Lajmet

Zemaj: Shqetësues numri i madh i të infektuarve në Prishtinë

Published

on

Nga 124 rastet e reja të konfirmuara me COVID-19 në Kosovë, 72 janë nga komuna e Prishtinës. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj vlerëson se është shqetësues numri i madh i të infektuarve në Prishtinë.

Zemaj ka kërkuar nga komuna, shtabet emergjente, policia dhe inspektoratet ta rrisin në maksimum kontrollin, para se të merret një vendim ndryshe për kryeqytetin.

“Komuna, Shtabet emergjente, policia, Inspektoratet pres ta rrisin në maksimum kontrollin dhe zbatimin e masave anti Covid. Para një vendimi ndyshe për kryeqytetin, bashkë për të mirën e të gjithëve!Andaj u bëjë apel edhe qytetarëve, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.”, shkroi Zemaj në Facebook./UBTNews

Nga 974 mostrat e marra në 24 orët e fundit, 124 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk ka asnjë rast të vdekjes së…

Posted by Armend Zemaj on Wednesday, October 21, 2020

Lajmet

Vetëvendosje paralajmëron konferencë për media para vazhdimit të seancës konstituive

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje pritet të mbajë sot një konferencë për media në orën 10:00, në hollin pranë zyrës së Grupit Parlamentar të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i LV-së, Arlind Manxhuka, ndërsa në konferencë do të flasin Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu.

Nuk janë dhënë detaje lidhur me temat që do të trajtohen, por konferenca mbahet në prag të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila hyn në tentativën e saj të 38-të për konstituim.

Procesi i konstituimit ka mbetur i bllokuar për shkak të mospajtimeve ndërmjet partive politike rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, duke zgjatur kështu krizën institucionale për më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve.

Continue Reading

Lajmet

FSK sot certifikon rekrutët e rinj

Published

on

By

Sot në Ferizaj zhvillohet ceremonia e certifikimit të gjeneratës 02/2025 të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ngjarja do të mbahet në Sallën e Sporteve “Bill Klinton”, duke filluar nga ora 10:00, dhe do të përfshijë praninë e udhëheqësve të lartë shtetërorë, zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, mysafirëve dhe familjarëve të rekrutëve.

Sipas njoftimit të FSK-së, kjo ceremoni shënon përfundimin e trajnimit bazë për një numër të konsiderueshëm të të rinjve që do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre profesional brenda strukturave të sigurisë së vendit.

Continue Reading

Lajmet

​Kuvendi sot në tentimin e 38-të për konstituim

Published

on

By

Vazhdimi i tridhjetetetë i seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë do të mbahet sot nga ora 11:00.

Tridhjeteshtatë vazhdimet e deritanishme janë shndërruar në një seri të dështimeve të njëpasnjëshme në mungesë të numrave nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa për kreun e ri të Kuvendit.

Albulena Haxhiu në gjashtë tentime direkte nuk ka marrë votat e mjaftueshme të deputetëve dhe Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa po kërkojë komision që do të mbikëqyrte procesin e votimit të fshehur.

Kjo do të jetë seanca e parë vazhduese pasi Gjykata Kushtetuese përmes një aktgjykimi ka vendosur të enjten, më 26 qershor, që Kuvendi duhet të konstituohet brenda tridhjetë ditësh.

Aktgjykimi i Kushtetueses vjen pasi Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar për interpretim mënyrën e fshehtë të votimit që po kërkojnë Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa për zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryetare e re e Kuvendit.

Continue Reading

Lajmet

KQZ dhe Komisioni i Venecias mbajnë punëtori për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Komisionin e Venecias të Këshillit të Evropës organizoi punëtorinë për mësimet nga zgjedhjet e fundit për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 9 shkurt 2025.

Gjatë kësaj punëtorie, ku morën pjesë anëtarë dhe zyrtarë të KQZ-së, përfaqësues të institucioneve të ndryshme (Avokati i Popullit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Agjencioni për Parandalimin e Korrupsionit) u trajtuan çështje të ndryshme nga zgjedhjet e 9 shkurtit, me theks të veçantë zgjidhjen e kontesteve zgjedhore dhe monitorimin, dokumentimin dhe sanksionimin e keqpërdorimit të burimeve shtetërore.

Në hapje të punëtorisë, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi shprehu mirënjohje për Komisionin e Venecias për prezencën e tyre në vendin tonë, si një dëshmi e qartë e përkushtimit të përbashkët për të mbështetur standardet demokratike, transparencën dhe sundimin e ligjit në proceset zgjedhore në Kosovë dhe më gjerë.

Po ashtu, kryesuesi Radoniqi shpalosi ecurinë e procesit të fundit zgjedhor dhe sfidat me të cilat është përballur KQZ dhe për mësimet që të bëhen përmirësimet e nevojshme për proceset e ardhshme zgjedhore.

Ndërkaq, nga Sekretariati i Komisionit të Venecias, Michael Janssen falënderoi KQZ-në për këtë organizim të përbashkët dhe shprehu rëndësinë e trajtimit të rekomandimeve.

Punëtoria e organizuar është në përputhje me praktikën standarde të Komisionit të Venecias, i cili zakonisht ofron asistencë para ose pas zgjedhjeve gjatë të cilave merr pjesë në misione vëzhgimi të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE). Qëllimi i takimit është të ndihmojë në analizën paszgjedhore dhe të kontribuojë në forcimin e integritetit dhe funksionalitetit të proceseve zgjedhore në Kosovë.

Në zgjedhjet e fundit për Kuvendin e Kosovës, një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE) ka qëndruar në Kosovë me qëllim që të vlerësojë fushatën zgjedhore dhe klimën politike para zgjedhjeve parlamentare të cilat u mbajtën më 9 shkurt 2025.

Continue Reading

Të kërkuara