Lajmet

​Zelensky: Dështimet e Putinit janë siguria jonë

Sipas tij, i njëjti po bën përpjekje që të përdor diktakte të vjetra për shtetet të veprojnë siç dëshiron ai.

Published

on

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se dështimet e udhëheqësit rus, Vladimir Putin janë siguria e tyre. Sipas tij, i njëjti po bën përpjekje që të përdor diktakte të vjetra për shtetet të veprojnë siç dëshiron ai. Kështu u shpreh ai në fjalën hapëse, në kuadër të samitit “Ukrainë – Evropa Juglindore”, që po mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë.

Ai tha se nuk duhet të ketë Evropë me dinjitete të ndryshme në të, ku dikush meriton më shumë siguri, ndërkohë që ka vende të cilat nuk po jetojnë në paqe.

“Putini dëshiron të bëjë pikërisht këtë gjë. E gjithë armiqësia e tij, gjithçka që bën dhe gjithçka që ai dëshiron që të bëjë duke detyruar kombet tjera që edhe ato të bëjnë ashtu siç thotë ai, është një përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se çfarë duhet të bëjnë kombet, me çfarë bien dakord ato. Është shumë e rëndësishme për gjithë kombet tona, për shtetet e lira që Putini, regjimi i tij të humbas. Sepse dështimet e tij janë siguria jonë”,deklaroi ai.

Zelensky u shpreh mirënjohës të gjithë kombeve që kanë përkrahur Ukrainën dhe siç u shpreh ai, formulën e paqes.

“Ne besojmë që respekti për çdo komb dhe e drejta e barabartë e kombeve për të pasur siguri, si dhe edhe zgjedhjen e pavarur për fatin e tyre duhet të jenë parime universale. Dhe gjitha këto nëpërmjet bashkëpunimit tonë dhe ne duhet ta bëjmë këtë të qartë. Së pari ne besojmë çdo shtet, çdo komb në Evropë që i ruan parimet e komunitetit evropian dhe atë euroatlantik dhe dëshiron të bëhet anëtare e këtyre komuniteteve meriton integrimin e plot. Ukraina mbështet vendet tuaja për integrimin evropian dhe ju është shumë mirënjohëse për mbështetjen që po na jepni për integrimin tonë”, shtoi ai.

Presidenti i Ukrainës theksoi se gjatë kësaj lufte kanë treguar se është e mundur që të fitosh mbi armikun më të fuqishmin në botë.

“Ne kemi treguar, kemi vërtetuar që është e mundur t’i bësh ballë dhe të fitosh mbi një armik që duket se është një nga më të fuqishmit në botë, më të fortit në botë. Çdo komb mund t’ia dal mbanë me mbrojtje dhe të fitojë, kur kombet e ndryshme bashkëpunojnë dhe njerëzit e tyre janë të motivuar për rezistencë. Ne propozojmë që të gërshetojmë pikërisht këto lloj përpjekjesh tona dhe të fuqizojmë ato. Jemi krenarë që kemi rreth 500 kompani në fushën e mbrojtjes që operojnë, funksionojnë në Ukrainë në fusha të ndryshme dhe secila prej tyre shton fuqinë tonë. Por nuk mjafton kjo të fitojmë mbi Putinin, ne shikojmë probleme edhe në ofertën sa i përket municioneve, të cilat ndikojnë në situatën tonë në fushën e betejës”, përfundoi ai.

Në hapje të këtij samiti, ai propozoi që të organizohet një forum i posaçëm për industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit. Liderët do të diskutojnë për çështje të sigurisë dhe për mbështetjen e Kievit në luftën e tij kundër pushtimit rus.

Ky samit po mbahet me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku po merr pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Po ashtu, edhe udhëheqës të Ballkanit Perëndimor, ku Kosova po përfaqësohet nga presidentja, Vjosa Osmani.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara