Teknologji

Zelensky kritikon sërish Elon Musk, e fton të vizitojë Ukrainën e shkatërruar nga lufta para se të japë sugjerime

“Unë mendoj se, ose dikush ka ndikim mbi të ose ai po nxjerr përfundime vetë”, tha Zelensky.

Published

on

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka kritikuar sërish shefin e Twitter, Elon Musk për propozimin e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.

Musk krijoi polemika në tetor pasi ndau sugjerimet për negociatat e luftës në Ukrainë në një sondazh në Twitter.

Miliarderi amerikan kishte propozuar që Krimea të mbetej pjesë e Rusisë dhe që referendumet e mbikëqyrura nga OKB të mbaheshin në katër rajone të Ukrainës jugore.

Musk tha gjithashtu se Ukraina duhet “të qëndrojë neutrale”, dhe në postimet e mëvonshme në Twitter tha se “nuk ka gjasa që Ukraina të ketë fitore”.

Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë kanë kritikuar referendumet “ilegale” të mbajtura nga Rusia në Donetsk, Kherson, Luhansk dhe Zaporizhzhia. Ndërsa gadishulli i Krimesë u aneksua në vitin 2014.

Duke folur përmes video-konferencës në DealBook të New York Times, Zelensky përsëriti kritikat e tij ndaj Musk dhe inkurajoi themeluesin e Tesla-s dhe SpaceX të vizitonte vendin e tij të shkatërruar nga lufta.

“Unë mendoj se, ose dikush ka ndikim mbi të ose ai po nxjerr përfundime vetë”, tha Zelensky.

“Nëse doni të kuptoni se çfarë ka bërë Rusia këtu, ejani në Ukrainë dhe do të shihni gjithçka vetë. Dhe pastaj do të më tregoni se si t’i jap fund kësaj lufte, kush e filloi atë dhe kur mund të përfundojë”.

Presidenti ukrainas i ishte përgjigjur fillimisht Musk në tetor me sondazhin e tij në Twitter, duke pyetur nëse njerëzit preferonin Elon Musk që “mbështet Ukrainën” apo atë që “mbështet Rusinë”.

Zelensky tha se ai kurrë nuk do të negocionte me Rusinë derisa Putin ishte në pushtet.

Ndërkohë, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha të enjten se Moska ishte e gatshme të dëgjonte nëse dikush dëshiron të zhvillojë bisedime për Ukrainën.

Lavrov gjithashtu hodhi poshtë pretendimet se Rusia dëshiron të mbajë bisedime paqeje për ta lejuar atë të rindërtojë forcat e saj të armatosura./UBTNews/

Automobilizëm elektrikë

Ky është Turbo S i ri – 911 më i fuqishëm i Porsche ndonjëherë

Published

on

Vitin e kaluar, Porsche 911 Carrera GTS kaloi në modalitetin hibrid në ndjekje të më shumë fuqisë pa rritur emetimet.

Tani, Turbo i plotfuqishëm po bën të njëjtën gjë – dhe efektet janë të thella.

Me 701 kuaj fuqi, një kohë 0-96 km/h prej 2.4 sekondash dhe një kohë xhiroje në Nurburgring Nordschleife 14 sekonda më të shpejtë se paraardhësi i tij, Porsche 911 Turbo S i vitit 2026 – i cili debutoi në Panairin e Automobilave të Mynihut – është një përbindësh absolut.

Motori i ri, 992.2 Turbo S përdor të njëjtin sistem bazë “T-Hybrid” si Carrera GTS. Si gjithmonë me Turbo S, sistemi i tërheqjes në të gjitha rrotat është standard. Pastaj është çmimi. Turbo S i ri fillon nga 272,650 dollarë.

 

Continue Reading

Bota

Turqi: Kufizohet qasja në rrjete sociale

Published

on

Qasja në platformat online X, YouTube dhe Instagram është kufizuar në Turqi, thotë monitoruesi i internetit.

Netblocks, një monitor global i internetit, tha të hënën se qasja në platformat online duke përfshirë X, YouTube, Instagram, Facebook, TikTok dhe WhatsApp është kufizuar në Turqi në rrjete të shumta.

Netblocks, tha se bllokimi i qasjes erdhi ndërsa Partia Republikane Popullore (CHP) kryesore e opozitës bëri thirrje për tubime pasi policia ngriti barrikada në zonat përreth selisë së partisë në Stamboll.

Sipas të dhënave nga Shoqata e Lirisë së Shprehjes e Turqisë, që monitoron censurën lokale në internet, problemet e qasjes filluan në 20:45 të dielën.  Unioni i Ofruesve të Qasjes i Turqisë, përgjegjës për zbatimin e vendimeve për bllokimin e internetit, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment në lidhje me kufizimet.

 

Continue Reading

Teknologji

OpenAI planifikon të prodhojë çipin e vet për të ulur varësinë nga Nvidia

Published

on

OpenAI, kompania pas ChatGPT, planifikon që vitin e ardhshëm të nisë prodhimin e çipit të inteligjencës artificiale, një hap që synon të përballojë kërkesën e lartë për ‘compute power’ dhe të ulë varësinë nga gjiganti i çipeve, Nvidia.

Sipas Financial Times, çipi, i dizajnuar në bashkëpunim me gjigantin amerikan të gjysmëpërçuesve Broadcom, pritet të shpërndahet vitin e ardhshëm. Administratori i Broadcom, Hock Tan, ka bërë të ditur për një klient të ri që ka premtuar porosi prej 10 miliardë dollarësh.

Lajmi ka nxitur rritje prej 9.4% të aksioneve të Broadcom, duke e çuar kapitalizimin e tregut të kompanisë në 1.6 trilion dollarë.

Ky lëvizje e OpenAI ndjek strategjinë e gjigantëve tjerë teknologjikë, si Google, Amazon dhe Meta, që kanë krijuar çipat e specializuar për ngarkesat e AI. Industria ka parë një kërkesë për fuqinë kompjuterike të nevojshme për trajtimin dhe ekzekutimin e modeleve të AI.

Sipas FT, OpenAI planifikon të përdorë çipin për përdorim të brendshëm dhe nuk ka plane për t’i shitur tek klientët e jashtëm.

Bashkëpunimi i parë me Broadcom ishte njoftuar vitin e kaluar, por afati për prodhimin masiv kishte qenë i paqartë deri tani.

Continue Reading

Teknologji

Apple nesër lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë!

Published

on

Apple do ta lansojë telefonin më të ri më 9 shtator. Ngjarja më e madhe e vitit e kompanisë së madhe amerikane do të sjellë telefonat e rinj, orët dhe kufjet. Mund të ketë edhe befasi.

iPhone 17 do të jetë pajisja kryesore e ngjarjes. Në serinë e re të telefonave, pos standardëve iPhone 17 dhe modeleve Pro, do të vijë një telefon super i hollë me emrin iPhone 17 Air. Do të jetë ndryshimi më i madh në telefonat e Appleit në gati një dekadë.

Sipas MacRumors, pajisja do të jetë rreth dy milimetra më i hollë se iPhone 16. Do të jetë telefoni më i hollë deri tash, me 5.5 milimetra trashësi.

Në të do të akomodohet kamera horizontale me lente 48 megapikselë. Përpara kamera do të jetë 24 megapikselëshe.

iPhone 17 Air do të ketë ekran 6.6 inç dhe kornizë të kombinuar titan – alumin. Me vetëm 145 gramë peshë, kjo pajisje do të jetë fare pak më e rëndë se iPhone 13 Mini.

iPhone 17 Air do ta ketë çipin A19 sikur në iPhone 17. Do të ketë edhe 12 GB RAM. Dallimi do të jetë se ky telefon do të jetë vetëm me eSim pasi nuk ka hapësirë për kartela të telefonit.

Continue Reading

Të kërkuara