Teknologji

Zelensky thirrje kompanive softuerike që të mos e mbështesin më Rusinë

Një nga kompanitë iu përgjigj Zelenskyt.

Publikuar

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky të dielën u ka bërë thirrje kompanive softuerike sikurse Microsoft, Oracle dhe SAP – që hoqën dorë nga veprimtaritë e tyre në Rusi – të ndërmarrin hapa të mëtutjeshëm kundër Rusisë, por Oracle tha se ka bërë gjithçka që ishte e mundur pavarësisht lutjes së Zelenskyt.

Duke etiketuar llogaritë zyrtare të Microsoft, Oracle dhe SAP, Zelensky shkroi të dielën në Twitter se kompanitë e teknologjisë duhet të “ndalojnë mbështetjen” e produkteve të tyre ruse, duke pohuar se tërheqjet ruse të kompanisë janë vetëm “gjysma e vendimeve”.

“Tani nuk mund të ketë vendime gjysmë – gjysmë! Ka vetëm bardhezi, të mirë apo të keqe! Ju ose jeni për paqen ose mbështesni agresorin gjakatar rus për të vrarë fëmijë dhe gratë ukrainase. Microsoft, Oracle, SAP, ndaloni mbështetjen e produkteve tuaja në Rusi, ndalni luftën!”, ka shkruar presidenti në Twitter.

Oracle iu përgjigj postimit të Zelenskyt në Twitter pasditen e së dielës, duke thënë se tashmë ka”përfunduar të gjitha operacionet” në Rusi, duke renditur masat që ka marrë, duke përfshirë ndërprerjen e qasjes në mbështetjen e klientit dhe qasjen në përditësimet e softuerit./UBTNews/

Internet

Gjykata braziliane urdhëron hetimin e Elon Muskut mes dezinformatave në X

Kjo pasi Musk tha se do të kundërshtojë një urdhër të gjykatës përmes së cilit kërkohet të hiqen llogaritë në X të cilat akuzohen për përhapje të dezinformatave. 

Publikuar

nga

Një gjykatë në Brazil ka nisur hetimet ndaj Elon Muskut për pengim të drejtësisë pasi manjati i teknologjisë tha se do të kundërshtojë një urdhër të gjykatës përmes së cilit kërkohet të hiqen llogaritë në X të cilat akuzohen për përhapje të dezinformatave. 

Sipas vendimit, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes tha se hetimi do të shqyrtojë nëse Musk, i cili zotëron X, është i përfshirë në pengim, organizatë kriminale dhe nxitje.

“Sjellja flagrante e pengimit të drejtësisë braziliane, nxitja e krimit, kërcënimi publik i mosbindjes ndaj urdhrave të gjykatës dhe mungesa e bashkëpunimit në të ardhmen nga platforma janë fakte që nuk respektojnë sovranitetin e Brazilit”, shkroi de Moraes, duke urdhëruar X të “përmbahet nga mosbindja ndaj urdhrave gjyqësorë, përfshirë edhe riaktivizimin e një llogarie që Gjykata e Lartë urdhëroi bllokimin”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Automobilizëm elektrikë

Tesla do të lansojë “Robotaxi-n” e saj në muajin gusht

Musk është mburrur prej kohësh për punën që Tesla po bën në sistemet e saj që makinat elektrike të drejtohen vetë.

Publikuar

nga

Elon Musk zbuloi se Tesla do të lansojë “Robotaxi-n” e saj këtë verë. Miliarderi nuk dha më shumë detaje, porse njoftoi se data e lansimit do të jetë 8 gushti. Aksionet e Tesla-s u rritën më shumë se tre për qind në tregje pas postimit.

Musk është mburrur prej kohësh për punën që Tesla po bën në sistemet e saj që makinat elektrike të drejtohen vetë.

Modelet e Tesla-s me FSD (Full Self-Driving) “do të jenë mbinjerëzore në një shkallë të tillë sa do të duket e çuditshme në të ardhmen që njerëzit të ngasin makina, edhe kur janë të rraskapitur dhe të dehur!”, shkroi ai në një postim në X në muajin mars./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Teknologji

​Koreja e Jugut lëshon në orbitë satelitin e dytë spiun

Seuli planifikon të blejë pesë satelitë spiun deri në vitin 2025 për të monitoruar “më mirë” rivalin e përhershëm Korenë e Veriut.

Publikuar

nga

Koreja e Jugut tha të hënën se lëshoi “me sukses” satelitin e dytë spiun përmes raketës SpaceX Falcon 9.

Falcon 9 u nis në orën 8:17 të mëngjesit nga Qendra Hapësinore John F. Kennedy në shtetin amerikan të Floridës dhe dërgoi satelitin në orbitë rreth 45 minuta pas nisjes, Yonhap me bazë në Seul. Lajmet raportuan duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes të vendit.

Seuli planifikon të blejë pesë satelitë spiun deri në vitin 2025 për të monitoruar “më mirë” rivalin e përhershëm Korenë e Veriut.

Sateliti është i pajisur me sensorë radari me hapje sintetike (SAR), të cilët kapin të dhëna duke përdorur mikro valë dhe janë në gjendje të mbledhin të dhëna pavarësisht nga kushtet e motit. Tre satelitët e tjerë do të pajisen gjithashtu me sensorë SAR.

“Aftësia e pavarur e mbikëqyrjes dhe zbulimit të ushtrisë sonë është forcuar përmes lëshimit të parë të satelitit SAR. Ne do të vazhdojmë të përgatitemi për lëshimet e ardhshme të satelitëve”, njoftoi ministria përmes një deklarate.

Koreja e Jugut lëshoi satelitët e saj të parë spiun në dhjetor të vitit të kaluar pasi Koreja e Veriut vendosi në orbitë satelitin e saj të parë ushtarak spiun në nëntor dhe tregoi se do të lëshojë tre satelitë të tjerë spiun këtë vit./AA/

Vazhdo të lexosh

Internet

​Meta përballet me reagime për mesazhet private të Facebook me Netflix

Kompania dyshohet se i ka dhënë Netflix-it qasje në mesazhet private të përdoruesve të Facebook-ut për rreth një dekadë.

Publikuar

nga

Kompania mëmë e Facebook-ut, Meta, po përballet me reagime të forta përmes mediave sociale mes pretendimeve se ka ndarë mesazhet private të përdoruesve me Netflix.

Dokumentet në një padi të ngritur kundër Metës në SHBA thanë se kompania dyshohet se i ka dhënë Netflix-it qasje në mesazhet private të përdoruesve të Facebook-ut për rreth një dekadë.

Zbulimi shkaktoi zemërim në internet për ndarjen e mesazheve të përdoruesve të Facebook-ut me Netflix, pas raportimeve për një marrëveshje me vlerë disa qindra milionë dollarë mes Meta dhe kompanisë së transmetimit.

Elon Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX, u shpreh i habitur për X. Por drejtori i komunikimit të Metës, Andy Stone, sqaroi në X se mesazhet private nuk u ndanë me Netflix.

Stone tha se marrëveshja midis Netflix dhe Meta i lejoi përdoruesit të ndajnë përmbajtjen që shikonin drejtpërdrejt nga aplikacioni Netflix me miqtë e tyre në Facebook dhe ai theksoi se marrëveshje të tilla janë të zakonshme në industri.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara