Lajmet

​Zemaj: Kjo qeveri varfëroi qytetarët, pasuroi xhepat e tyre

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i shfrytëzoj të gjithë mekanizmat institucional ligjor dhe kushtetues për të zbardhur deri në fund të gjitha rastet e krimit korrupsionit dhe keqpërdorimeve në këtë qeveri.

Kështu ka deklaruar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet sot në Kuvendin e Kosovës e cila është ftuar nga opozita.

Zemaj theksoi se kjo qeverisje nuk i ka duart e pastra, siç u shpreh ai janë të zhytur thellë në korrupsion.

Hafizi nuk është ndonjë person i parëndësishëm, ai është njeri i afërt me Kurtin, ndërsa Dejona është vetë Kurti. Të dy rastet tregojnë se kjo qeveri është e zhytur në korrupsion, këta njerëz janë shkurt e shqip struktura kriminale, pyetjet që kërkojnë përgjigje për ne dhe qytetarët duhet të dimë si ka mundësi njeri i quajtur Naser Hafizi me pagën më shumë se 700 euro të blej katër banesa, prona e vetëm në shkurt të këtij viti të ketë qarkullim bankar mbi 400 mijë euro. Pse nuk janë alarmuar me kohë institucionet për dispozicionin e madh në krahasim me të hyrat e tij. A deri këtu e ka kapur shtetin kjo qeveri e cila edhe sot del dhe I mbron njerëzit e korruptuar dhe atë pa fije turpi? A mund të dimë se pse një person I quajtur Dejona Mihali pa asnjë pozitë në qeveri vendos kur duhet të nalet rryma, çfarë të komunikohet dhe si të komunikohet për punë, punësime dhe zhvillim. Kësaj nuk mund t’i themi tjetër veçse organizim I një skeme kriminale pa frikën e përgjegjësisë dhe pa brengën e llogaridhënies. Kjo skemë e krimit financiar mirë e organizuar fatkëqsisht e strukturuar në qeveri e kontrolluar nga parapolitika e krimit duhet doemos të zbardhet nga organet e drejtësisë“, tha ai.

Tutje, deputeti nga radhët e LDK-së, Zemaj u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje premtoi parajsë për qytetarët, por vetëm i varfëroi ata.

Këta njerëz premtuan parajsë dhe përfunduan duke varfëruar qytetarët e pasuruar xhepin e tyre. LDK do të shfrytëzoj të gjithë mekanizmat institucional ligjor dhe kushtetues për të zbardhur deri në fund të gjitha rastet e krimit korrupsionit dhe keqpërdorimeve në këtë qeveri”, tha ai.

Lajmet

​Al-Hilal shumë afër transferimit të Darwin Nunez

Published

on

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, raporton se Liverpooli dhe Al-Hilal kanë rënë dakord për një çmim dhe tani sauditët janë në bisedime me kampin e Nunez për kushtet personale.

Trajneri i Al-Hilal, Simone Inzaghi, është i etur të punojë me Nunez, pasi ka qenë i interesuar për lojtarin uruguaian kur ishte në krye të Interit.

Thuhet se Al-Hilal është i gatshëm të paguajë çmimin e kërkuar nga Liverpool prej 65-70 milionë eurosh për të mbyllur një marrëveshje.

Nunez e ka pranuar se duhet të largohet pasi Liverpooli solli Hugo Ekitike dhe Florian Wirtz si opsione të tjera në sulm këtë verë.

Continue Reading

Lajmet

​Gjiganti francez në bisedime me Zhegrovën

Published

on

Olympique de Marseille po synon një transferim të anësorit të Lille OSC, Edon Zhegrova, por po përballet me konkurrencë të fortë për nënshkrimin e tij, thuhet sipas një raporti nga “Foot Mercato”.

Koha e Zhegrovës me Lille po mbaron dhe klubi e ka bërë të qartë se është i gatshëm ta shesë atë këtë verë për çmimin e duhur. Reprezentuesi i Kosovës ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij dhe ka bërë shpesh deklarata se është gati të largohet për në një klub të ri.

“Foot Mercato” shkruan se Zhegrova është shumë i interesuar në mundësinë e bashkimit me Marsejën, e cila do të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Ai ka të ngjarë të jetë konkurrencë për Mason Greenëood në krahun e djathtë të sulmit.

Megjithatë, edhe skuadra saudite Al-Nassr e ka në shënjestër dhe dëshiron ta shohë atë të bashkohet me një sulm ku luajnë Cristiano Ronaldo dhe João Felix. Al-Nassr thuhet se është në bisedime me Zhegrovën për një transferim.

Pavarësisht situatës së tij me kontratën dhe gatishmërisë së tij për t’u larguar, Lille nuk është e gatshme të heqë dorë nga një çmim me vlerë rreth 15 milionë euro (plus 5 milionë euro në bonuse).

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Përgjegjësia për pagat e RTK-së i takon Kuvendit, zgjidhje vetëm ligjore

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se përgjegjësia për mosalokimin e pagave për 700 punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) i takon Kuvendit të Kosovës.

Ai theksoi se qeveria nuk mund të marrë vendime jo-ligjore, duke iu referuar praktikës së kaluar të kryeministrit Avdullah Hoti në vitin 2021.

Kurti shtoi se është i gatshëm për zgjidhje ligjore dhe bashkëpunim, por çdo vendim duhet të kalojë përmes mekanizmave të Kuvendit.

RTK është themeluar nga Kuvendi dhe i jep llogari atij. Ne jemi për ta gjetur një zgjidhje dhe jemi për pjesëmarrje aktive për të gjetur zgjidhje, por ajo nuk mund të jetë zgjidhje e cila është jo-ligjore. Komisioni për Buxhet dhe Financa do të duhej ta marrë një zgjidhje, duke mos pasur Kuvend të legjislaturës së nëntë, nuk kemi as Komision, rrjedhimisht as atë vendim”, ka thënë ai.

Kurti shtoi se është i gatshëm për zgjidhje ligjore dhe bashkëpunim, por çdo vendim duhet të kalojë përmes mekanizmave të Kuvendit.

Ajo është praktikë jo ligjore e kryeministrit Hoti. Unë nuk mund të shkeli nëpër atë rrugë jo ligjore paçka se ajo tashmë është bërë”, ka thënë Kurti, duke folur për vendimin e qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Avdullah Hoti në vitin 2021, i cili kishte alokuar buxhetin me një vendim. Ka pasur takime, komunikime në këtë aspekt. Jam për zgjidhje ligjore. Duhet t’i pyesni ata që janë takuar, nuk mund të diskutoj për një gjë që e ka Kuvendin edhe themelues edhe adresë”, theksoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Policia konfiskon 11 armë gjatë bastisjes te një 70-vjeçar në Ferizaj

Published

on

By

Policia e Kosovës, sot, me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ka kryer një bastisje në shtëpitë e të dyshuarit me inicialet J.I. (70), ku ka gjetur dhe sekuestruar tetë armë të gjata dhe tri pistoleta pa leje.

Po ashtu, janë gjetur pjesë të ndryshme për armë dhe një sasi e konsiderueshme municioni të kalibrave të ndryshëm, raporton KosovaPress.

Prokurori i shtetit ka udhëzuar inicimin e veprave penale importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, fshirja, heqja apo ndryshimi i kundërligjshëm i shenjave në armë të zjarrit apo në municion.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj për procedura të intervistimit.

Continue Reading

Të kërkuara