Lajmet

Zemaj: Do të vaksinohet 75% e popullatës kundër COVID-19

Published

on

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar sërish se vaksina anti-Covid do të vijë në Kosovë gjatë muajit shkurt.

Në një deklaratë për “Ekonomia Online”, Zemaj deklaroi që do të vaksinohen më shumë se 75% e popullatës, duke theksuar se do të fillojnë me të moshuarit, të sëmurët kronik dhe personelin shëndetësor.

“Sipas planit të imunizimit dhe atë që ka përcaktuar IKShPK-ja, ne pretendojmë që të vaksinojmë më shumë se 75% të popullatës dhe kjo nënkupton 2 milionë e 700 mijë doza për vaksinim në faza të ndara dhe me sigurimin e kushteve dhe kritereve që duhet të përmbajë përdorimi i një vaksine. Shpresojmë që kjo dinamikë do të plotësohet në komplet vitin 2021. Por ne do të fillojmë me grupe të cilat konsiderohen pjesa e moshuar, të sëmurët konik dhe personeli shëndetësor”, deklaroi ai.

Tutje, Zemaj shtoi se është trajnuar stafi dhe ka një proces të rregullt të vaksinimit kundër gripit sezonal. Ai theksoi se po insistojnë që të përgatisin hapësira më të mëdha për vaksinim.

“Kjo ka filluar shumë më herët. Është fat i mirë që kemi ecur me një dinamikë të shpejt. Kemi siguruar zinxhirin e ftohjes. Tash është i kompletuar edhe sa i përket standardeve mënyrës dhe mbajtjes së vaksinës të cilësdo që vjen në Kosovë. Janë trajnuar stafi, ne kemi edhe një proces të rregullt të vaksinimit kundër gripit sezonal, është një përvojë e mirë që e kanë institucionet tona shëndetësore dhe kjo nuk është problem sa i përket edhe dhënies sa i përket vaksinimit të qytetarëve tanë. Të gjitha grupmoshat qoftë në kryeqytet apo qendra të tjera. Po ashtu po insistojmë që të përgatisim edhe vende adekuate nëse na nevojiten hapësira më të mëdha për vaksinim kur shtohet numri dhe dozat e vaksinimit”, tha ai.

Mes tjerash, Zemaj ka thënë se nuk kanë informacione nëse ka ndodhur vaksinimi në veri, por nga institucionet dhe ministria e Shëndetësinë vaksinimi do të bëhet për të gjithë qytetarët pa dallim.

“Nuk kemi ndonjë informacion që ka pasur tentim ilegal ende i pakonfirmuar. E kemi trajtuar edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë edhe me institucionet e sigurisë. Nuk kemi diçka konkrete se a ka ndodhur apo nuk ka ndodhur një proces i tillë. Nuk e dimë nëse ka ndodhur çfarë vaksine është dhënë dhe kujt i është dhënë, por sido që të jetë e kemi trajtuar këtë çështje në nivel të një përkujdesje që të mos kemi probleme përtej aspektit human, por vaksinimi nga institucionet dhe Ministria e Shëndetësisë do të jetë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, deklaroi ai.

Lajmet

Gani Gecit i caktohet një muaj paraburgim

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj Gani Gecit, i cili dyshohet për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.
Vendimi është marrë pas seancës dëgjimore të mbajtur në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, e cila zgjati rreth dy orë.
Gjatë seancës, Prokuroria ka paraqitur kërkesën për caktimin e paraburgimit, ndërsa mbrojtja ka pasur mundësinë të shprehë qëndrimin dhe kundërshtimet e saj lidhur me këtë masë.
Ndërkohë, familjarët e Gani Gecit kanë pritur në ambientet e Gjykatës deri në marrjen e vendimit.

Continue Reading

Lajmet

BE-ja shpreh shqetësim për dhunën në protestën e Tiranës: Kërkon hetim për forcën e policisë

Published

on

By

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës në Tiranë, duke kërkuar që pretendimet për përdorim të tepruar të forcës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve të hetohen me përparësi.

Përmes një deklarate zyrtare, BE-ja theksoi domosdoshmërinë që forcat e rendit të veprojnë brenda kornizave ligjore dhe të respektojnë të drejtat e njeriut.

“Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, siç edhe presim që këto raste të hetohen me përparësi”, thuhet në deklaratë.

Më tej, BE-ja theksoi se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore që duhet të respektohen dhe të ushtrohen gjithmonë në mënyrë paqësore. Blloku evropian u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira të ulin tensionet dhe t’i drejtohen dialogut konstruktiv për zgjidhjen e situatës.

Continue Reading

Lajmet

Bëhet ndërrimi i komandës së KFOR-it në Kosovë

Published

on

By

Në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë sot është mbajtur ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Gjatë kësaj ngjarjeje, komandanti i deritanishëm, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ia dorëzoi zyrtarisht detyrën gjeneralmajorit Roberto Vergori, i cili do të marrë drejtimin e mëtejshëm të misionit.

Në këtë ceremoni të rëndësishme morën pjesë krerët më të lartë të institucioneve shtetërore të Kosovës, përfshirë presidenten e sapozgjedhur, Justina Shiroka Pula, kryeministrin Albin Kurti, kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe ministrave e ish-presidentëve të vendit.

Kryeministri Albin Kurti falënderoi gjeneralmajorin Ulutaş për shërbimin dhe kontributin e tij në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës, duke i uruar njëkohësisht sukses komandantit të ri, gjeneralmajorit Vergori, në përgjegjësinë e tij të re.

Gjatë ceremonisë, kryeministri Kurti zhvilloi edhe një bashkëbisedim me ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Guido Crosetto, nga i cili u informua se Italia po përgatit një dokument për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral ushtarak me Kosovën. Qeveria dhe Forca e Sigurisë e Kosovës rikonfirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit me KFOR-in në shërbim të paqes dhe stabilitetit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tensione në Tiranë: Studentët përplasen me policinë, sulmohet një bankë komerciale dhe dëbohen politikanët

Published

on

By

Tensionet në Rrugën e Durrësit pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë po vazhdojnë edhe sot, ku protesta e studentëve ka pësuar përshkallëzim të mëtejshëm. Disa nga protestuesit kanë sulmuar një bankë komerciale, duke i goditur e thyer xhamat e jashtëm si dhe duke tentuar t’i shkulin pllakat e godinës.

Në protestë janë grumbulluar studentë nga universitete të ndryshme, përfshirë Universitetin e Mjekësisë, Universitetin Bujqësor të Tiranës, Politeknikun, Fakultetin e Drejtësisë e të tjerë. Ndaj ndërtesës së ministrisë janë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Shtetit është pozicionuar përballë tyre dhe po vazhdon shpërndarjen e turmës me ujë me presion, si dhe ka arrestuar e shoqëruar disa pjesëmarrës.

Situatë me tensione u shënua edhe te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ku një grup protestuesish e theu derën kryesore dhe u fut brenda ambienteve të fakultetit.

Në vendngjarje u parën edhe disa deputetë të Partisë Demokratike (PD), mirëpo prania e tyre u refuzua nga të rinjtë. Figurat politike si Belind Këlliçi dhe Eno Bozdo u dëbuan nga vetë studentët, të cilët iu kërkuan të largohen për të shmangur politizimin e kauzës, përpara se të vazhdonin përplasjen me forcat policore.

Ndërkohë, vala e protestave dhe pakënaqësive po përhapet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Në Universitetin e Elbasanit dhe atë të Shkodrës ka nisur bojkotimi i procesit mësimor në shenjë solidariteti me studentët në Tiranë. Ndërkaq, në Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër situata raportohet të jetë e qetë dhe mësimi po zhvillohet normalisht. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara