Lajmet

Zelanda e Re thotë se pas vaksinimit të 90% të popullsisë së rritur do t’i lehtësojë masat

Diku 68% e të rriturve në Zelandë të Re janë vaksinuar plotësisht.

Published

on

Zelanda e Re do t’u japë fund masave strike kundër COVID-19 vetëm pas vaksinimit të 90% të popullsisë së rritur, deklaroi kryeministrja Jacinda Ardern, të premten.

Ardern tha se të gjitha bordet shëndetësore të qarkut në vend duhet të arrijnë normat e vaksinimit në 90%, duke e bërë kështu Zelandën e Re një nga vendet me nivelin më të lartë të vaksinimit.

“Përfundimisht kemi balancuar dëshirën për ta rihapur vendin duke vazhduar të jemi të sigurt”, tha Ardern në një konferencë shtypi.

Diku 68% e të rriturve në Zelandë të Re janë vaksinuar plotësisht e 86% morën së paku një dozë vaksine./UBTNews

Aktualitet

Specialja rifillon punën, sot konferenca për rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Published

on

Pas pushimit veror, Gjykata Speciale është rikthyer në punë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, e që sot do të mbahet konferenca përgatitore për mbrojtjen e tyre. 

Për këtë rast, në shtator do të mbahen 10 seanca, ndërsa në tetor dy seanca. Pritshmëritë e mëdha për dëshmitarët ka avokati i akredituar nga Dhomat e Specializuara, Skënder Musa, sipas të cilit, do të ndryshojë e tërë rrjedha e gjykimit.

“Këta dëshmitarë natyrisht që pres që kanë me i shkatërrua të gjitha pretendimet, të gjitha provat e falsifikuara nga Serbia dhe të gjithë dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët e Serbisë që kanë rrejshëm në Tribunalin, në gjykatën e Hagës, pra në gjykatën Speciale për shkak se nuk mund të krahasohet një diplomat evropian apo amerikan, anëtari i NATO-s, anëtari i Bashkimit Evropian apo i Qeverisë amerikane me dëshmitarë që ne i kemi dëgju që kanë fol për humbje të lopëve, humbje të pasurisë kur dihet që ka qenë luftë apo për ndalim të një bashkëpunëtori të Serbisë që ka punu polic, pylltar që i ka shërby shërbimit ushtarak të Serbisë”, tha Musa.

Ndërkaq, procesin e ka quajtur të stërzgjatur dhe të mbyllur për publikun, monitoruesi Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare. Sipas tij, publiku dhe monitoruesit kanë pak informata për procesin.

“Trupi gjykues duhet ta ketë parasysh që të njëjtit që një kohë të gjatë janë duke qëndruar në paraburgim dhe duhet të merren masa që ky proces të përshpejtohet dhe sa më shpejt të kemi një vendim të shkallës së parë. Tanimë me dëgjimin e të gjithë dëshmitarëve të prokurorisë dhe administrimit të provave materiale nga ana e prokurorisë, sigurisht që shumica e kushteve për caktimin e paraburgimit tanimë kanë përfunduar dhe nuk mund të ekziston mundësia e ndikimit në dëshmitarë të prokurorisë sepse tanimë janë dëgju”, thaksoi ai.

Javën e kaluar, Apeli Ia refuzoi Veselit, Krasniqit dhe Selimit kërkesën për lirim të përkohshëm, ndërkaq u raportua se prokuroria ka kërkuar nga gjykata që t`ia ndalojë Thaçit vizitat nga familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij, me arsyetimin se po e informojnë për situatën politike dhe ekonomike në vend.

Megjithatë, gjykata mbeti plotësisht funksionale dhe puna vazhdoi në të gjitha seksionet e DHSK-së.

Continue Reading

Bota

Trump cakton takim mes Putin dhe Zelenskyt, bisedimet brenda dy javësh

Published

on

Presidenti rus Vladimir Putin ka rënë dakord të zhvillojë bisedime ballë për ballë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të diskutuar një marrëveshje paqeje në Ukrainë, sipas Donald Trump dhe udhëheqësve evropianë.

Zhvillimi i mundshëm erdhi pas një dite diplomacie të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë, në të cilën Trump përjashtoi një armëpushim, ndërsa Zelenskyy dhe aleatët e tij shtynë përpara garancitë e sigurisë të mbështetura nga SHBA-të si pjesë e çdo marrëveshjeje afatgjatë.

