Botë

Zelensky: Do të bisedoja me Putin, vetëm për të mbrojtur jetën e ukrainasve

Published

on

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka theksuar gatishmërinë e tij për të negociuar drejtpërdrejt me presidentin rus Vladimir Putin, për sa kohë që ai do të ishte i vetmi format që mund të “sjell paqe për qytetarët e Ukrainës dhe të mos humbasë njerëzit”.

Kur u pyet gjatë intervistës me gazetarin britanik Piers Morgan se si ndihej ai që mund të ulej përballë Putinit në një tryezë bisedimesh, Zelensky tha: “Nëse kjo është e vetmja strukturë në të cilën ne mund të sjellim paqe për qytetarët e Ukrainës dhe të mos humbasim njerëz, patjetër që ne do të shkojmë për këtë organizim”.

Ai më vonë tha, pa specifikuar se kush, se ndonjë bisedë e tillë do të jetë me katër pjesëmarrës. Në një intervistë të mëparshme gjatë fundjavës, megjithatë, ai tha se “do të dëshironte të shihte Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ukrainën dhe rusët në tryezën e bisedimeve… Dhe, për të qenë i sinqertë, një zë i Bashkimit Evropian duhet të jetë gjithashtu atje”.

Çdo bisedë e tillë do të duhej të ndodhte pas një takimi mes tij dhe Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, tha Zelensky në atë kohë.

Duke iu referuar Vladimir Putinit, Zelensky tha: “Unë nuk do të jem i sjellshëm me të, e konsideroj atë armik. Të jem i sinqertë, mendoj se edhe ai më konsideron armik”.

Në intervistën e së martës, presidenti ukrainas pranoi se vendi i tij ka të ngjarë të humbasë të paktën një pjesë të territorit që është marrë nga Rusia që nga fillimi i pushtimit të saj në shkurt 2022.

Në një kritikë të ashpër ndaj mbështetësve të Ukrainës në luftë, Zelensky u ankua se “për fat të keq, mbështetja që ofrohet nga partnerët tanë është e pamjaftueshme për ta shtyrë Putinin plotësisht nga territoret tona”.

Megjithatë, ai vuri në dukje anëtarësimin në NATO si shansin më të mirë të Ukrainës për t’i dhënë fund luftës dhe garantuar sigurinë e vendit.

Në intervistë, Zelenskyy vlerësoi se të vdekurit e luftës në Ukrainë ishin 45,100 dhe 390,000 të plagosur. Ai pretendoi se Rusia kishte pësuar 350,000 vdekje dhe 700,000 lëndime.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, veprimet e ardhshme të të cilit do të jenë kyçe për përcaktimin e rezultatit të luftës, tha gjatë një konference për shtyp të martën se SHBA “po flasin me rusët, ne po flasim me udhëheqjen ukrainase”. Ai nuk dha detaje të tjera.

Javën e kaluar, Putin tha se Rusia do të ishte “e hapur” për bisedimet e paqes, por hodhi fajin, duke thënë se nuk kishte vullnet nga ana e saj për të zgjidhur çështjet ligjore. Ai gjithashtu e përshkroi Zelenskyy si “jo legjitim” për të udhëhequr ndonjë bisedë të mundshme dhe përjashtoi mundësinë e bisedës me të drejtpërdrejt, duke thënë se ai do të “caktojë njerëzit e duhur” për të marrë pjesë në negociata.

Lajmet

Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut t’i heqin kufizimet e Starlinkut dhe të jenë në “anën e duhur të historisë”

Published

on

By

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se një shërbim jetik amerikan i internetit satelitor po funksionon ende shumë ngadalë, duke ndikuar në aftësinë e Ukrainës për t’i ndalur sulmet ruse.“Po llogarisim që këto kufizime të hiqen. Mbrojtja e jetëve dhe e infrastrukturës energjetike të Ukrainës para dimrit varet drejtpërdrejt nga kjo”, ka thënë ai.

Çështja e shpejtësisë së sistemit Starshield – një shërbim i nivelit ushtarak i zhvilluar nga kompania Starlink e Elon Muskut dhe i ofruar për Ukrainën nga qeveria amerikane – po zgjat prej javësh. Zelensky ka bërë të ditur se u ka kërkuar zyrtarëve “të punojnë sa më ngushtë që të jetë e mundur” me qeverinë amerikane dhe kompaninë e Muskut. “Është e rëndësishme të jesh në anën e duhur të historisë”, ka theksuar ai. BBC-ja ka kërkuar koment nga Shtëpia e Bardhë dhe Starlinku lidhur me këtë çështje.

Ukraina e përdor shërbimin e zakonshëm Starlink për komunikime në fushëbetejë, ndërsa Starshieldi shërben për kapjen e raketave dhe dronëve në hapësirën ajrore të vendit. Kufizimet e shpejtësisë u vunë re për herë të parë në muajin tetor, duke shkaktuar deklarata kundërthënëse mes Elon Muskut dhe presidentit amerikan, Donald Trump. Musku pati deklaruar se përgjegjëse ishte qeveria e SHBA-së pasi sistemi kontrollohet prej saj, mirëpo Trumpi e mohoi këtë, duke thënë se i kishte kërkuar pronarit miliarder ta “rikthente” shërbimin. Edhe pse pas një jave u duk se gjendja po kthehej në normalitet, Ukraina njoftoi se kufizimet po vazhdonin të zbatoheshin.

Problemet me lidhjen përkuan me një përplasje të tensionuar diplomatike mes Zelenskyt dhe Trumpit rreth sulmeve ukrainase ndaj infrastrukturës së naftës brenda Rusisë. Trumpi ka thënë se sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës – të cilat Kievi i konsideron vendimtare për t’ia prerë Moskës burimin kryesor të të ardhurave për luftën – kanë shkaktuar rritje të çmimeve globale.

Të dielën, Zelensky deklaroi se Ukraina po has vështirësi në kapjen e dronëve rusë me motor reaktiv që po godasin nënstacionet elektrike, sepse “kufizimet në shpejtësinë e funksionimit të terminaleve Starshield përgjatë vijës së frontit dhe në territoret e pushtuara përkohësisht janë ende aty”.

“Dronët tanë kapës humbasin lidhjen me operatorët e tyre në shpejtësinë 161 km/orë (100 milje në orë) dhe thjesht nuk mund t’i arrijnë ‘shahedët’ rusë me motor reaktiv”, ka shkruar ai, duke iu referuar dronëve të dizajnuar sipas modelit iranian. Më herët, të premten, ai kishte bërë të ditur se kufizimet prej rreth 100 miljesh në orë ishin vendosur që nga e hëna, por vetëm në zonat e pushtuara nga Rusia dhe jo në të gjithë Ukrainën.

“Kjo tashmë ka implikime politike. Nëse vendosni kufizime atje, ju tashmë po i njihni pjesërisht territoret e pushtuara përkohësisht si jo tonat”, ka cituar New York Times fjalët e tij.

Përveç kësaj, Ukraina po përballet edhe me mungesë të sistemeve mbrojtëse amerikane Patriot që përdoren kundër raketave ruse – një situatë që Rusia e ka shfrytëzuar për t’i intensifikuar sulmet. Gjatë natës dhe mëngjesit të së dielës, forcat ruse goditën infrastrukturën energjetike në Zaporizhzhia, si dhe në rajonet Sumy, Odesa, Zhytomyr e Kirovohrad, ndërsa sulmuan edhe infrastrukturën hekurudhore në rajonet Dnipro, Kharkiv dhe Zaporizhzhia. Dhjetëra persona raportohet se janë lënduar në këto sulme, përfshirë dy në rajonet Donetsk dhe Kiev. Në Mena të rajonit Chernihiv u vranë dy persona nga goditja e një objekti infrastrukturor, bëri të ditur guvernatori Vyacheslav Chaus, duke shtuar në Telegram se sulme të shumta u kryen edhe ndaj objekteve energjetike në mbarë rajonin.

Ndërkohë, ushtria ukrainase njoftoi se ka goditur një uzinë petrokimike dhe një rafineri nafte në qytetin qendror rus Nizhnekamsk. “Natën e 15 nëntorit, njësitë e Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës arritën në Nizhnekamsk të Tatarstanit. Dy ndërmarrje që e furnizojnë luftën ruse me lëndë të parë dhe karburant u vunë në shënjestër”, thuhet në njoftimin e ushtrisë në Telegram. Sulme të tjera ukrainase vranë një person në qytetin portual industrial Taganrog pranë kufirit, njoftoi guvernatori rajonal Yuri Slyusar, ndërsa në rajonin e pushtuar të Luhanskut mbetën të vrarë një shofer kamioni dhe një grua e moshuar, sipas liderit rajonal të emëruar nga Moska, Leonid Pasechnik.

Në një zhvillim tjetër, Estonia ka njoftuar se do t’i mbyllë pikat e kalimit kufitar me Rusinë nga 1 dhjetori, pas një sulmi të dyshuar sabotazhi ndaj një kompanie të mbrojtjes. Tetë persona janë ndaluar lidhur me një tentativë zjarrvënieje ndaj prodhuesit të dronëve “Threod Systems”. Autoritetet estoneze thonë se ata ishin urdhëruar nga shërbimi i inteligjencës ushtarake ruse GRU për ta kryer sulmin, ndërsa Rusia nuk ka komentuar.

“Rusia duhet ta kuptojë se veprimet armiqësore kundër Estonisë sjellin pasoja”, ka deklaruar ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna. /BBC/

 

Continue Reading

Lajmet

Ndërprerje globale e shërbimeve të Microsoft-it, preken përdoruesit në 74 shtete

Published

on

By

Gjiganti teknologjik Microsoft po përballet me vështirësi serioze në rregullimin e një ndërprerjeje globale të shërbimeve të tij, e cila ka lënë jashtë funksionit platformat kryesore si Teams, Outlook dhe softuerin e inteligjencës artificiale Copilot, për shkak të problemeve me lidhjen.

Sipas të dhënave nga faqet e monitorimit të rrjetit, kjo rënie e sistemit ka zgjatur për më shumë se 11 orë dhe ka prekur përdoruesit në 74 shtete të botës. Kompania, aplikacionet Microsoft 365 të së cilës përdoren nga mbi 430 milionë njerëz, bëri të ditur se përpjekjet e deritanishme për të zgjidhur problemin nuk po japin rezultatet e pritura.

Nga Microsoft-i kanë sqaruar se kjo ndërprerje nuk është shkaktuar nga ndonjë incident i sigurisë kibernetike. Megjithatë, kjo situatë ka nxitur reagime të ashpra në komunitetin teknologjik.

“Nëse ky nuk është një sulm kibernetik, atëherë është një paaftësi e pabesueshme”, deklaroi një ekspert i teknologjisë për BBC-në.

Pasojat e kësaj rënieje të rrjetit janë ndjerë edhe te kompani të tjera të mëdha të teknologjisë, ku gjigantët e inteligjencës artificiale, OpenAI dhe Anthropic, kanë raportuar po ashtu probleme në funksionimin e shërbimeve të tyre. /BBC/

 

Continue Reading

Lajmet

G7 paralajmëron Kinën: Veprimet rreth Tajvanit kërcënojnë stabilitetin rajonal

Published

on

By

Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7-s kanë paralajmëruar se veprimet gjithnjë e më agresive të Kinës në ujërat në lindje të Tajvanit po kërcënojnë seriozisht stabilitetin rajonal, lirinë e lundrimit dhe sigurinë e transportit detar ndërkombëtar.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar pas takimit të tyre në Paris, diplomatët kryesorë të grupit rikonfirmuan kundërshtimin e prerë ndaj çdo përpjekjeje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në përmes forcës apo detyrimit. Ky paralajmërim vjen pasi Pekini ka shtuar patrullimet e rojës bregdetare në brigjet lindore të ishullit, veprime që zyrtarët tajvanezë i shohin si përgatitje për një bllokadë të mundshme detare.

Pekini zyrtar e hodhi poshtë me ashpërsi këtë reagim, duke e cilësuar si ndërhyrje të vrazhdë në punët e tij të brendshme.

“Deklarata shpërfill faktet objektive, shpif e njollos qëllimisht imazhin e vendit dhe dëshmon se G7 është një grupim ideologjik që i përmbahet mentalitetit të Luftës së Ftohtë”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning.

Ndërkohë, presidenti kinez Xi Jinping përsëriti thirrjen për “ribashkimin” e plotë të Tajvanit me Kinën, duke u zotuar se kjo do të realizohet në mënyrë paqësore. Nga ana tjetër, Zyra presidenciale e Tajvanit e mirëpriti mbështetjen e vendeve të G7-s, duke theksuar se paqja dhe stabiliteti në Ngushticën e Tajvanit dhe në rajonin Indo-Paqësor janë jetike për sigurinë globale. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

Dy të vdekur dhe disa të bllokuar pas shembjes së një ndërtese në New York

Published

on

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, pasi një ndërtesë trekatëshe është shembur të mërkurën pasdite në Brooklyn të New Yorkut, pranë një kantieri ndërtimi.

Rreth 250 zjarrfikës dhe pjesëtarë të policisë janë angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit, duke përdorur pajisje të ndryshme për të nxjerrë personat e bllokuar nën rrënoja.

Sipas autoriteteve, të paktën 17 persona janë dërguar në spital, katër prej tyre në gjendje kritike. Ende nuk dihet nëse ka persona të tjerë nën rrënoja, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar gjatë natës.

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani, e ka cilësuar situatën jashtëzakonisht sfiduese, për shkak të strukturave të paqëndrueshme dhe hapësirave të rrezikshme nën rrënoja.

Sipas komisionerit të Departamentit të Ndërtesave në New York, Ahmed Tigani, shembja ndodhi në kohën kur punëtorët po gërmonin në një parcelë të zbrazët pranë ndërtesës, ku planifikohej ndërtimi i një objekti të ri. Megjithatë, shkaku i saktë i shembjes mbetet nën hetim.

Ndërtesa kishte banesa në katet e sipërme dhe lokale afariste në katin përdhes. Edhe objekti fqinj, i cili ndante një mur me ndërtesën e shembur, pësoi dëme të konsiderueshme.

Gjatë operacionit, ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin disa persona të gjallë nga rrënojat, përfshirë edhe shtatë fëmijë. Një zjarrfikës pësoi lëndime të lehta gjatë ndërhyrjes.

Mes personave të prekur ishte edhe Anderson Velez, i cili në momentin e shembjes ndodhej në punë. Ai i tha gazetës “New York Post” se bashkëshortja e kishte njoftuar përmes telefonit se kishte mbetur nën rrënoja së bashku me dy fëmijët e tyre, të moshës dy dhe shtatë vjeç.

Velez tregoi se më vonë kishte marrë lajmin se familjarët e tij ishin nxjerrë të gjallë nga rrënojat.

Burimi: New York Post

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara