Lajmet

Zëvendësministri i Qeverisë Kurti në gjendje të dehur godet me veturë zyrtare motoçiklistin 15 vjeçar, lirohet në procedurë të rregullt

Published

on

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku ka shkaktuar mbrëmë një aksident trafiku.

Zëvendësministri i Qeverisë Kurti ka goditur me veturë një motoçiklist, nga burimet brenda policisë merret vesh se i njëjti ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur e ka shkaktuar aksidentin.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Gjakovë. Motoçiklisti i goditur nga vetura zyrtare me të cilën po udhëtonte zëvendësministri Tafarshiku, raportohet se është një 15 vjeçar nga Gjakova.

Ai ishte me veturë zyrtare kur duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës ka goditur motoçiklistin, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Pas rastit, Tafarshiku është shoqëruar në polici ku i është bërë edhe testi i alkoolit dhe ka rezultuar pozitiv, dhe se kishte konsumuar 2.30% promil.

I njëjti pas rastit dhe intervistimit në polici është liruar në procedurë të rregullt./reporteri.net/

Continue Reading

Lajmet

​S’ka kuorum, dështon Komisioni hetimor për tekstet shkollore

Published

on

By

Në mungesë të kourumit, ka dështuar mbajtja e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Në këtë komision ishte paraparë që të intervistoheshin, sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Fadile Dyla, U.D i detyrës të drejtorit të Departamentit të Arsimit Parauniversitar, Avni Rexha dhe Genc Hamzaj nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (AShI).

Në mungesë të deputetëve të pozitës dhe disa të opozitës, kryetari i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj e shpalli të mbyllur këtë mbledhje, për shkak se i pranishëm ishte vetëm edhe deputeti Agim Veliu.

Realisht, përkundër faktit që kemi qenë të informuar që do të jemi në numër të mjaftueshëm që të vazhdojmë bisedimin dhe intervistimin e kandidatëve të paraparë për sot. Kjo mbledhje nuk mund të vazhdojë se i ka vetëm dy anëtarë nga subjektet opozitare. Në mungesë të forumit, këtë mbledhje e shpalli të mbyllur”, tha Dreshaj./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Macron do të takohet me trupat ukrainase që stërviten në kampin ushtarak francez

Published

on

Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të vizitojë një kamp ushtarak në Francën lindore të mërkurën për të takuar ushtarët ukrainas që po stërviten nga trupat franceze. Vendndodhja e saktë e kampit mbahet sekret për arsye sigurie.

Ky do të jetë takimi i parë i presidentit francez me ushtarët ukrainas në territorin francez. Macron do të jetë i shoqëruar nga ministri i mbrojtjes, Sébastien Lecornu, dhe homologu i tij ukrainas, Rustem Umerov. Lecornu njoftoi për stërvitjen e ushtarëve ukrainas në Francë që në tetor 2022.

Gjatë vizitës së fundit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, Macron shpalli se Franca do të trajnonte dhe pajiste një brigadë të tërë ushtarake. Pjesë e këtij procesi do të jenë 2,300 ushtarë ukrainas, të cilët do të formojnë tri batalione këmbësorie, inxhinierë dhe ekipe artilerie gjatë dy muajve të ardhshëm.

Sipas Pallatit Elysée, grupi përbëhet nga rekrutë të rinj dhe ushtarë me përvojë, dhe do të trajnohen për të përballuar sfidat në fushën e betejës, duke përfshirë skenarë realë. Franca gjithashtu do të pajisë brigadën me 150 automjete të blinduara, përfshirë tanke të lehta AMX dhe armë të tjera.

Deri tani, Franca ka trajnuar më shumë se 15,000 ushtarë ukrainas që nga fillimi i pushtimit të Rusisë në shkurt 2022. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, paralajmëroi se Ukraina mund të përballet me dimrin më të ashpër deri tani dhe kërkoi rritjen e mbështetjes nga aleatët./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

SBASHK: Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës me kërkesa të qarta për Qeverinë e Kosovës

Published

on

By

SBASHK-u ka bërë të ditur se Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës me seli në Bruksel, ka përgëzuar vazhdimisht këtë sindikatë për angazhimet e shumta e të vazhdueshme në shërbim të anëtarësisë.

