Lajmet

Zgjatet sërish afati për aplikim për subvencione

Zgjatja e këtij afati bëhet deri më 14 prill 2023 në ora 16:00.

Published

on

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se ka vendosur sërish që ta zgjasë afatin e aplikimit për subvencione për kultura bujqësore për vitin 2023 deri më 14 prill të vitit 2023.

Afati ishte paraparë të mbyllej më 30 mars, por është shtyrë për herën e dytë.

“Shtyhet për herë të dytë e të fundit afati për aplikim në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2023. Zgjatja e këtij afati bëhet për 7 ditë përkatësisht nga data 7 prill 2023 deri më 14 prill 2023 në ora 16:00”, njofton ministria e Bujqësisë. 

Lajmet

Dyshohen katër bankënota 500-euroshe të falsifikuara në Ferizaj

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një bankë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj ka raportuar se ka pranuar katër bankënota nga 500 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar kartëmonedhat e dyshuara për ekzaminime të mëtejshme.

Lidhur me rastin është njoftuar dhe konsultuar edhe prokurori, ndërsa rasti mbetet nën hetim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Holanda tërhiqet sërish nga Eurovisioni, bojkoton edicionin e vitit 2027

Published

on

Holanda nuk do të marrë pjesë në Eurovisionin 2027, ka konfirmuar transmetuesi publik holandez AVROTROS, duke e lidhur vendimin me pjesëmarrjen e Izraelit dhe ndikimin e konfliktit në Gaza.

AVROTROS vlerëson se, në kushtet aktuale, Eurovisioni nuk mund të konsiderohet më plotësisht neutral, ndërsa ndryshimet e fundit të paralajmëruara nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) nuk kanë qenë të mjaftueshme për të rikthyer besimin te karakteri i pavarur dhe apolitik i festivalit.

Drejtori i përgjithshëm i AVROTROS, Taco Zimmerman, tha se konfliktet ndërkombëtare po ndikojnë gjithnjë e më shumë në konkurs dhe se Eurovisioni është shndërruar në një “platformë për ndarje”.

Ky është viti i dytë radhazi që Holanda nuk merr pjesë. AVROTROS ishte tërhequr edhe nga Eurovisioni 2026 për shkak të shqetësimeve për situatën në Gaza, lirinë e shtypit dhe përfshirjen politike në konkurs.

Sipas AVROTROS, në vitin 2026 pesë vende vendosën të mos merrnin pjesë, ndërsa debati për neutralitetin e Eurovisionit dhe pjesëmarrjen e Izraelit vazhdon.

Sa i përket pjesëmarrjes holandeze në vitin 2027, AVROTROS ia ka kaluar vendimin përfundimtar NPO-së, organizatës ombrellë të transmetuesve publikë holandezë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Topi i “Dorës së Zotit” i Maradonës shitet për 3.35 milionë dollarë

Published

on

Topi me të cilin Diego Maradona shënoi golin e famshëm “Dora e Zotit” kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986 është shitur në ankand për 3.35 milionë dollarë.

Shitja u realizua nga shtëpia e ankandeve Heritage Auctions në Shtetet e Bashkuara, ndërsa çmimi përfundimtar ishte rreth 6.7 milionë dollarë më i ulët se vlerësimi fillestar prej 10 milionë dollarësh.

Topi Adidas Azteca kishte një çmim fillestar prej 2.5 milionë dollarësh.

Maradona e përdori topin në çerekfinalen e 22 qershorit 1986, në ndeshjen mes Argjentinës dhe Anglisë në stadiumin “Azteca” të Meksikës. Ai shënoi dy gola në fitoren 2-1 të Argjentinës, mes tyre edhe golin kontrovers që hyri në histori si “Dora e Zotit”.

Pak minuta më vonë, Maradona shënoi edhe një nga golat më të famshëm në historinë e futbollit, pas një aksioni individual spektakolar. Goli u votua më vonë si “Goli i Shekullit”.

Topi u mbajt për më shumë se tri dekada nga arbitri tunizian Ali Bin Nasser, i cili kishte drejtuar atë ndeshje. Ai e nxori në ankand në vitin 2022, kur u shit për 2.37 milionë dollarë.

Topi u nxor sërish në ankand në vitin 2023, por nuk arriti të shitej pasi nuk u plotësua çmimi rezervë.

Pas eliminimit të Anglisë, Argjentina vazhdoi rrugëtimin deri te trofeu dhe u shpall kampione e botës për herë të dytë, pas fitores 3-2 ndaj Gjermanisë Perëndimore në finale./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medaljen e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Published

on

By

Boksierja Donjeta Sadiku i ka siguruar Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi triumfoi në çerekfinale ndaj turkes Esmanur Lok.

Përballja e kategorisë deri në 60 kilogramë solli një luftë mjaft të fortë. Sadiku e nisi me dominim raundin e parë, ndërsa boksierja turke u rikthye në të dytin, duke shfrytëzuar edhe përparësinë në gjatësi. Në raundin e tretë e vendimtar, ku u shkëmbyen goditje të shumta, përvoja e boksieres kosovare bëri diferencën — me goditje më të pastra, ajo mori fitoren me vendim të ndarë të gjyqtarëve (4:1).

Me këtë kalim në gjysmëfinale, Donjeta Sadiku ka të sigurt të paktën medaljen e bronztë, ndërsa synon të artën. Në gjysmëfinale ajo do të përballet me boksieren nga Greqia, Sofia Legaki.

Sadiku mbetet e vetmja nga ekipi i boksit që vazhdon garën, pasi katër boksierët e tjerë kosovarë u eliminuan në luftërat e tyre të para. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara