Lajmet

Zelensky-nënave ruse: Mos i dërgoni fëmijët tuaj në luftë

Ai u bëri thirrje atyre që të “mos i besojnë premtimeve se do të dërgohen diku për stërvitje.

Published

on

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje nënave ruse që të mos i dërgojnë në fushën e betejës dhe të ushtrojnë vigjilencën për vendndodhjen e tyre.

Nëpërmjet një video të publikuar në Facebook, ai bëri lutje duke thënë që mos t’i dërgojnë fëmijët e tyre në luftë në një vend të huaj.

“Dua t’ua them këtë edhe një herë nënave ruse, veçanërisht nënave të rekrutëve, mos i dërgoni fëmijët tuaj në luftë në një vend të huaj”, është thirrja e presidentit ukrainas.

Ai u bëri thirrje atyre që të “mos i besojnë premtimeve se do të dërgohen diku për stërvitje .. ose kushte jo luftarake”, dhe u kërkoi atyre “të veprojnë menjëherë” nëse ka dyshime se ata po dërgohen për të luftuar në Ukrainë.

Fjalimi vjen pasi Rusia pranoi për herë të parë të mërkurën praninë e rekrutëve në radhët e forcave të saj në Ukrainë – shumë prej të cilëve nuk ishin të trajnuar për betejë – dhe njoftoi se një numër prej tyre ishin zënë rob.

Aktualitet

TikTok rikthehet sërish në Shqipëri

Published

on

TikTok klikohet dhe hapet në Shqipëri, raporton “A2NewsCNN”. Platforma TikTok, e bllokuar nga qeveria shqiptare, ka filluar të funksionojë sërish.

Ndonëse ndalesa është ende në fuqi, qasja në të mund të kryhet lehtësisht edhe pa VPN, shkruan mediumi shqiptare.

Qeveria e Shqipërisë në mars kishte marrë vendim për ta ndaluar për një vit TikTok-un.

Lëvizja erdhi pas vrasjes me thikë në Tiranë të 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale.

Kryeministri Edi Rama, njoftoi këtë nismë të qeverisë dhe më pas ajo u hodh për konsultim me prindërit nëpër shkolla në dhjetor të vitit 2024. Rama tha në atë kohë se mbyllja e kësaj platforme do të bëhej në javët e para të janar, ndërsa vendimi u mor në mars.

“Periudha zgjedhore duket se nuk ka lodhur vetëm politikën por edhe sistemet online të shtetit. Zotimi i qeverisë për të mbyllur një vit TikTok nuk zgjati më shumë se një muaj pasi me përfundimin e procesit elektoral, aksesi në këtë platformë, de facto është lehtësuar sërish”, ka shkruar “A2newsCNN”.

 

Continue Reading

Lajmet

Nis gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë: Tre të akuzuar para drejtësisë

Published

on

By

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka nisur shqyrtimi gjyqësor kundër tre të akuzuarve për sulmin terrorist të ndodhur më 24 shtator 2023 në Banjskë. Në këtë seancë pritet të dëgjohen dëshmitë e pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës – Alban Rashiti në sesionin e paradites dhe Çlirim Shaqiri në atë të pasdites.

Nën masa të rrepta sigurie, në sallën e gjyqit janë sjellë të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët ndodhen në paraburgim që nga shtatori i vitit të kaluar.

Këta persona janë arrestuar pas një sulmi të armatosur të një grupi serb kundër Policisë së Kosovës, që rezultoi me vrasjen e zyrtarit policor Afrim Bunjaku dhe rrezikimin e jetës së zyrtarëve të tjerë dhe civilëve në atë zonë.

Në seancën paraprake të mbajtur më 9 tetor 2024, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.

Ndërkohë, më 11 shtator 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë edhe ndaj Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve lidhur me të njëjtin rast. Megjithatë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar zhvillimin e gjykimit në mungesë për të gjithë të akuzuarit që ndodhen në arrati.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit dyshohen se përmes përdorimit të dhunës dhe armatimit të rëndë kanë tentuar ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës për t’ia bashkëngjitur atë Republikës së Serbisë.

Continue Reading

Lajmet

Kosova synon një tjetër fitore, përballë Komoreve në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Pas një paraqitjeje mbresëlënëse ndaj Armenisë, Kombëtarja e Kosovës rikthehet sot në fushë për testin e dytë miqësor të muajit qershor.

Dardanët do të përballen me përfaqësuesen e Komoreve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.

Pas fitores bindëse 5-2 ndaj Armenisë tri ditë më parë, ekipi i drejtuar nga trajneri Franco Foda synon të konfirmojë formën e mirë dhe të vazhdojë me rezultatet pozitive në prag të ndeshjeve zyrtare që e presin në muajt në vijim.

Përballja e sotme pritet t’i shërbejë trajnerit austriak për të testuar kombinime të reja dhe për të forcuar më tej identitetin e lojës së ekipit.

Continue Reading

Aktualitet

Zjarr masiv në bazën ushtarake ruse në Melitopol

Published

on

Një zjarr i madh ka shpërthyer në fabrikën “Hydromash” në qytetin e pushtuar të Melitopolit, duke shkaktuar një tym të dendur dhe flakë që janë të dukshme në të gjithë zonën përreth.

Pamjet dhe dëshmitë tregojnë për zjarr të jashtëzakonshëm në përmasa, që ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme të objektit industrial. Sipas burimeve lokale pas pushtimit të qytetit nga forcat ruse, kompleksi industrial i “Hydromash” është shndërruar në bazë ushtarake të improvizuar.

Kjo fabrikë, e cila më parë prodhonte pajisje hidraulike dhe komponentë të tjerë teknikë, thuhet se është përdorur nga ushtria ruse për magazinimin e armatimit dhe logjistikës ushtarake.

Zjarri ka filluar në orët e vona të natës dhe përhapja e tij e shpejtë ka ngritur shqetësime për rrezikun e shpërthimeve të mundshme, veçanërisht nëse në ambientet e godinës ndodhen municione ose karburante. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga pala ruse për shkakun e zjarrit apo pasojat e plota.

Autoritetet ukrainase nuk e kanë përjashtuar mundësinë që incidenti të jetë rezultat i një operacioni të qëllimshëm ose sabotimi.

Megjithatë, deri në këtë moment, shkaku i saktë i zjarrit mbetet i paqartë dhe nuk është konfirmuar nga burime të pavarura. Ngjarja vjen në një kohë kur tensionet në rajonet e pushtuara mbeten të larta, dhe incidentet e tilla gjithnjë e më shpesh lidhen me aktivitetet ushtarake dhe përplasjet në prapavijë.

Continue Reading

Të kërkuara