Shëndeti

Zbuloni nëse keni toksina në trup

Published

on

Toksinat na rrethojnë dhe na kërcënojnë rregullisht çdo ditë. Ato gjenden në ajër, ujin që pijmë dhe ushqimet që hamë dhe na rrezikojnë shëndetin në mënyrë të frikshme.

Toksinat akumulohen në organizëm por kur arrijnë një nivel tepër të lartë, organizmi sëmuret. Në këtë artikull do të mësoni për një sërë simptomash që tregojnë që niveli i toksinave në trupin tuaj është tepër i lartë.

Konstipacioni
Substancat ngjyruese, aromatike dhe ruajtëse të ushqimeve që konsumojnë përfundojnë në stomak duke dëmtuar tretjem. Akumulimi i toksinave në organizëm shkakton menjëherë konstipacion.

Mjegullimi i Trurit
Nëse ndiheni konfuzë dhe të pazotë për t’u përqendruar në punë, fajësoni toksinat. Ato e përthajnë organizmin nga vitaminat dhe mineralet e nevojshme dhe shkaktojnë probleme me vëmendjen apo mjegullim të trurit.

Aroma e Keqe e Trupit
Toksinat ndikojnë edhe tek aroma e trupit apo gojës. Kur treten, ato prodhojnë gazra dhe aroma që avullojnë nëpërmjet poreve të lëkurës dhe shkaktojnë erën e keqe.

Dhimbje Muskulare
Dhimbjet e pajustifikuara muskulare i atribuohen toksinave. Këto dhimbje janë tregues të drejtpërdrejtë të një inflamacioni në organizëm.

Njolla në Lëkurë
Shampot, sapunët, kremërat që përdorim përmbajnë shumë substanca të dëmshme për organizmin dhe lëkurën. Ekspozimi i lartë ndaj këtyre substancave toksike shkakton akne, njolla në lëkurë dhe ekzemë.

Gjumi
Akumulimi i toksinave në trup është drobitës dhe prish gjumin. Sa më i lartë niveli i toksinave në trup, aq më të vështirë do ta keni për të fjetur. Pagjumësia më pas shkakton një sërë problemesh shëndetësore.

Shtimi Në Peshë
Njerëzit në organizmin e të cilëve janë akumuluar sasi të mëdha toksinash, shtojnë më shumë në peshë. Kjo ndodh sepse toksinat ndikojnë në punën e hormoneve, përfshirë këtu ato që janë përgjegjëse për djegien e kilogramëve të tepërt.

Rënia e Flokëve
Rënia e flokëve është ndikim i drejtpërdrejtë i toksinave që gjenden tek tymi i duhanit dhe jo vetëm. Këto toksina janë të tmerrshme për flokun.

Si Të Detoksikoheni Sa Më Parë
Ekspertët thonë se detoksikimi është një proces i rëndësishëm por jo i vështirë. Sipas tyre, njeriu duhet të pijë sa më shumë ujë, çaj të lulerradhiqes, majdanozit apo gjembgomarit. Ata këshillojnë konsumin e probiotikëve dhe praktikimin e jogës, një aktivitet fizik që përmirëson qarkullimin e gjakut dhe largon toksinat./AgroWeb

Continue Reading

Shëndeti

Ekspertët paralajmërojnë: Kujdes nga përbërësi i përditshëm që rrit tensionin e gjakut

Published

on

Një përbërës që gjendet në çdo vakt të përpunuar mund të jetë një nga fajtorët më të mëdhenj për tensionin e lartë të gjakut – dhe jo, nuk bëhet fjalë për kripën, por për sheqernat e shtuara.

Ekspertët kanë ngritur alarmin se sheqeri i shtuar, i pranishëm në pije të gazuara, ushqime të përpunuara, gatime të gatshme, madje edhe në shumë produkte “të shëndetshme” mund të rrisë ndjeshëm tensionin e gjakut, duke rritur rrezikun për atak në zemër, infarkt cerebral dhe vdekje të parakohshme.

Sheqeri, një “vrasës i heshtur” krahas kripës

Edhe pse është e njohur se konsumi i tepërt shkakton hipertension, një sërë studimesh të fundit tregojnë se teprimi me sheqerna të shtuara mund të ketë të njëjtat efekte të rrezikshme për shëndetin kardiovaskular.

Sipas studimeve:

Personat që marrin më shumë se 25% të kalorive ditore nga sheqernat e shtuara janë tre herë më të rrezikuar për të vdekur nga sëmundjet e zemrës. Konsumimi i pijeve të ëmbëlsuara më shumë se 8 herë në javë shoqërohet me rritje të rrezikut për aneurizëm në zemër deri në 30%, si dhe rritje të rrezikut për dështim të zemrës apo infarkt cerebral deri në 20%.