Ndonëse Moska ende nuk e ka konfirmuar takimin, presidenti ukrainas tha se pas bisedimeve, garancitë e sigurisë për Kievin do të formalizoheshin brenda 10 ditëve.

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe kancelari gjerman Friedrich Merz u shfaqën për të konfirmuar takimin.

Merz u tha gazetarëve: “Presidenti amerikan foli me presidentin rus në telefon dhe ranë dakord që do të ketë një takim midis presidentit rus dhe presidentit ukrainas brenda dy javëve të ardhshme.”

Continue Reading

Lajmet

Gjysmë ore pritje në pikat kufitare për dalje nga Kosova

Published

on

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra.

Përderisa pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, nga 3 deri në 5 minuta, pritjet për të dalë nga Kosova janë të gjata.

Raportohen pritje deri gjysmë ore në Merdarë dhe deri 15 minuta pritje te Dheu i Bardhë.

Përditësimi i fundit ishte në ora 07:40 të mëngjesit.

Continue Reading

Bota

Bill Clinton sot feston 79-vjetorin

Published

on

Ish- presidenti i SHBA-së, Bill Clinton sot feston ditëlindjen e 79-të. Bill Clinton (William Jefferson Clinton) lindi më 19 gusht të vitit 1946 në Hope, Arkansas, SHBA. Bill Clintoni është një politikan amerikan i cili shërbeu si President 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001.

Si fëmijë i vogël Billi jetoi më të ëmën, Virginia Cassidy Blythe, dhe me prindërit e sajë në Hope. Kur Billi mbushi një vjeç e ëma e tij shkoi në New Orleans për t’u shkolluar për infermiere-anesteziologe dhe dy vitet në vijim për Billin u kujdesën prindërit e së ëmës.

Kur ishte nxënës i shkollës së mesme, Billi më në fund u pajtua me njerkun e tij, i cili vdiq nga kanceri në vitin 1967. Clintoni vijoi dy vite në shkollën katolike para se të regjistrohej në shkollën publike në Hot Springs. Ai ishte nxënës tërheqës dhe i suksesshëm.

Në vitin 1963 pas vitit të parë të shkollës së mesme, Clintoni u zgjodh si njëri nga dy përfaqësuesit nga Arkansasi në programin e qeverisë për student në Boys Nation.

Clinton përfundoi gjimnazin në vitin 1964 dhe u regjistrua në Universitetin Georgetown në Washington, ku zgjoi interesin për marrëdhëniet ndërkombëtare. Gjatë viteve të shkollës ai u angazhua të ndihmojë në punët e komitetit të Senatit për punët e jashtme të cilat i udhëhiqte senatori William Fulbright, demokrat nga Arkanzasi.

Clinton ishte admirues i tij sepse kritikonte rreptë përzierjen amerikane në luftën e Vietnamit. Clintoni gjithashtu ishte simpatizues i lëvizjes së zezakëve të viteve 1960-të.

Pas vrasjes në vitin 1968 të Martin Luther King (disa ditë para se ta kryente shkollimin), që shkaktoi kryengritjen e zezakëve në disa qytete amerikane, Clintoni ishte vullnetar për të ndihmuar me ushqim dhe veshmbathje për njerëzit që kishin mbetur pa shtëpi.

Gjatë vitit të dytë të studimeve Clintoni fitoi bursën e Rhod dhe shkoi në Universitetin e Oxfordit në Angli ku kaloi dy vite. Në vitin 1970, Clintoni u regjistrua në Fakultetin Juridik në universitetin e Yale. Shkollimin e pagoi duke punuar në punë të ndryshme. Këtu takoi Hillary Diane Rodham nga Chicagoja. Clintoni u diplomua për Juridik në vitin 1973 dhe shkon në Fayetteville në Arkansas për të dhënë mësim në Fakultetin Juridik të Arkanzasit. Ai dhe Hillari u martuan më 19 nëntor 1975.

Ata kanë vetëm një vajzë, Chelsea Victoria Clinton.

Ai ka shërbyer më parë si Guvernator i Arkansas nga viti 1979 deri në vitin 1981 dhe nga 1983 deri në vitin 1992, dhe si Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Arkansas nga viti 1977 deri më 1979.

Klinton është anëtar i Partisë Demokratike. Ideologjikisht ai i përkiste demokratëve të rinj, dhe shumë prej politikave të tij reflektonin një filozofi të rrugës të tretë centriste të qeverisjes.

Bill Clintoni gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-s për ndërhyrjen e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999.

Continue Reading

Të kërkuara