Lajmet

Zelandë e Re: Katër të plagosur nga sulmi me sëpatë në restorantin kinez

Një shtetas kinez u arrestua në vendngjarje, tha policia.

Published

on

Katër persona janë plagosur pasi një burrë dyshohet se sulmoi darkuesit me sëpatë në disa restorante kineze në Auckland, Zelandë e Re.

Pamjet treguan njerëz që vraponin nga një restorant pasi dëshmitarët thanë se burri hyri dhe filloi të godiste njerëzit në orën 21:00 të hënën.

Ata i thanë mediave lokale se ai mbante një numër armësh të tjera, përfshirë një “gjë të ngjashme me çekiç”.

Një shtetas kinez u arrestua në vendngjarje, tha policia.

Ndaj tij rëndon akuza e lëndimit të rëndë. Ai nuk është emëruar dhe mosha e tij është mbajtur në fshehtësi.

Policia tha se sulmi nuk dukej të ishte i motivuar racor dhe po trajtohej si një incident i izoluar./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Aksident fatal në Smrekovnicë të Vushtrrisë: Humbin jetën dy të rinj

Published

on

By

Dy persona të moshës 22 dhe 24-vjeçare kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, përkatësisht në fshatin Smrekovnicë.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident është përfshirë një veturë në të cilën ndodheshin shoferi dhe pasagjeri. Personat e përfshirë u dërguan për trajtim mjekësor, ku mjekët konstatuan vdekjen e tyre.

Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa Njësia Rajonale e Trafikut po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Producenti Nicolas Altmayer dhe drejtuesja e Dior, Mathilde Favier, humbin jetën në aksident në Francë

Published

on

Producenti francez i filmit Nicolas Altmayer dhe bashkëshortja e tij, Mathilde Favier, drejtuese me përvojë në shtëpinë e modës Dior, kanë humbur jetën në një aksident automobilistik në Francë më 17 gusht.

Altmayer ishte 61 vjeç, ndërsa Favier 56. Vdekja e tyre ka tronditur industrinë franceze të filmit dhe modës.

Nicolas Altmayer ishte bashkëthemelues i kompanisë së prodhimit “Mandarin & Compagnie”, të cilën e krijoi në vitin 1996 së bashku me vëllain e tij, Eric Altmayer. Kompania ka prodhuar më shumë se 70 filma artistikë, mes tyre “Brice De Nice”, filmat “OSS 117”, “Chocolat”, “The First Day Of the Rest Of Your Life” dhe disa vepra të regjisorit François Ozon.

Në vitin 2017, Nicolas dhe Eric Altmayer u nderuan me çmimin “Daniel Toscan du Plantier” nga Akademia Franceze “César”, si producentët e vitit.

Ndërkohë, Mathilde Favier ishte një nga figurat e njohura të industrisë franceze të modës. Ajo kishte drejtuar marrëdhëniet me publikun në grupin LVMH dhe kishte mbajtur poste të rëndësishme në Dior Couture, duke u vlerësuar për përvojën dhe rrjetin e gjerë të kontakteve në këtë industri.

Aksidenti ka ndodhur në rajonin Deux-Sèvres, në Francën perëndimore. Sipas Prokurorisë së Niort-it, automjeti me të cilin udhëtonin Altmayer dhe Favier është përplasur me një automjet të rëndë transporti që po lëvizte në drejtim të kundërt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Monodrama ‘Arka’ e Mentor Zymberajt në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’

Published

on

Pas sukseseve të saj në skenat ndërkombëtare, monodrama “Arka”, me interpretim të aktorit kosovar Mentor Zymberaj, do të prezantohet në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’ në Ulqin.

“ARKA” do të ngjitet në skenë më 19 gusht 2026, në orën 21:00, në Skenën Verore të Kalasë së Ulqinit, në kuadër të ceremonisë solemne të hapjes dhe ditës së parë të festivalit..

Paraqitja e Zymberajt është pjesë e programit ndërkombëtar të festivalit, i cili zhvillohet nga 19 deri më 22 gusht në Ulqin.

 

Continue Reading

Lajmet

Prodhuesit vendorë i bashkohen aksionit të PDK-së te ndërtesa e Qeverisë

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon aksionin e saj për të pestën ditë me radhë, duke bllokuar hyrjen kryesore të ndërtesës së Qeverisë në shenjë pakënaqësie per mosthirrjen e seancës konstituive.

Mëngjesin e sotëm kësaj proteste i janë bashkuar për herë të parë edhe prodhuesit vendorë, të cilët së bashku me deputetët e PDK-së kanë qëndruar para hyrjes së ndërtesës qeveritare.

PDK-ja ka përsëritur thirrjen që të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit, me qëllim që të formohen institucionet dhe vendi të dalë nga ngërçi politik. Deputetët e këtij subjekti paralajmëruan se do të vazhdojnë me protestën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, duke e akuzuar pushtetin për bllokim të procesit./ E,A/

Foto: Ekonomia Online

Continue Reading

Të kërkuara