Lajmet

Zelensky kërkon hetim ndërkombëtar për digën Kahovka

Zelensky e bëri të qartë se ai e sheh përgjegjësinë te Rusia.

Published

on

Pas shkatërrimit të pjesshëm të digës Kahovka, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po kërkon një hetim ndërkombëtar për incidentin me digën Kahovska.

“Kur Ukraina të ketë rimarrë kontrollin e digës, “ne do të mbledhim prova”, tha Zelensky në një intervistë për mediat gjermane “Welt”, “Bild” dhe “Politico”. Më pas do të ftohen ekspertë ndërkombëtarë për të hetuar se çfarë ka ndodhur. “Ajo që po ndodh tani është një tragjedi. Një katastrofë mjedisore dhe një katastrofë njerëzore.”

Zelensky e bëri të qartë se ai e sheh përgjegjësinë te Rusia.

“Kjo ndodhi në një territor të pushtuar”, theksoi kreu i shtetit. Një vit më parë ai theksoi se diga ishte duke u minuar dhe se ekzistonte një rrezik i madh që ajo të hidhej në erë. Rusia ndoshta e nënvlerësoi veprimin, dyshoi Zelensky. Ata nuk e kishin menduar se do të vërshonin edhe territoret e tyre të pushtuara”.

Rusia i mohon akuzat. Nga ana e saj, udhëheqja në Moskë akuzon Ukrainën se ka bombarduar digën në lumin Dnjipri për arsye ushtarake, duke shkaktuar thyerjen e saj.

Ngjarjet kanë ndikim edhe në kundërsulmin e Ukrainës, pranoi Zelenski në një intervistë për “Welt”, “Bild” dhe “Politico”: “Nuk na ndihmon me kundërsulmimin, por kundërsulmimi është më i lehtë”.

Në mesazhin e tij me video të mërkurën në mbrëmje, Zelenski akuzoi organizatat ndërkombëtare të ndihmës si pasive.

“Nëse një organizatë ndërkombëtare nuk është e pranishme në zonën e fatkeqësisë, do të thotë se nuk ekziston fare ose është e paaftë”, tha ai.

Shumë njerëz janë pa ujë, ushqim apo kujdes mjekësor. Ai tha se përpjekjet e ekipeve ukrainase sabotohen nga trupat ruse.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth 6 mijë njerëz në të dy anët e lumit Dnipro ishin sjellë në siguri deri në mbrëmjen e së mërkurës. Gjithsej janë përmbytur 30 qytete, dhjetë prej të cilave janë nën kontrollin rus, njoftoi Ministri i Brendshëm ukrainas, Igor Klymenko.

Ndërkohë, Agjencia Federale Gjermane për Ndihmën Teknike (THW) dërgoi tetë kamionë me ndihma në Ukrainë. Ata priten atje të premten ose të shtunën, tha presidenti i THW Gerd Friedsam. Së pari, do të dorëzohen filtrat e ujit të pijshëm dhe gjeneratorët e energjisë.

“Dhe ne tani po ndihmojmë edhe me materiale akomoduese si tenda, batanije, shtretër kampi”.

Ndihma bazohet në kërkesat e autoriteteve të mbrojtjes civile të Ukrainës, shpjegoi Friedsam. Ukraina ka sinjalizuar se ka mjaft ndihmës në vend.

Presidenti i THW theksoi se minat dhe mbetjet e municioneve paraqesin një rrezik të veçantë në rajonin e përmbytjeve të Ukrainës. Ato janë një “pengesë serioze” për punën e ndihmës dhe fillimisht duhet të eliminohen përpara se ndihmësit të mund të punojnë në mënyrë të sigurt./DW

Aktualitet

KQZ miraton programin e stafit zgjedhor dhe hapjen e qendrës së re të votimit në Graçanicë

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar programin për Trupat Menaxhuese të Zgjedhjeve dhe stafin zgjedhor për zgjedhjet lokale si dhe vendosi hapjen e një Qendre të Votimit në lagjen “Marigona Residence” në Graçanicë.

Vendimet e tjera të rëndësishme përfshijnë miratimin e procedurës për Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta dhe largimin nga lista votuese të personave të vdekur.

Sipas raportit të Drejtorit të Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, nga fillimi i periudhës për ndërrim të Qendrës së Votimit më 28 qershor e deri më 24 gusht, janë pranuar 8,107 kërkesa, prej të cilave 7,432 janë aprovuar.

Ndërkaq, për votuesit jashtë Kosovës që do të votojnë me postë, janë aprovuar 21,436 kërkesa dhe refuzuar 5,244 deri më 25 gusht 2025. Afati për të dy proceset përfundon më 29 gusht.

