Sport

Zeneli kritikon veten dhe shokët pas humbjes në ‘Fadil Vokrri’

Published

on

Arbër Zeneli, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, është shfaqur i nervozuar për humbjen 1-2 në Fadil Vokrri nga Greqia.

“Greqia ishte më e mirë, dhe fituan lojën”, tha fillimisht ai.

“Nervoz teksa dola nga loja? Me paraqitjen time isha nervozë dhe paraqitjen e gjithë ekipit sepse nuk na shkoi asgjë mirë, jo siç kemi dashur”.

“Nuk kemi qenë e gjithë skuadra bashkë, kemi pasur shumë mungesa, s’kemi punuar shumë siç kemi dashur, por kundër Maqedonisë besoj se do të jemi 100%”.

Kosovës i munguan sonte lojtarë si; Rashica, Muriqi, Kryeziu, Kololli, Shala, Zhegrova… /Gazeta Express/

Continue Reading

Lajmet

​Reali dhe Barcelona në garë të ashpër për talentin e ri

Published

on

Gilberto Mora, vetëm 16 vjeç, po shihet si një nga talentet më premtuese të futbollit meksikan, ku mesfushori sulmues, që luan për Club Tijuana, ka tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve spanjollë, Real Madridit dhe Barcelonës.

Sipas mediave në Meksikë, Barcelona ka ndjekur Morën prej kohësh, por së fundmi Real Madridi është futur fuqishëm në garë dhe duket se ka avantazhin.

Mora është bërë një titullar i rëndësishëm te Tijuana dhe në 11 ndeshjet e para të sezonit ka kontribuar me gjashtë gola. Ai shkëlqeu edhe në Kupën e Botës U20, ku ndihmoi Meksikën të arrijë deri në çerekfinale me tre gola dhe dy asiste.

Megjithatë, një transferim në Evropë nuk mund të ndodhë para tetorit 2026, kur ai të mbushë 18 vjeç. Deri atëherë, ai mund të firmosë vetëm një parakontratë.

Çmimi i kartonit të tij vlerësohet rreth 20 milionë euro, ndërsa Tijuana kërkon të mbajë 50% të të drejtave të ardhshme të transferimit.

Sipas ESPN, kreu i akademisë së Tijuanës, Ignacio Ruvalcaba, ka zbuluar se Mora ëndërron të luajë për Real Madridin. “Ai e do Realin dhe e sheh veten duke luajtur atje,” ka thënë Ruvalcaba.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Gilberto Mora mund të jetë ylli i ardhshëm që do të zbarkojë në “Santiago Bernabéu” pas Kupës së Botës 2026./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

“Dardanët” në mbështetje të protestës së 17 tetorit në Tiranë

Published

on

Tifogrupi “Dardanët”, kanë dalë në mbështetje për protestën gjithëkombëtare që do të mbahet në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, më 17 tetor, në ora 17:00.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, “Dardanët” theksojnë se protesta është një reagim i drejtë ndaj asaj që ata e cilësojnë si padrejtësi ndaj luftëtarëve të lirisë, ndërsa kërkojnë drejtësi të vërtetë dhe jo, siç thuhet në reagim, barazi të rreme me kriminelët serbë.

“Duam drejtësi dhe jo barazi farse me kriminelët shovinistë serbë. Të bashkuar në emër të mbrojtjes së vlerave të përbashkëta, për ta përçuar kështu edhe një mesazh të fuqishëm nga kryeqyteti shqiptar se UÇK-ja nuk kreu krime lufte e kështu as pjesëtarët apo udhëheqësit e saj. Adresa e krimeve është vetëm Beogradi famëkeq”, shkruhet në postimin e Dardanëve./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Këto janë kombet që janë kualifikuar për Kupën e Botës 2026

Published

on

Kupa e Botës FIFA 2026 do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë nga data 11 qershor deri më 19 korrik 2026. Ndërsa fazat kualifikuese po vazhdojnë në disa kontinente, një numër vendesh tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen në turneun më të madh të futbollit botëror.

Më poshtë është lista e kombeve që janë kualifikuar deri më tani për “Botërorin e Amerikës së Veriut”:

Kombet pritëse: Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksika

Evropë (16 vende të drejtpërdrejta), Anglia, (Fazat kualifikuese të UEFA-s janë ende në zhvillim).

Amerika e Jugut (gjashtë vende direkte + një në play-off): Argjentina, Brazili, Ekuadori, Kolumbia, Paraguai, Uruguai, Play-off: Bolivia

Amerika e Veriut dhe Qendrore (tre vende direkte + dy në play-off): Ende asnjë komb i konfirmuar.

Afrika (nëntë vende direkte + një në play-off): Maroku, Tunizia, Egjipti, Algjeria, Gana, Kepi i Gjelbër, Afrika e Jugut, Bregu i Fildishtë, Senegali

Azia (tetë vende direkte + një në play-off): Australia, Japonia, Jordania, Irani, Koreja e Jugut, Uzbekistani, Katari, Arabia Saudite

Oqeania (një vend direkt + një në play-off): Zelanda e Re

Dy pjesëmarrësit e fundit do të përcaktohen në mars 2026 përmes turneut ndërkonfederal play-off, i cili do të kompletojë listën e plotë të 48 kombeve pjesëmarrëse në Kupën e Botës 2026./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Trajneri i njohur kërkon ta marr drejtimin e Suedisë

Published

on

Pas shkarkimit të Jon Dahl Tomasson, Federata Suedeze e Futbollit ka nisur kërkimin për një trajner të ri të kombëtares. Një nga emrat që ka dalë në qarkullim është ai i Graham Potter, ish-trajner i Chelseat dhe së fundmi i West Ham United.

Potter, i cili aktualisht është pa angazhim, nuk e ka fshehur interesimin e tij për të marrë drejtimin e “Tre Kronorëve”.

Në një intervistë për një gazetë skandinave, ai deklaroi:

“Jam në Suedi tani, në shtëpinë time këtu. Jam i papunë dhe sapo u largova nga Premier League. Jam i hapur për çdo gjë, me të vërtetë, ku ndiej se mund të kontribuoj. Puna e trajnerit të ekipit kombëtar suedez është fantastike. Kam ndjenja për Suedinë. E dua vendin dhe e dua futbollin suedez. Kam shumë për të qenë mirënjohës në futbollin suedez. Pra, po, padyshim që do të ishte një mundësi fantastike për mua.”, tha ai.

Graham Potter ka një lidhje të veçantë me Suedinë, pasi në të kaluarën ka drejtuar ekipin Östersunds FK, me të cilin arriti suksese të mëdha, përfshirë edhe pjesëmarrjen historike në fazën e grupeve të Europa League.

Federata Suedeze ende nuk ka dhënë ndonjë koment zyrtar për kandidaturat, por emri i Potter shihet si një ndër më të mundshmit për të marrë drejtimin e kombëtares pas krizës së fundit të rezultateve./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara