Lajmet

Zemaj: Do të angazhojmë edhe 375 profesionistë shëndetësorë

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se këtë javë do të angazhohen edhe 375 profesionistë shëndetësorë, të cilët në muajt në vijim do të jenë kapacitete shtesë në institucionet spitalore, në mënyrë që ta tejkalohet sa më lehtë kjo situatë.

Kështu ka deklaruar ministri Zemaj vizitës në klinikën e Onkologjisë me grupin e grave deputete, Vlora Limani Hajnuni dhe dr. Valbon Krasniqin, u.d. drejtor i SHSKUK-së.

Zemaj tha se po angazhohen për sigurimin e vaksinave kundër gripit sezonal.

“Si hap parandalues po i sigurojmë vaksinat kundër gripit sezonal. Po ashtu, në përpjekjet tona kundër Covid-19 këtë javë po angazhojmë edhe 375 profesionistë shëndetësorë, të cilët në muajt në vijim do të jenë kapacitete shtesë në institucionet spitalore, në mënyrë që ta tejkalojmë sa më lehtë këtë situatë. Shfrytëzova rastin për t’i falënderuar mjeket dhe stafin shëndetësor të cilët në këtë kohë të vështirë vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie 24 orë dhe në vijën e parë të frontit në përballje me pandeminë.”, shkroi Zemaj në Facebook./UBTNews

Bashkë me kryetaren e grupit të grave deputete, znj. Vlora Limani Hajnuni dhe dr. Valbon Krasniqin, u.d. drejtor i…

Posted by Armend Zemaj on Wednesday, October 7, 2020

Lajmet

KRU “Prishtina” zhvillon aksion për shkyçjen e konsumatorëve me borxhe në Lipjan

Published

on

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka zhvilluar aksion për shkyçjen e konsumatorëve me borxhe të papaguara për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit në Lipjan.

Përmes një njoftimi, kompania ka bërë të ditur se aksioni synon trajtimin e borxheve të papaguara dhe përmbushjen e obligimeve financiare nga konsumatorët për shërbimet e ofruara.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se do të vazhdojë të ndërmarrë masa ndaj konsumatorëve që nuk i paguajnë faturat e ujit dhe kanalizimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

KRU “Prishtina” nis aksion për shkyçjen e bizneseve me borxhe në Tophane

Published

on

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka ndërmarrë aksion për shkyçjen e bizneseve me borxhe të papaguara në lagjen Tophane të Prishtinës.

Përmes një njoftimi, kompania ka bërë të ditur se aksioni synon trajtimin e borxheve të papaguara për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit.

KRU “Prishtina” ka njoftuar se do të vazhdojë aktivitetet për arkëtimin e borxheve dhe përmbushjen e obligimeve financiare nga konsumatorët./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare 2030, ICMG ka paralajmëruar për vonesat

Published

on

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, pasi Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) ka ngritur shqetësime për mospërmbushjen e detyrimeve financiare dhe vonesat në procesin përgatitor.

Në një konferencë për media, Rama tha se ICMG-ja, përmes një letre zyrtare të dërguar më 15 tetor, ka paralajmëruar për vonesat dhe mungesën e përmbushjes së detyrimeve. Ai theksoi se më 19 dhjetor 2026 do të shqyrtohet e ardhmja e organizimit të Lojërave Mesdhetare në Prishtinë.

“Dje, pra më 15 tetor, komiteti ndërkombëtar i lojërave mesdhetare ICMG ka dërguar një letër zyrtare përmes së cilës paralajmëron për vonesat dhe mospërmbushjen e detyrimeve që rrezikojnë organizimin e lojërave mesdhetare në Prishtinë. Kjo nuk është letra e parë; është vazhdimësi e paralajmërimeve që kanë nisur muaj më parë dhe që, fatkeqësisht, nuk kanë marrë përgjigjen e duhur nga qeveria. ICMG konstaton se letra 21 shtatorit ka mbetur pa përgjigje. Garancia bankare ose e sigurimit e kërkuar që nga janari nuk është dorëzuar dhe detyrimet financiare që është dashur të përmbushen në qershor nuk janë paguar. Për më tepër, afatet për funksionalizimin e strukturave organizative, përgatitjen e masterplanit, buxhetit dhe proceseve të tjera janë shkelur vazhdimisht”, tha Rama.

Ai akuzoi Qeverinë e Kosovës për mungesë koordinimi dhe mosreagim ndaj kërkesave të kryeqytetit për mbledhjen e bordit drejtues, duke thënë se kryeministri Albin Kurti, si kryesues i këtij bordi, ka përgjegjësi për thirrjen e mbledhjeve.

Sipas Ramës, pas mbledhjes së 14 gushtit nuk është thirrur asnjë mbledhje tjetër e bordit, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga kryeqyteti.

“Më 30 shtator, duke parë seriozitetin e situatës, kryeqyteti ndërmori iniciativën për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme më 8 tetor. Sipas statusit, nga 13 anëtarët e bordit kërkoheshin të paktën pesë nënshkrime. Tre përfaqësuesit e kryeqytetit e nënshkruan kërkesën. Përfaqësuesit e qeverisë dhe të Komitetit Olimpik të Kosovës nuk iu përgjigjën ftesës për nënshkrim. Si rezultat, mbledhja nuk u mbajt”, tha ai.

Rama theksoi se Komuna e Prishtinës ka përmbushur një sërë angazhimesh, përfshirë miratimin e statusit të komitetit organizativ, regjistrimin e organizatës dhe propozimin e pesë porteve urbane, të cilat, sipas tij, janë miratuar nga ICMG-ja më 29 qershor.

Ai theksoi se kryeqyteti ka paraqitur edhe propozimet për lokacionet sportive në Kuvendin Komunal, ndërsa ka kërkuar që institucionet përgjegjëse të veprojnë me urgjencë për të shmangur rrezikimin e organizimit.

“Në anën tjetër, kryeqyteti ka përmbushur një sërë angazhimesh konkrete. Së bashku me Komitetin Olimpik të Kosovës, kemi miratuar statusin e komitetit organizativ më 8 qershor dhe kemi përfunduar procesin e regjistrimit të organizatës më 24 qershor. Kemi propozuar pesë porte urbane, të cilat janë miratuar nga ICMG-ja më 29 qershor. Po ashtu, kemi paraqitur për votim në Kuvendin e kryeqytetit propozimet për lokacionet sportive. Por sot, kemi një paralajmërim që nuk mundemi me e injoru. ICMG-ja ka vendosur afate të reja për përmbushjen e detyrimeve. Dhe më e rëndësishmja, më 19 dhjetor 2026 do të shqyrtohet e ardhmja e lojërave mesdhetare Prishtina 2030. Kjo do të thotë se nuk kemi kohë sot për vonesa, nuk kemi kohë për mungesë koordinimi, nuk kemi kohë për heshtje institucionale. Lojërat mesdhetare nuk janë projekt i vetëm një individi, apo i një partie, apo i një institucioni. Lojërat mesdhetare janë një angazhim ndërkombëtar i Republikës së Kosovës dhe një mundësi historike për zhvillimin e sportit, të infrastrukturës, ekonomisë dhe promovimit të vendit tonë”, tha Rama.

Kreu i Prishtinës ia atribuoi një pjesë të vonesave edhe kërkesës së kryeministrit Kurti për ndryshimin e emrit të ngjarjes nga “Prishtina 2030” në “Kosova 2030”, si dhe insistimit që kryeministri të jetë kryetar i bordit drejtues.

“Edhe ta bëj edhe një gjë shumë të qartë: dy vjet, dy vjet i kemi humbur sepse kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që emri i lojërave mesdhetare të ndryshohet nga Prishtina 2030 në Kosova 2030. Natyrisht, kjo kërkesë nuk është aprovuar, sepse në të gjithë botën lojërat mesdhetare mbajnë emrin e qytetit. Absurditeti tjetër ka qenë kërkesa e tij, apo insistimi i tij, që kryeministri të jetë kryetar i bordit drejtues, një praktikë e paparë faktikisht askund tjetër. Pra, vetëm te ne kryeministri kërkon të jetë edhe kryetar i bordit drejtues i lojërave mesdhetare, derisa natyrisht ka shumë pak kohë, apo hiç kohë, sepse ka punë të tjera më të mëdha për t’u marrë”, tha Rama.

Ai kërkoi përgjegjësi nga institucionet përkatëse, duke ngritur shqetësimin se mungesa e përgjigjeve dhe e vendimmarrjes mund ta rrezikojë një mundësi të rëndësishme për Kosovën.

“Pse nuk janë përmbushur detyrimet financiare? Po them, po e përmend edhe një herë: kemi këtu letrën nga ICMG, e cila është dërgu dje, që e bën këtë pyetje të saktë. Pse nuk është dërguar garancia e kërkuar? Pse nuk janë thirrë mbledhjet e bordit drejtues, pra po them edhe kemi letrën tjetër që vetëm kryeqyteti e ka nënshkruar, deri sa të tjerët e kanë injoruar? Dhe kush do ta marrë përgjegjësinë nëse Kosova e humb këtë mundësi historike? Prishtina i ka përmbushur përgjegjësitë e saj, dhe vazhdimisht ka kërkuar me u mbledh bordi pa përgjigje, qeveria nuk e ka kthyer asnjë email, as te ne, as te komiteti ndërkombëtar, dhe jemi në rrezik të humbjeve të lojërave. Nuk jam këtu për me u ankuar. Po ngre alarm publik për alarmet që ka ngritur ICMG. Që për shkak të mospërgjigjeve, mosveprimit të qeverisë, mund t’i humbim lojërat mesdhetare. Edhe ta bëj edhe një gjë shumë të qartë: 2 vjet, 2 vjet i kemi humbur sepse kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që emri i lojërave mesdhetare të ndryshohet nga Prishtina 2030 në Kosova 2030. Natyrisht, kjo kërkesë nuk është aprovuar, sepse të gjithë botën lojërat mesdhetare mbajnë emrin e qytetit. Absurditeti tjetër ka qenë kërkesa e tij, apo insistimi i tij, që kryeministri të jetë kryetar i bordit. Drejtues, një praktikë e paparë, faktikisht askund tjetër. Pra, vetëm te ne kryeministri kërkon të jetë edhe kryetar i bordit drejtues i lojërave mesdhetare, derisa natyrisht ka shumë pak kohë, apo hiç kohë, sepse ka punë të tjera më të mëdha për me u marrë”, tha ai./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Diplomacia në epokën e inteligjencës artificiale: Rektori Hajrizi folës në Akademinë Diplomatike për Diplomatë të Rinj

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ishte folës në edicionin e 12-të të Akademisë Diplomatike për Diplomatë të Rinj, ku në fokus ishte potenciali transformues i inteligjencës artificiale në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe praktikën diplomatike.

Gjatë diskutimit, Rektori Hajrizi trajtoi mundësitë dhe sfidat që sjellin teknologjitë e reja për diplomacinë bashkëkohore, duke vënë në pah ndikimin e inteligjencës artificiale në zhvillimin e praktikave diplomatike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Diskutimi theksoi rëndësinë e inovacionit, përshtatshmërisë dhe qasjeve të përgjegjshme ndaj teknologjive të reja, në një kohë kur inteligjenca artificiale po krijon perspektiva të reja për të ardhmen e diplomacisë.

Pjesëmarrja në këtë akademi pasqyroi rëndësinë e ndërveprimit ndërmjet akademisë, teknologjisë dhe diplomacisë, si dhe të dialogut mbi mënyrat se si inovacioni mund të kontribuojë në zhvillimin e praktikave diplomatike në të ardhmen.

Continue Reading

Të kërkuara