Në një komunikatë për media thuhet se ky union, që përfaqëson 11 milionë mësimdhënës nga e tërë Evropa, ka shprehur me deklarime publike dhe me shkresa drejtuar Qeverisë së Kosovës, mbështetjen e fuqishme për sindikatën anëtare të tyre.

Tutje aty bëhet e ditur se kështu ndodhi edhe edhe me letrën e këtyre ditëve, nënshkruar nga kryetari i Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Larry Flanagan, drejtuar kryeministrit Kurti, ministrit Murati dhe ministres Nagavci përmes të cilës ai shpreh mbështetjen e fuqishme për SBASHK-un në emër të 11 milionë anëtarëve të këtij Unioni e duke shprehur kërkesa të qarta sindikale për Qeverinë që të ketë qasje të duhur ndaj SBASHK-ut dhe sindikatave të tjera dhe që të funksionalizojnë Këshillin Ekonomik Social dhe të nisin me dialogun e sinqertë për të gjitha kërkesat duke nënshkruar Marrëveshjen Kolektive në nivel vendi dhe Kontratat Kolektive për Arsimin e Kosovës dhe me sektorët tjerë”.

Kryetari Flanagan ua kujton Kurtit, Muratit e Nagavcit se Kosova është një vend kandidat potencial për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe se një element kyç në këtë rrugëtim është edhe dialogu social i Qeverisë, ministrive me SBASHK-un dhe sindikatat tjera”.

Kjo letër solidariteti me SBASHK-un dhe me kërkesat e këshillat e qarta nga Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës, është dërguar në adresën e Kryeministrit Kurti dhe në atë të ministrit Murati e ministres Nagavci dhe urojmë që ta lexojnë me kujdes dhe të ndryshojnë qasjen ndaj dialogut dhe ndaj sindikatave”, thuhet tutje në komunikatën për media të SBASHK-ut./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Samiti i Dytë i Paqes nuk do të zhvillohet në nëntor 2024

Published

on

Samiti i Dytë i Paqes, i planifikuar të zhvillohej në nëntor 2024, nuk do të mbahet më në këtë datë. Ky informacion u konfirmua nga zyra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një deklaratë të publikuar të martën në mbrëmje.

Sipas zyrës presidenciale, Ukraina nuk parashikon që samiti të zhvillohet para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, të cilat do të mbahen më 5 nëntor 2024. Zhvillimi i këtyre zgjedhjeve, ku pritet një rivalitet i fortë mes kandidatëve, përfshirë mundësinë e rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, e bën organizimin e samitit të paqes më pak të realizueshëm në këtë periudhë.

Andriy Yermak, kryetari i zyrës së presidentit, është përgjegjës për përgatitjen e këtij samiti, i cili kishte për qëllim të bashkonte përfaqësues nga qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare për të diskutuar planin e paqes të presidentit Zelensky, që synon të japë fund luftës me Rusinë, e cila zgjat prej më shumë se dy vjet e gjysmë.

Daria Zarivna, një këshilltare e Yermak, konfirmoi se përgatitjet për mbledhjen do të vazhdojnë, pavarësisht shtyrjes së datës. “Aktualisht po zhvillohen konferenca mbi aspekte të ndryshme të planit të paqes të Zelensky, përfshirë një takim për çështjet humanitare, siç është shkëmbimi i robërve të luftës, që do të mbahet më 30 dhe 31 tetor,” tha ajo në një postim në Telegram.

Zarivna theksoi se çështja e datës për samitin e dytë të paqes do të rishikohet pas përfundimit të këtyre konferencave tematike. Samiti i parë i paqes u zhvillua në qershor në Zvicër dhe pati pjesëmarrjen e rreth 100 vendeve dhe organizatave, megjithatë, Rusia nuk mori pjesë pasi e refuzoi ftesën./UBTNews/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara