Lajmet

Zgjedhjet e 17 tetorit, sot tërhiqet shorti për renditjen e partive politike

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot nga ora 10:00 tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërsa fushata është paraparë të nisë më 15 shtator.

Për shkak të gjendjes së rëndë me pandemi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kohë më parë ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që të shkurtohet fushata zgjedhore nga 30 ditë në 10 ditë.

Për një fushatë më të shkurtër është edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i cili tha se duhet t’i jepet prioritet ruajtjes së shëndetit publik, ndërsa kreu i AAK-së Ramush Haradinaj kërkoi që fushata të zgjasë vetëm pesë ditë.

Ndryshe, javëve të fundit, Kosova ka shënuar rritje të madhe të numrit të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus, ku vetëm në dy ditët e fundit kanë humbur jetën 56 persona.

Lajmet

​Shpërthejnë disa bateri në një ndërtesë në Prishtinë

Published

on

Një shpërthim i disa baterive ka ndodhur në një ndërtesë në lagjen “Pejton” në Prishtinë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Sipas raportimeve, si pasojë e shpërthimit, banorët e ndërtesës janë mbetur të bllokuar në banesat e tyre, pasi korridoret janë mbushur me tym.

KosovaPress ka kontaktuar policinë për më shumë detaje mbi incidentin, por deri tani autoritetet nuk kanë ofruar informacion të mëtejshëm.

Continue Reading

Lajmet

​Hamza tregon me cilat parti po bisedon për koalicione të mundshme

Published

on

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se po zhvillojnë bisedime për koalicione të mundshme me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismën Socialdemokrate dhe parti të tjera. Ai theksoi se deri tani nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një konferencë për media, Hamza sqaroi se aktualisht nuk ka asnjë vijë të kuqe për asnjë parti dhe se është në fazën e diskutimeve për formën e mundshme të qeverisë, veçanërisht me LDK-në. Ai shtoi se Kosova ka nevojë për institucione të forta, duke u fokusuar në stabilitetin politik dhe gjeopolitik të vendit. Hamza gjithashtu u shpreh i gatshëm të marrë përgjegjësitë si kryeministër, nëse partia e parë nuk arrin të formojë qeverinë.

Në përputhje me procesin e zgjedhjeve, Hamza ka dorëzuar kërkesën për të hequr dorë nga mandati i deputetit dhe do të zëvendësohet në Kuvend nga kandidati Rashit Qalaj. Kjo ka ndodhur pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

​Osmani thotë se së shpejti do të dihet data e seancës konstituive të Kuvendit

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se shumë shpejt do të bëhet e ditur data e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se kjo do të ndodhë sipas afateve kushtetuese. Ajo shtoi se ekipi i saj ligjor po analizon nevojat për përgatitjen e kësaj seance për të siguruar një konstituim të suksesshëm të Kuvendit.

Në një deklaratë për media, Osmani tha se presidenti ka marrë zyrtarisht njoftimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për rezultatet e certifikuara të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe për ndarjen e ulëseve në Kuvend. Ajo shtoi se, sipas Kushtetutës, presidentja ka afat 30 ditë nga certifikimi i rezultateve për të thirrur seancën konstituive.

Sipas rezultateve të certifikuara, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 42.30% të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.95%, Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27%, dhe koalicioni AAK-Nisma 7.06%./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

​Betohen 344 rekrutë të FSK-së

Published

on

Në një ceremoni solemne të mbajtur të premten në palestrën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj, 344 rekrutë betuan besnikërinë e tyre si pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Kjo është gjenerata e parë për vitin 2025, e cila do të kontribuojë në forcimin e sigurisë dhe mbrojtjen e shtetit të Kosovës.

Ceremonia e certifikimit u shënua me pjesëmarrjen e krerëve institucionalë dhe familjarëve të rekrutëve. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e saj, e cilësoi këtë ngjarje si një ditë të veçantë për të gjithë Kosovën. Ajo theksoi se rekrutët që iu bashkuan FSK-së janë tani pjesë e një misioni të shenjtë për mbrojtjen e atdheut, garantimin e sigurisë dhe përkrahjen e paqes.

Continue Reading

Të kërkuara