Lajmet

Zemaj do të raportojë për menaxhimin e pandemisë

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj do të raportojë në Komisionin për Shëndetësi për menaxhimin e pandemisë dhe legjislacionin në procedurë lidhur me sektorin e shëndetësisë.

Zemaj ka dërguar shkresë zyrtare, ku e ka njoftuar Komisionin për Shëndetësi për gatishmërinë e tij për të raportuar.

“Me shkresë zyrtare e kam njoftuar Komisionin për Shëndetësi për gatishmërinë time për të raportuar rreth Menaxhimit të pandemisë dhe Legjislacionin në procedurë lidhur me sektorin e shëndetësisë.”, shkroi Zemaj në Facebook./UBTNews

Me shkresë zyrtare e kam njoftuar Komisionin për Shëndetësi për gatishmërinë time për të raportuar rreth Menaxhimit të…

Posted by Armend Zemaj on Friday, October 2, 2020

lajme

Akademia Verore e Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT trajtoi sfidat e migrimit dhe integrimit përmes rrëfimeve reale

Published

on

By

Në kuadër të Global UBT Fest 2026, Fakulteti i Shkencave Politike dhe i Studimeve të Sigurisë në UBT organizoi një sesion të Akademisë Verore kushtuar migrimit, integrimit dhe rëndësisë së dialogut ndërkulturor, duke sjellë pranë studentëve përvoja reale të personave me histori migrimi.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Jesuit Refugee Service (JRS) Kosovo, organizatë e përkushtuar për mbështetjen e refugjatëve dhe personave në lëvizje, së bashku me mysafirë nga Siria dhe Ukraina, të cilët ndanë me studentët rrugëtimin e tyre të migrimit, sfidat me të cilat janë përballur, si dhe përvojën e jetës dhe të integrimit në Kosovë.

Përmes rrëfimeve personale dhe diskutimeve interaktive, studentët patën mundësinë të kuptojnë më nga afër dimensionin njerëzor të migrimit, rëndësinë e solidaritetit dhe përfshirjes sociale, si dhe sfidat që shoqërojnë procesin e integrimit të personave me përvojë migrimi.

Ky sesion shërbeu si një platformë e rëndësishme për dialog, shkëmbim përvojash dhe reflektim mbi çështje që lidhen me sigurinë njerëzore, migrimin dhe bashkëjetesën, duke nxitur studentët të zhvillojnë një qasje më gjithëpërfshirëse dhe të bazuar në mirëkuptim ndaj fenomeneve bashkëkohore të migrimit.

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte, bën thirrje të kihet kujdes në publikimet për gërmimet në Zubin-Potok

Published

on

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, rapoporton Ekonomia Online.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, tha se të dyshuarit dyshohet se gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë kanë qenë të përfshirë në vrasje, maltretim dhe dëbim të popullsisë civile.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur në Gjykatën Themelore këtu në Prishtinë, kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për veprën penale krime lufte kundër popullsisë civile, të pandehurit dyshohet se gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë, kanë qenë të përfshirë në veprime që përfshijnë vrasje, maltretim dhe dëbim të popullsisë civile”, tha ajo.

Luta tha se Prokuroria Speciale është e përkushtuar që ta hetojë rastin dhe të zbardhë të gjitha rrethanat, ndërsa për shkak të ruajtjes së procedurës hetimore, në këtë fazë nuk mund të japë më shumë informacione.

“Prokuroria Speciale është e përkushtuar që ta hetojë këtë rast dhe t’i zbardhë të gjitha rrethanat e tij, në përputhje me ligjin dhe standardet më të larta profesionale. Me qëllim të ruajtjes së procedurës hetimore, në këtë fazë nuk mund të ndajmë më shumë informacione”, tha ajo.

Sa i përket gërmimeve që po zhvillohen në komunën e Zubin Potokut, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale tha se nuk mund të komentojnë procesin, duke theksuar se çdo konfirmim mund të bëhet vetëm pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe identifikimit nga institucionet kompetente.

“Po ashtu, nuk mund të komentojmë procesin që është duke u zhvilluar rreth gërmimeve në komunën e Zubin Potokut. Çdo konfirmim mund të bëhet vetëm pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe identifikimit nga institucionet kompetente. Andaj iu bëjmë thirrje të gjithëve, publikut, mediave, që të ruhen nga publikimi i çdo informacioni të pakonfirmuar, në shenjë respekti ndaj viktimave, identitetit të tyre, familjarëve të tyre dhe të këtij procesi hetimor. Pra këtë proces është duke e udhëhequr Prokuroria Speciale dhe mbetet e përkushtuar që ta hetojë çdo rast të krimeve të luftës, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës”, tha ajo./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu: Konfirmimi i varrit masiv në Zubin Potok, hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së fatit të të zhdukurve

Published

on

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur konfirmimin e gjetjes së një varri masiv në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se ky është një zhvillim me rëndësi në procesin e ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur.

kushtim dhe përgjegjësi”, ka theksuar ajo.

Haxhiu ka bërë të ditur se ky proces do ta ketë mbështetjen e saj të plotë, nga vlerësimi i lokacionit deri te identifikimi i viktimave.

“Ky proces do ta ketë përkrahjen time të plotë, nga vlerësimi i gjithanshëm i lokacionit, zhvarrimi dhe ekzaminimet mjeko-ligjore, e deri te identifikimi i plotë i viktimave, gjithmonë në përpjekje për t’iu përgjigjur të drejtës së familjeve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre”, ka përfunduar Haxhiu./A.K/

Continue Reading

lajme

Akademia Verore e Farmacisë në UBT solli zhvillimet më të fundit në shkencat farmaceutike

Published

on

By

Në kuadër të aktiviteteve të Global UBT Fest 2026, Fakulteti i Farmacisë në UBT organizoi Akademinë Verore me temën “Zbulime Shkencore në Shkencat Farmaceutike”.

Akademia u mbajt më 13 dhe 14 korrik në Parkun Shkencor, Inovativ dhe të Teknologjisë të UBT-së, duke mbledhur studentë, profesorë, studiues dhe profesionistë të fushës së shëndetësisë në një platformë të dedikuar për shkëmbimin e njohurive, diskutimin e zhvillimeve më të fundit në shkencat farmaceutike dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërdisiplinor.

Përmes një programi të pasur me ligjërata dhe diskutime shkencore, pjesëmarrësit patën mundësinë të njiheshin me inovacionet dhe zhvillimet më të reja në fushën e shkencave farmaceutike. Aktiviteti u fokusua në tema me rëndësi të veçantë, si radiofarmaceutika, kërkimi shkencor në onkologji, produktet natyrore, kimia organike, rregullativa farmaceutike, si dhe teknologjitë moderne për formulimin dhe administrimin e barnave.

Akademia Verore shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave akademike dhe profesionale, duke krijuar mundësi për diskutime konstruktive mbi sfidat dhe perspektivat e industrisë farmaceutike. Përmes këtij organizimi, Fakulteti i Farmacisë në UBT riafirmoi përkushtimin e tij për promovimin e kërkimit shkencor, inovacionit dhe përgatitjen e profesionistëve të aftë për t’iu përgjigjur zhvillimeve të vazhdueshme në sektorin e shëndetësisë.

Continue Reading

Të kërkuara