Programi i stafit zgjedhor sipas udhëheqsit të Këshillit për Operacione Zgjedhore, Arianit Elshani përfshin trajnerë, anëtarë të Këshillave të Vendvotimit, ekipe mobile për votimin e personave me nevoja të veçanta, numërues në Qendrat Komunale të Numërimit dhe stafin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve.

Udhëzuesi për Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta ka për qëllim lehtësimin e procesit dhe garantimin e të drejtës kushtetuese për të gjithë qytetarët.

Në kuadër të përmirësimit të listës votuese, KQZ vendosi largimin e 1,514 personave të vdekur që në ditën e zgjedhjeve do të kishin moshën 95 vjeç ose më shumë. Ndërkohë, Qendra e re e Votimit në lagjen “Marigona Residence” do t’u mundësojë votuesve lokalë të votojnë më afër banesës së tyre, duke shmangur udhëtimin rreth 3 km deri në qendrën e mëparshme në Preoc.

 

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Në Kosovë, moti parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 9-12°C, kurse temperaturat maksimale nga 24-27°C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare.

Continue Reading

Aktualitet

Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis

Published

on

Profesori i Fakultetit të Studimeve të Sigurisë në UBT, Bahri Gashi, është ftuar të kontribuojë si recensues i punimeve shkencore ndërkombëtare në një nga platformat më prestigjioze botërore të botimeve akademike, Taylor & Francis, me seli në Mbretërinë e Bashkuar.

Në këtë rol të rëndësishëm, profesori Gashi do të angazhohet në recensimin e artikujve shkencorë në fusha strategjike si:

  • Inteligjenca dhe Kundërinteligjenca;
  • Siguria Kombëtare;
  • Mbrojtja dhe Politikat e Sigurisë.

Kontributi i tij do të jepet në kuadër të revistës akademike të specializuar “International Journal of Intelligence and CounterIntelligence”, një revistë e indeksuar në platformat më të larta ndërkombëtare të certifikimit shkencor, e cila gëzon reputacion të lartë në komunitetin akademik dhe profesional të sigurisë.

Ky angazhim i profesorit të UBT-së është një dëshmi e qartë se UBT po fuqizon gjithnjë e më shumë praninë e tij në skenën ndërkombëtare të kërkimit shkencor, duke rritur besueshmërinë e akademikëve të saj dhe duke kontribuar në zhvillimin e fushave të rëndësishme për sigurinë dhe mbrojtjen në nivel global.

Continue Reading

Aktualitet

​Kransiqi i LVV-së në KQZ me aksion simbolik pas vendimit të PZAP-së për Listën Serbe

Published

on

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve anëtari i saj nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi në hyrje të mbledhjes vendosi mbishkrimin “Po pluralizmit, jo terrorizmit”. Ky veprim i Krasniqit erdhi pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili kërkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të certifikojë Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Gjatë kësaj mbledhje, me qëllim të përmirësimit të listave votuese, u miratua edhe largimi i 1 mijë e 514 personave të vdekur.

Arianit Elshani, udhëheqës i Këshillit i Operacioneve Zgjedhore, tha se shifra në fjalë është verifikuar bashkë me zyrtarët ekzekutiv të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.

“Bëhet fjalë për 1 mijë e 514 persona të evidentuar si të vdekur të cilët në bazë të verifikimeve që janë bërë nga zyrtarët ekzekutiv të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në terren, ku kanë marrë përsipër një listë të personave që janë mbi 95 vjeç dhe figurojnë në listën votuese”, tha ai.

E me kërkesë të qytetarëve të lagjes “Marigona Residence”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi edhe hapjen e qendrës së re të votimit në këtë lagje.

Elshani tha se kjo ka qenë kërkesë e 260 votuesve dhe se qendra e votimit do të jetë në shkollën “Internacional School of Prishtina-ISP”.

“Bëhet fjalë për shkollën ‘Internacionale School of Prishtina – ISP’ që gjendet në lagjen Marigona këta votues kanë qenë të alookuar për të votuar në një qendër tjetër të votimit në fshatin Peroc në ‘Miladin Mitiq’, mirëpo është kërkuar një numër prej 260 votuesve në këtë rast ekziston mundësia me u bartë në këtë qendër të votimit”, deklaroi ai.

Në këtë mbledhje u votua edhe udhëzimi për votimin e Personave me Nevoja të Veçanta (VPNV), i cili synon lehtësimin dhe garantimin e të drejtës kushtetuese për të votuar për të gjithë qytetarët pa përjashtim dhe ka për qëllim të përcaktojë mënyrën e regjistrimit, evidentimit dhe votimit të Peronave me Nevoja të Veçanta, të cilët nuk mund të votojnë në vendvotimin e tyre.

 

Continue Reading

Të kërkuara