Problemi i padukshëm: Miliona me tension të lartë pa e ditur

Rreth 14 milionë persona vetëm në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë me tension të lartë të gjakut shumë prej tyre pa simptoma dhe pa e ditur. Në shumicën e rasteve, hipertensioni zbulohet vetëm pasi ndodh dëmtimi serioz.

Sipas ekspertëve, mungesa e vetëdijes për përmbajtjen e sheqerit të shtuar në produktet e kuzhinës e bën situatën edhe më alarmante, duke rritur rrezikun për komplikime të shumta shëndetësore.

Si ndikon sheqeri në trupin tonë?

Sheqeri ndikon negativisht në profilin metabolik, duke rritur rrezikun për sindromën metabolike, një grup problemesh që çojnë në diabet të tipit 2 e sëmundje të zemrës. Sheqernat e shtuara rrisin nivelin e acidit urik, një mbetje trupore që në nivele të larta mund të:

Ndikojë negativisht në prodhimin e oksidit nitrik – i cili ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut;

Nxisë ngushtimin e enëve të gjakut dhe aktivizimin e sistemit renin-angiotensin-aldosteron, mekanizëm për tensionin e gjakut.

Studimet e reja: Sa më shumë ushqim të përpunuar, aq më shumë rrezik

Shkencëtarët në Kinë zbuluan se për çdo 100 gram ushqim ultra të përpunuar të konsumuar në ditë (të pasur me sheqerna dhe kripë):

Rreziku për ngjarje kardiovaskulare rritet me gati 6%;

Rreziku për hipertension rritet me 14.5%. Ushqimet ultra të përpunuara përfshijnë gjithçka që përmban ngjyrues artificialë, ëmbëlsues, konservues dhe përbërës që i japin jetëgjatësi produktit. Zgjidhje e re në horizont: ilaçi “cudibërës” për tensionin e lartë.

Miliona pacientë që nuk reagojnë ndaj trajtimeve ekzistuese për hipertensionin përfitojnë së shpejti nga një ilaç revolucionar i quajtur Baxdrostat. Ky medikament, i cilësuar si “triumf i shkencës”, është i pari që sulmon shkakun bazë të hipertensionit, jo vetëm simptomat.

Baxdrostat pritet të jetë i disponueshëm në sistemin shëndetësor britanik që nga viti i ardhshëm, në një kohë kur numri i të prekurve nën moshën 50 vjeç është në rritje alarmante. Faktorët kryesorë të hipertensionit: jo vetëm ushqimi

Përveç ushqimeve të përpunuara dhe kripës, ekspertët po theksojnë edhe rolin e mungesës së gjumit, dietës së dobët, alkoolit të tepërt (i cili shpesh përmban shumë sheqer), por edhe stresit kronik, veçanërisht te të rinjtë – një faktor që shpesh është anashkaluar.

Në përfundim: Sheqeri – armiku i padukshëm i zemrës

Ndërsa kripa ka qenë në qendër të vëmendjes kur flitet për hipertensionin, sheqeri i shtuar në ushqimin e përditshëm mund të jetë “vrasës i heshtur” tjetër që po na dëmton shëndetin në mënyrë të pandërgjegjshme.

Ekspertët këshillojnë që konsumatorët të lexojnë me kujdes etiketat dhe të reduktojnë sa më shumë produktet e përpunuara, për të ruajtur një zemër të shëndetshme dhe jetë më të gjatë.

Continue Reading

Shëndeti

Si bëhet diagnostikimi i autizmit?

Published

on

Sipas grupit të avokimit “Autism Speaks”, një në çdo 36 fëmijë në SHBA ka një çrregullim të spektrit të autizmit (ASD).

Diagnoza e hershme është thelbësore për të ndihmuar në trajtimin e gjendjes, por si bëhet një diagnozë?

Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kanë përmbledhje të përditësuar të asaj që përfshihet në diagnostikimin e autizmit tek fëmijët.  “Diagnostifikimi i çrregullimit të spektrit të autizmit mund të jetë i vështirë sepse nuk ka asnjë test mjekësor, si një test gjaku, për të diagnostikuar çrregullimin,” vuri në dukje agjencia.

“Mjekët shikojnë historinë e zhvillimit dhe sjelljen e fëmijës për të vendosur një diagnozë.”

Në cilën moshë mund të bëhet një diagnozë?

