Lajmet

Zëdhënësi i DhSK-së: Ish-krerët e UÇK-së s’mund të gjykohen në liri, shkak pengimi i drejtësisë e arratisja

Published

on

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka thënë se ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, nuk mund të gjykohen në liri për shkak të rrezikut të arratisjes e pengimit të dëshmitarëve.

Duke folur specifikisht për kërkesën e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për gjykim në liri, Doyle ka thënë se ekziston rreziku që i akuzuari mund të “kryejë krime tjera”. Ndërsa sa i përket zgjatjes së këtij procesi gjyqësor, Doyle është arsyetuar se afati është deri në prill të vitit të ardhshëm.

“Unë nuk do të doja të jepja një vlerësim nëse procesi i Gjykatës është duke shkuar ngadalë, por ajo çka ne e dimë është qe rastet vazhdojnë tash e 13muaj dhe përgjatë këtyre 13 muajve, Paneli Gjykues po ripërsërit kërkesën e tyre drejt palëve duke u kërkuar atyre te mbajnë konferenca, të përshtatin dhe të iniciojnë ligje të reja të cilat për qellim kanë një gjykim jo vetëm me të drejt dhe me të saktë por edhe një gjykim sa më të shpejt të mundshëm. Prokuroria më herët ka dhënë një afat deri ne prill të vitit 2025 për prezantimin e rastit të tyre dhe gjykatësit kanë ndërmarrë hapa së bashku me palët se si të vazhdojnë sa më shpejt të munden”, ka thënë Doyle.

Zëdhënësi i DhSK-së nuk është fort optimist se ky proces do të përfundojë në vitin 2025, por që kanë kërkuar përshpejtim në marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

“Nuk do te doja të spekuloja rreth kësaj por ajo çka kemi dëgjuar se fundmi gjatë kësaj jave në sallën e gjyqit, kemi dëgjuar gjykatësit duke pyetur nëse dhe si po planifikojnë te përfundojnë rastin e tyre përgjatë këtij afati dhe kemi dëgjuar prokurorinë duke thënë se ende janë duke punuar drejt afatit të dhënë për prill të vitit 2024 por ata gjithashtu kane thënë se kanë kërkuar reduktimin dhe përshpejtimin në ecjen e dëshmive”, u shpreh ai.

Sa i përket kërkesës së ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli që të gjykohet në liri, Doyle ka thënë se trupi gjykues e ka parë të arsyeshme ta refuzojë për shkak të pengimit të drejtësisë.

“Trupi gjykues çdo dy muaj duhet të vlerësojnë nëse arsyet justifikojnë dënimin e të akuzuarit ato duhet te vlerësojnë nëse ekziston rreziku se personi do të arratiset, nëse do te pengojnë drejtësinë ose rrezikojnë që i akuzuari të bëjë krime tjera, të gjitha këto rishikime bëhen çdo dy muaj. Deri tani trupi gjykues ka konstatuar se ekziston rreziku i pengimit te vazhdimësisë dhe mundësisë për krime tjera. Ka pasur indikacione, të dhëna qe disa gjera janë komunikuar në dhomën e dënimit për dëshmitarë të mbrojtur dhe deri me tani gjykatësit thonë se rreziku që i akuzuari mund të pengoj procesin dhe te kryej krime tjera”, theksoi ai.

I pyetur nëse gjatë këtij procesi ka prani të dëshmive nga pala serbe, Doyle është arsyetuar se Prokuroria e Gjykata janë të ndara. Ai ka thënë se është Prokuroria ajo që mundohet t’i gjejë provat dhe ta bind gjykatën për një proces të tillë.

“Mënyra se si provat dhe dëshmitë funksionojnë është që Prokuroria që është e pavarur nga Gjykata është neutrale. Prokuroria heton dhe mundohet të gjejë fajtorin, mbrojtja mundohet të tregoj që prokuroria nuk ka paraqitur si duhet provat dhe gjykata është ne mes andaj ajo gjykon vetëm nëse provat janë te vlefshme autentike relevante për rastin por  është prokuroria ajo qe sjellë provat në Gjykatë”, u shpreh ai.

lajme

Shawn Mendes reagon ashpër për situatën në Gaza: “Po ndodh një gjenocid para syve tanë, artistët të flasin”

Published

on

By

Këngëtari i njohur kanadez, Shawn Mendes, ka publikuar një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale në mbështetje të Palestinës, duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të vrasjeve në Gaza dhe duke u kërkuar kolegëve të tij artistë që të mos heshtin.

Përmes një deklarate të shkruar, artisti 28-vjeçar e ka cilësuar situatën aktuale si gjenocid, duke theksuar se fëmijët dhe familjet palestineze kanë vuajtur tepër gjatë dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë. Mendes ka bërë të ditur se është duke u informuar vazhdimisht për të kuptuar se si mund të kontribuojë dhe se tashmë ka dhuruar donacione për disa organizata humanitare, duke ftuar edhe ndjekësit e tij të veprojnë njëjtë.

“Miqtë e mi dhe kolegë artistë, e di që mund të duket e frikshme të flasësh hapur; e ndiej edhe unë tani teksa e shkruaj këtë… Por ndiej nevojën të bëj diçka për të ndihmuar. Sa më shumë prej nesh ta përdorin zërin, aq më afër ndryshimit jemi. Këta fëmijë në Palestinë janë detyruar të jenë trima për një kohë të gjatë. Tani është radha jonë të bëjmë të njëjtën gjë”, ka shkruar Mendes.

Në mbyllje të reagimit të tij, këngëtari ka bërë thirrje që të normalizohet ngritja e zërit në mbrojtje të atyre që vuajnë nga shtypja, duke listuar gjashtë hapa konkretë veprimi: dhuroni, edukohuni, inkurajoni, sfidoni, mbani përgjegjës ata që janë në pushtet dhe votoni. /E.A/

Continue Reading

Kulturë

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

lajme

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 pas një përmbysjeje dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me 10 pikë, aq sa kanë edhe “Gjelat”.

Ndeshja nisi më mirë për francezët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, pas asistimit nga Nicolo Cambiaghi.

Në pjesën e dytë, italianët shpërdoruan një rast të artë për të kaluar në epërsi, pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë në minutën e 60-të. Por vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1 pas një asistimi të Federico Dimarcos.

Fitoren e Italisë e vulosi sërish Francesco Pio Esposito në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Dayot Upamecano, për rezultatin përfundimtar 3-1. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara