Lajmet

Zelensky: Gjatë tërheqjes, forcat ruse lanë mina të shpërndara kudo

“Pushtuesit lanë mina kudo”, duke përfshirë në shtëpi, në rrugë dhe në fusha, shtoi ai.

Published

on

Në një fjalim drejtuar kombit të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se trupat ruse që tërhiqeshin nga pjesë të Ukrainës veriore kishin lënë qëllimisht mijëra mina, në atë që ai e konsideron një “krim lufte”.

Në ato zona, “dhjetëra, nëse jo qindra mijëra” municione të pashpërthyera ishin lënë pas, tha ai, duke shtuar se ekipet po punojnë për të pastruar këto “sende të rrezikshme”.

“Pushtuesit lanë mina kudo”, duke përfshirë në shtëpi, në rrugë dhe në fusha, shtoi ai.

“Ata bënë çdo gjë qëllimisht për të siguruar që kthimi në këto zona pas de-okupimit të ishte sa më i rrezikshëm. Për shkak të veprimeve të ushtrisë ruse, territori ynë sot është një nga më të kontaminuarit nga minat në botë”, tha Zelensky.

Ai i quajti këto veprime “krime lufte” që synojnë “të vrasin ose gjymtojnë sa më shumë nga njerëzit tanë”, duke shtuar se trupat nuk do ta kishin bërë këtë pa urdhra të qartë nga udhëheqja ruse./UBTNews/

Lajmet

​Wilshere gati për një rikthim sensacional te Arsenali

Published

on

Ish-mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, thuhet se është në rrugën e duhur për një rikthim surprizë në “Emirates” si trajner, pasi dha dorëheqjen nga roli i tij te Norwich City.

33-vjeçari më parë ka punuar me ekipin nën-18 vjeç të Arsenalit përpara se të largohej për t’u bashkuar me stafin e trajnerëve të Johannes Hoff Thorup te Norwich .

Wilshire u emërua trajner i përkohshëm i klubit pas shkarkimit të Thorup, por më pas u largua kur Liam Manning mori drejtimin e klubit.

Sipas “BBC”, ish-mesfushori i Arsenalit dhe Anglisë mund të jetë gati të ribashkohet me ish-klubin e tij.

Wilshere po merret në konsideratë fuqishëm për punën e ekipit U21, megjithëse ende nuk është marrë asnjë vendim konkret nga Arsenali.

Ai padyshim po përpiqet të bëjë hapin tjetër në karrierën e tij si trajner, pasi u intervistua për punën te Plymouth Argyle pas largimit të Ian Foster.

Fatkeqësisht për Wilshire, ai humbi ndaj ish-mesfushorit të Man United, Tom Cleverley, i cili tashmë ka përvojë si trajner në Championship me Watford.

Continue Reading

Lajmet

​Alonso i pakënaqur me yllin e Real Madridit

Published

on

E ardhmja e Rodrygos te Real Madridi është nën vëzhgim të ri, me trajnerin e ri Xabi Alonso që thuhet se nuk është “plotësisht i kënaqur” me performancat e brazilianit.

Sipas The “Athletic”, Alonso po kërkon të shtojë më shumë lojtarë në skuadrën e tij para se të mbyllet afati kalimtar i verës dhe do të kërkojë të zëvendësojë Rodrygon, 24 vjeç, nëse ai largohet.

Rodrygo aktualisht po punon me agjentin e tij Pini Zahavi për një largim të mundshëm, pasi është gjithnjë e më i shqetësuar për rolin e tij në klub.

Kuptohet që Real Madridi do të ishte i hapur për të shitur anësorin brazilian nëse një ofertë mjaft e mirë vjen së shpejti.

Skuadrat e Premier Ligës, Arsenal dhe Tottenham, janë lidhur ngushtë me një lojtar të ri, teksa kërkojnë të përforcojnë opsionet e tyre sulmuese për sezonin 2025/26.

Continue Reading

Aktualitet

​Emisari i BE-së për dialog takon sot presidenten Osmani

Published

on

Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, do të vizitojë sot Kosovën.

Sipas një njoftimi të Presidencës, ai do të takohet fillimisht me presidenten Vjosa Osmani.

“Në orën 10:00, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim përfaqësuesin e BE-së për Dialog, Peter Sorensen”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Aktualitet

​Organizatat e dala nga lufta shpalosin detajet e protestës së nesërme

Published

on

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të mbajë sot konferencë për media për të prezantuar detajet dhe informacionet për protestën e nesërme. Konferenca nis në ora 11:00, në zyret e OVL-UÇK.

OVL-UÇK-ja nesër me fillim nga ora 17:00, do të protestojnë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të kundërshtuar vijueshmërinë e procesit gjyqësor në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Gjatë protestës do të kërkohet reagim institucional lidhur me këtë proces. Në një prej njoftimeve të organizatës thuhet se duke pasur parasysh mosreflektimin e partive politike për konstituimin e institucioneve, dhe mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në takim u vendos që të mbahet protestë gjithëpopullore, me kërkesat e mëposhtme

Kundërshtimi i padrejtësive ndaj ish-bashkëluftëtarëve në Gjykatën Speciale

Formimi urgjent i institucioneve legjitime dhe respektimi i rendit kushtetues

Ndërprerja e përbuzjes ndaj kategorive të luftës, përfshirë mosmbështetjen financiare, përjashtimin e veteranëve nga paga minimale dhe mungesën e ligjit për vlerat e UÇK-së” thuhet në një prej njoftimeve të organizatës.

Continue Reading

Të kërkuara