Sipas CDC, koha në të cilën fëmija merr një diagnozë ndryshon. Ndonjëherë një çrregullim i spektrit të autizmit zbulohet në moshën 18 muajshe, apo edhe më parë, por vetëm në moshën 2-vjeç mund të konsiderohet i besueshëm një diagnozë nga një profesionist i trajnuar.

Një diagnozë e autizmit mund të mos vijë deri më vonë në fëmijëri. Disa njerëz nuk janë të vetëdijshëm se kanë çrregullim të spektrit të autizmit derisa të diagnostikohen si të rritur. Një diagnozë e besueshme duhet të bëhet në fëmijëri, kur terapitë janë më efektive, tha CDC.

Monitorimi i zhvillimit

Ndërsa fëmijët rriten, duhet të inkurajohen bisedat midis prindërve dhe ofruesve të kujdesit shëndetësor që përqendrohen në aftësitë e fëmijëve, thekson CDC. Ndjekja e zhvillimit të fëmijës suaj – p.sh sa shpejt ai arrin piketa tipike zhvillimore është thelbësore.

Këto momente lidhen me moshën përfshijnë aftësitë e vëzhguara në lojë, të mësuarit, të folurit dhe sjelljet. Të gjithë mund të jenë pjesë e procesit të “monitorimit të zhvillimit”, prindërit, gjyshërit, punonjësit e çerdheve e mësuesit, japin komente se si një fëmijë po përparon.

Skreningu për çështjet e zhvillimit dhe autizmin

Akademia Amerikane e Pediatrisë, këshillon që ekzaminimi zhvillimor dhe i sjelljes ndodh për fëmijët gjatë vizitave të rregullta në mosha: 9 muaj, 18 muaj dhe 30 muaj. Kur bëhet fjalë për ekzaminimin specifik të çrregullimit të spektrit të autizmit, duhet të ndodhin në moshën 18 muajshe dhe 2 vjeç, sipas rekomandimeve të akademisë.

Ekzaminimi mund të ndodhë në raste të tjera, nëse një kujdestar ose mjek shqetësohet se një fëmijë mund të ketë autizëm, ose nëse një fëmijë është në rrezik për një çrregullim të spektrit të autizmit (p.sh fëmija ka një vëlla ose një anëtar tjetër të familjes me këtë gjendje).

Continue Reading

Shëndeti

Studim: Ëmbëlsuesit artificialë mund të përshpejtojnë plakjen e trurit!

Published

on

Një studim i botuar në revistën Neurology tregon se konsumimi i lartë i ëmbëlsuesve artificialë, si Equal apo Sweet’N Low, lidhet me rënie më të shpejtë të aftësive mendore dhe kujtesës.

Hulumtuesit nga Universiteti i São Paulos në Brazil analizuan shëndetin e 12,800 të rriturve për një periudhë mesatare prej tetë vitesh.

Rezultatet treguan se personat që konsumonin më shumë ëmbëlsues kishin rënie 62% më të shpejtë të funksioneve njohëse, e barabartë me rreth 1.6 vite plakje shtesë të trurit, shkruan HealthDay.

Efekti ishte më i fortë te personat e moshës së mesme dhe te ata me diabet, ndërsa nuk u pa një lidhje e qartë tek personat mbi 60 vjeç.

Nga ëmbëlsuesit e studiuar, të gjithë përveç tagatozës rezultuan të lidhur me rënie të kujtesës dhe aftësive njohëse.

Studiuesit paralajmërojnë se, ndonëse promovohen si alternativa më të shëndetshme ndaj sheqerit, ëmbëlsuesit artificialë mund të kenë pasoja negative për shëndetin e trurit në afatgjatë.

Continue Reading

Shëndeti

Duart si pasqyrë e shëndetit, ja shenjat që nuk duhen neglizhuar

Published

on

Duart tona mund të zbulojnë shumë rreth gjendjes së brendshme shëndetësore.

Sipas ekspertëve, ndryshimet në lëkurë, gishtërinj dhe thonj mund të jenë paralajmërime për sëmundje serioze si artriti reumatoid, sindroma e Raynaud, tuneli karpal apo edhe çrregullime neurologjike si Parkinsoni.

Simptoma të tilla si dridhja e duarve, gishtërinjtë e ftohtë, njolla të kuqe apo kafe, dhimbje dhe ndjesi shpimi nuk duhet të anashkalohen.

Nëse ato vazhdojnë ose përkeqësohen, rekomandohet një kontroll mjekësor për të diagnostikuar në kohë shkakun dhe për të parandaluar ndërlikimet.

Continue Reading

Të kërkuara