merr të gjitha”, – edhe nën demokratët ishte kështu- , tani do të forcohet edhe më tej në favor të socialistëve në mandatin e tretë dhe kam frikë se do të gjenerojë më shumë para nga shteti i kapur. Prandaj qeveria e SHBA-së në një raport në shkurt 2021 shprehet, se Shqipëria për shkak të korrupsionit, krimit të organizuar dhe strukturave të dobta mbetet një terren ushqyes për larjen e parave, edhe nga jashtë.
Një problem që vihet re në Shqipëri është sistemi klientelist që kanë krijuar partitë. A është ky tanimë faktori vendimtar për të fituar zgjedhjet e jo më vullneti i popullit?
Politikanë si Edi Rama janë votuar gjithmonë në Ballkan, sepse ata – dhe janë gjithmonë burra – (dua të përmend shprehimisht presidenten Vjosa Osmani si shenjë ndryshimit të trendit) i ndikojnë zgjedhjet përmes klientelizmit zgjedhor. Një sistem favorizues përgjues partiak dhe depërtues e njoh nga kohët e Gruevskit në Maqedoninë e Veriut, po ashtu si u bë tani publik para zgjedhjeve në Shqipëri. Se sa rezistent e relativisht pa drojë mund të vazhdojë përdorimi i strukturave të përgjimit edhe 30 vjet pas diktaturës është një këmbanë alarmi. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e përdor në përgjithësi inteligjencën artificiale përgjuese kineze, dhe në zgjedhje “verifikuesit” e tij u bien pas votuesve pasi janë larguar nga kabinat. Për këtë ka edhe një video. Socialistët e Edi Ramës krijojnë para zgjedhjeve 9000 karta për 910.000 votues në rajonin e Tiranës me të dhëna për punën e tyre (shumë prej tyre në sektorin publik) dhe preferencat zgjedhore dhe si dhënia e votës mund të ndikohej me dhurata. Kush do ta mbajë punën kështu voton përkatësisht.
Që Edi Rama këta përgjues, patronazhistët dhe mbledhjen e të dhënave që bëjnë ata e quan “normale” tregon se sa është larguar ai nga koncepti i demokracisë liberale, ku votimet në kabina duhet të jenë të fshehta. Kjo duhet të ketë një pasojë juridike, edhe në kontekstin e BE, nuk duhet pranuar kaq lehtë. Në Tiranë dhe Shkodër janë bërë të njohura raste, ku janë fotografuar me gjasë fletëvotime për votimin “e duhur”. ODIHR dhe BE e prekën këtë problem të blerjes së votës. Megjithatë, nëse kjo ka qenë në masë të gjerë është e vështirë të provohet. Për këtë, janë shumë të rafinuara “teknikat” e ndikimit ndaj vendimit personal të votuesve.
Johanna Deimel
A është afruar më shumë Shqipëria me BE pas këtyre zgjedhjeve?
Me ato që ndodhën rreth zgjedhjeve, nuk është bërë më e lehtë për Shqipërinë të bindë kritikët brenda BE. Në tërësi brenda vetë BE atmosfera nuk është patjetër pozitive lidhur me zgjerimin, për ta formuluar me kujdes. E nuk duhet shumë që të rrezikohet miratimi i negociuar me aq mundim për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Qeveria dhe opozita duhet të kuptojnë mirë fjalët e qarta të përfaqësuesit të BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell dhe komisionerit të zgjerimit, Oliver Varhelyi. “Të gjithë forcat politike, duhet si rezultat i këtyre zgjedhjeve të sigurojnë funksionimin efektiv dhe demokratik të institucioneve të vendit. Kjo përfshin edhe përgjegjësinë për ndjekjen e parimit demokratik të respektimit të rezultatit.” Sfidat e këtij mandati kërkojnë fuqi veprimi, politikë të përgjegjshme dhe aftësi për kompromis. Pasojat e tërmetit janë ende të rënda dhe pandemia është një sfidë e jashtëzakonshme. Sipas të gjitha gjasave të paktën parlamenti po rikthehet sërish në normalitet. Për hapa të tjerë në drejtim të BE-së Edi Rama ka nevojë për mbështetjen e opozitës.
Dr. Johanna Deimel është analiste e pavarur gjermane. Për një kohë të gjatë ajo ka qenë zëvendësdrejtoreshë e Shoqatës së Europës Juglindore në Mynih, aktualisht është anëtare e bordit të shoqatës së Europës Juglindore.
You may like
Lajmet
Me 79 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit
Published
40 minutes agoon
March 17, 2026By
UBTNews
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të martë me 79 vota shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit.
Gjatë votimit pati një abstenim të cilin e votoi Redi Muçi. Nuk pati asnjë votë kundër ndërsa opozita nuk mori pjesë në seancë pas vendimit për bojkot.
Votimi:
79 vota pro
1 abstenim- Redi Muçi
0 kundër
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në seancë u shpreh se terrorizmi nuk është vetëm akt dhune por minim i rendit demokratik.
Ai theksoi se Shqipëria mbetet një shtet i lëkundur në këtë luftë dhe anën e shtetit të së drejtës. Balla rikujtoi edhe sulmin kibernetik ndaj Kuvendit të Shqipërisë duke e cilësuar akt armiqësor. Ndër të tjera, Balla theksoi se synojnë të dënojnë çdo formë të mbështetjes së agresionit.
Ai gjithashtu u kërkoi kolegëve të votojnë që ta shpallin Gardën Revolucionare të Iranit, organizatë terroriste. Pas votimit seanca plenare përfundoi. /Euronews/
Lajmet
Kallas: BE-ja kërkon zgjidhje diplomatike për Ngushticën e Hormuzit
Published
49 minutes agoon
March 17, 2026By
UBTNews
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi të martën se duhen gjetur rrugë diplomatike për të mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit, teksa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u bën thirrje aleatëve të dërgojnë anije luftarake atje për të siguruar tranzitin mes luftës në Iran.
“Askush nuk është i gatshëm t’i vërë njerëzit e vet në rrezik në Ngushticën e Hormuzit. Ne duhet të gjejmë mënyra diplomatike për ta mbajtur këtë (ngushticë) të hapur, në mënyrë që të mos kemi krizë ushqimore, krizë të plehrave artificialë, si dhe krizë energjetike,” tha Kallas në një intervistë për Reuters.
Lajmet
Bagdad: Sulm intensiv me dronë ndaj Ambasadës së SHBA-së
Published
59 minutes agoon
March 17, 2026By
UBTNews
Raketa dhe të paktën pesë dronë janë lëshuar drejt ambasadës së SHBA-së në Bagdad herët të martën nga zona të ndryshme rreth qytetit. Burimet irakiane të sigurisë e kanë përshkruar këtë sulm si më intensivin që nga fillimi i luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin.
Një dëshmitar i agjencisë Reuters pa të paktën tre dronë që lëviznin në drejtim të ambasadës. Sistemi i mbrojtjes ajrore C-RAM arriti të rrëzonte dy prej tyre, ndërsa një i tretë goditi brenda rrethimit të ambasadës, ku u panë flakë dhe tym.
Telefonat celularë të ambasadës amerikane ishin të fikur kur Reuters tentoi të kërkonte një koment. Milicitë e mbështetura nga Irani kanë sulmuar interesat amerikane në Irak si hakmarrje për luftën që filloi më 28 shkurt.
Të hënën, grupi i lidhur me Iranin, Kataib Hezbollah, njoftoi vdekjen e komandantit të tij të lartë dhe zëdhënësit. Ndërkohë, Forcat e Mobilizimit Popullor deklaruan se sulmet ajrore vranë të paktën tetë luftëtarë të tyre në qytetin irakian Al-Qaim, pranë kufirit me Sirinë.
Forcat irakiane të sigurisë janë vendosur në pjesë të ndryshme të kryeqytetit dhe kanë mbyllur “Zonën e Gjelbër” të fortifikuar të Bagdadit, ku ndodhen ndërtesat qeveritare dhe misionet diplomatike, përfshirë ambasadën e SHBA-së. /Reuters/
Lajmet
DITARI: 17 mars 1999 – “Tre vëllezër të vrarë afër Istogut”
Published
1 hour agoon
March 17, 2026By
UBTNews
17 marsi i vitit 1999 ishte edhe një ditë e re lufte në Kosovë. Lajme për tmerre nga të gjitha anët. Të vrarë, të plagosur, të keqtrajtuar, të dëbuar nga shtëpitë e tyre. Të gjithë shqiptarë. Aty-këtu edhe ndonjë aktivitet politik, në përpjekje për të ndryshuar diçka.
Lajmi më i rëndë i kësaj dite kishte të bënte me vrasjen e tre vëllezërve shqiptarë nga komuna e Istogut.
Ky është lajmi i plotë:
Në fshatin Tomoc të Istogut u gjetën të vrarë tre vëllezër: Brahim, Esat dhe Enver (Imer) Dervishaj
Sot në orët e mëngjesit, në rrugën Gjurakoc-Istog, në breg të rrugës afër varrezave të Shatrajve të fshatit Tomoc të Istogut, u gjetën të vrarë tre vëllezër: Brahim (30), Esat (20) dhe Enver Imer Dervishaj (16), nga fshati Zabllaq i komunës së Istogut.
Në vendin e ngjarjes doli policia serbe, e cila bllokoi rrugën për afër tri orë, si dhe vëzhguesit e Misionit Verifikues të OSBE-së me seli në Istog dhe në Pejë.
Bëhet e ditur se rreth orës 10:30 policia serbe i ka marrë trupat e tyre dhe i ka dërguar në spitalin e Prishtinës për obduksion.
Njoftohet gjithashtu se njëri nga viktimat ishte i prerë në fyt, kurse një tjetër ishte me duar të lidhura prapa me pranga.
Ndër lajmet e tjera nga terreni të kësaj dite ishin edhe:
Vushtrri: Forcat serbe edhe sot kanë filluar ofensivën kundër fshatit Beçuk;
Podujevë: Forca të reja serbe erdhën nga Serbia në Kosovë;
Fushë Kosovë: Forca serbe shkuan në drejtim të fshatrave Bellaqevc i Madh e Grabovc;
Mitrovicë: Brahim Zekaj nga Abria e Poshtme u dënua me 15 muaj burg;
Mitrovicë: Civilët e armatosur serb provokojnë banorët shqiptarë;
Forcat serbe kanë bllokuar dje spitalin e Mitrovicës;
Forcat serbe gjatë tërë natës kanë sulmuar tri fshatra të Mitrovicës;
Është rrëmbyer Sherafedin Ajeti, “koordinator kryesor” i ashtuquajturit “sigurim lokal” në Mitrovicë.
Ndërhyrje serbe në Bobaj të Bokës të Gjakovës – një i vrarë e 30 të plagosur;
Gjakovë: Të shtëna në fshatrat e brezit kufitar dhe arrestime të shumta;
Ardhje të reja të forcave serbe në Kosovë;
Prizren: Forcat serbe kanë rrethuar fshatin Kabash;
Varrosen nëntë luftëtarët e vrarë më 12 mars në luftimet në fshatrat e Vërrinit;
Kaçanik: Mbrëmë forcat e ushtrisë serbe rrethuan fshatin Laç;
Forcat serbe kanë demoluar objektin e SHF në Kërbliq të Kaçanikut;
Katër shqiptarë u dënuan nga gjykata serbe në Pejë;
Ardhje të reja të forcave serbe në Kosovë;
Prizren: Katër shqiptarë u dënuan me 22 vjet e 6 muaj burg;
Në Korishë vazhdojnë të shtëna sporadike dhe zhvendosje të popullatës shqiptare;
Istog: Tre civilë serbë tentuan ta kidnapojnë një të ri shqiptar;
Prizren: Policia serbe ia ofroi një nxënësi 5.000 DM për të vënë eksploziv në shkollën e tij;
Prizren: Procesi mësimor u ndërpre deri më 21 mars
“Cap Anamur”: Ushtria serbe ka bërë shrumb e hi fshatin Jeshkovë;
Suharekë: Forcat serbe po e granatojnë fshatin Grejkoc;
Katër viktimat e familjes Tafaj u varrosën nën breshërinë e granatave serbe;
Vushtrri: Ushtarët dhe policët serbë po djegin fshatrat: Beçuk, Pantinë e Oshlan.
Nga politika, lajmet kryesore kishin të bënin me përmbylljen e Konferencës së Rambujesë.
Lajmet në këtë temë ishin:
Paris: Delegacioni i Kosovës vazhdon takimet me përfaqësues të OSBE-së – pasdite konferencë shtypi e negociatorëve;
“Tajms”: Delegacioni serb ka në disponim 48-72 orë që të pranojë marrëveshjen për Kosovën
Beatris Lakost më nuk është zëdhënëse e OSBE-së;
Drashkoviqi është i bindur se Beogradi do ta mbrojë Kosovën në Paris “pranë tavolinës së gjelbër”;
Konferenca për Kosovën në Paris i afrohet fundit;
- Thaçi: “Qeveria e re do t’u përgjigjet të gjitha situatave që do të krijohen edhe pas 15 marsit në Kosovë”;
Solana: “Vetëm forcat e NATO-s mund të garantojnë që në Kosovë mos të përsëritet BH-ja”;
Vedrin: “Çasti i të vërtetës nuk është larg”;
Ishinger: Beogradi ka afat deri në fund të javës;
Paris: Negociatat për Kosovën mund të përfundojnë shpejt;
Paris: Megjithatë, negociatat për Kosovën mund zgjasin deri të premten;
Shtetet e Gjirit kërkojnë nga Trump neutralizimin e Iranit
Me 79 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit
Kallas: BE-ja kërkon zgjidhje diplomatike për Ngushticën e Hormuzit
Bagdad: Sulm intensiv me dronë ndaj Ambasadës së SHBA-së
DITARI: 17 mars 1999 – “Tre vëllezër të vrarë afër Istogut”
Pakistani mohon sulmin në Kabull, Talibanët raportojnë mbi 400 të vrarë
Sfida e fortë në Romë për karatistët kosovarë
Dhunë në familje në Prishtinë e Pejë: Arrestohen dy gra dhe shoqërohet një burrë
5 libra shqiptarë që nuk duhet t’i humbisni këtë pranverë
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
