Shëndeti

Zbuloni cilat janë ushqimet e duhura që djegin yndyrnat në trup

Më poshtë do të gjeni listën me ushqimet e duhura që do t’ju ndihmojnë për një trup në formë.

Published

on

Rënia në peshë është një mision i vështirë por jo i pamundur. Ajo arrihet jo nëpërmjet regjimeve drastike por nëpërmjet ushqimeve të shëndetshme që djegin yndyrnat.

Më poshtë do të gjeni listën me ushqimet e duhura që do t’ju ndihmojnë për një trup në formë.

Kosi
Kosi është i pasur me proteina dhe ju mban të ngopur për shumë gjatë. Për më tepër, ju vihet në dukje se trupi djeg më shumë kalori duke tretur proteina se karbohidrate.

Kanella
Kanella ka rol stabilizues të sheqernave në gjak. Ajo frenon oreksin veçanërisht tek diabetikët.

Specat Djegës
Specat djegës ndihmojnë të frenojnë oreksin dhe të përshpejtojnë metabolizmin. Kjo aftësi i atribuohet kapsaicinës që gjendet tek specat.

Çaji Jeshil
Çaji jeshil e nxit organizmin të tresë më shumë yndyrna. Për të marrë këtë përfitim, ju duhet të pini çaj jeshil disa herë në ditë.

Qitro
Qitro ju mban të ngopur për shumë gjatë dhe ka pak kalori. Nëse konsumoni gjysëm qitroje ose një gotë me lëng qitroje përpara vaktit, do të konsumoni më pak ushqim.

Shalqini
Shalqini është plot me lëng dhe ushqyes. Ju kujtojmë se shalqini është një burim i shkëlqyer i antioksidantëve dhe vitaminave A dhe C. Ushqime të tilla zënë shumë vend në stomak duke ju lënë të ngopur.

Dardhët Dhe Mollët
Këto fruta janë të pasura me ujë, fibër dhe vitamina. Duke ngrënë mollët dhe dardhat do të ndiheni të ngipur dhe do të digjni kalori vetëm duke u përtypur.

Frutat E Pyllit
Frutat e pyllit janë të pasura me ujë dhe fibër që garantojnë një ngopje afatgjatë. Boronicat janë një frut i shkëlqyer për rënien në peshë sespe janë të pasur me antioksidantë.

Perimet E Freskëta
Selinoja, karrotat e perime të tjera të freskëta e të pagatuara janë ideale për të djegur kaloritë, humbur në peshë dhe për tu ndierë të ngopur.

Patatja E Ëmbël
Patatja e ëmbël është e pasur me kalium, beta karoten, vitaminë C dhe fibër. Ajo mund të shihet dhe gatuhet veçmas dhe të plotësojë nevojat tuaja ushqimore.

Veza
Një vezë ka 75 kalori dhe 7 gramë fibër. Sipas të dhënave, trupi djeg më shumë kalori duke tretur një vezë se sa një vakt të pasur me karbohidrate.

Kafeja
Kafeja stimulon metabolizmin dhe mund t’ju ndihmojë të humbisni në peshë. Por ajo nuk bën punë nëse ju shtoni elementë të tjerë shtesë që rrisin numrin e kalorive.

Sallata
Sallata, sidomos ajo jeshile ka plot ujë dhe zë shumë hapësirë në stomak. Ajo ju mban të ngopur dhe ju ndihmon të digjni më shumë kalori.

Uthulla E Mollës
Uthulla e mollës i jep shije sallatave por ka pak kalori dhe për më tepër ju ndihmon të digjni shumë prej tyre.

Arrorët
Arrorët janë një mënyrë e shkëlqyer për të frenuar urinë mes vakteve. Ato ndihmojnë në rënien në peshë dhe përmirësojnë nivelin e kolesterolit. Megjithatë, duke qenë se kanë shumë kalori, rekomandohet që të mos e teproni.
Mishi I Pulës

Në vijim të listës, ju kujtojmë se edhe mishi i pulës është një burim i shkëlqyer proteinik dhe përmban pak yndyrë. Ai ju ndihmon të digjni kalori nëse e shoqëroni me barishte, zarzavate dhe perime.

Peshku
Peshku përmban acide yndyrore që mbrojnë zemrën dhe shmangin sëmundje kronike. Zgjidhni salmonin, skumbrinë dhe peshq të tjerë të shëndetshëm./AgroWeb

Continue Reading

Shëndeti

Dhimbjet e shpinës, shkaku kryesor i mungesave në punë: Si t’i parandaloni?

Published

on

Dhimbjet e shpinës janë bërë një nga problemet më të shpeshta shëndetësore në mbarë botën, duke prekur miliona njerëz çdo vit.

Sipas ekspertëve, ky shqetësim është arsyeja kryesore e mungesave në punë dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës.

Shkaktarët kryesorë lidhen me qëndrimin e gjatë ulur para kompjuterit, mungesën e aktivitetit fizik, mbipeshën si dhe stresin e përditshëm.

Si ta parandaloni:

Mbani një qëndrim të drejtë trupor gjatë uljes dhe ecjes.

Bëni ushtrime të lehta për shpinën të paktën 15 minuta në ditë.

Shmangni ngritjen e peshave të rënda në mënyrë të gabuar.

Kujdesuni për peshën trupore dhe ushqehuni shëndetshëm.

Mjekët këshillojnë që dhimbjet e përsëritura të mos neglizhohen. Nëse simptomat zgjasin më shumë se disa javë, është e nevojshme të konsultoheni me një specialist për diagnozë dhe trajtim të duhur.

Kur duhet të shkoni te mjeku?

Nëse dhimbja vazhdon më shumë se dy javë, shoqërohet me mpirje të këmbëve, dobësi muskulore a vështirësi në ecje, kërkohet konsultim me mjekun. Në raste të caktuara, dhimbja mund të lidhet me hernie diskale ose probleme të tjera më serioze që kërkojnë trajtim të posaçëm.

Dhimbjet e shpinës nuk duhen neglizhuar. Duke bërë ndryshime të vogla në stilin e jetesës dhe duke u kujdesur për trupin çdo ditë, mund të shmangim pasoja serioze dhe të ruajmë shëndetin afatgjatë.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Ngushtimet e muskujve të këmbës: shkaqet dhe parandalimi

Published

on

Tkurrjet muskulore në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur shfaqen gjatë natës. Këto ngërçe prekin pjesën e pulpës së këmbës, shputën e këmbës madje edhe tendinët.

Ato janë më të shpeshta pas moshës 40-50 vjeçare. Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë arritur ta përcaktojnë shkaktarin e tkurrjeve muskulore, por teoritë janë të shumta.

Shkaqet e mundshme të ngërçit të këmbës

Stili modern i jetesës është një nga shkaktarët e mundshëm të tkurrjeve të muskujve të këmbës. Nëse më parë, njerëzit kalonin shumë kohë duke ecur, duke u ulur dhe ngritur në këmbë, shtendosjes së tendinëve të këmbës i kushtohet më pak kohë. Gjatë gjumit, këmba është në pozicion të njëjtë për disa orë dhe çdo lëvizje e vogël shkakton kontraktim.

Ngërçet e këmbës shfaqen më shumë në verë se në dimër, Sipas të dhënave gjatë verës, rritja dhe riparimi i nervave është më intensiv.

Trupi prodhon vitaminë D nga ekspozimi i diellit, trupi përshpejton riparimin e nervave. Sipas teorive tjera, gjatë verës njerëzit ushtrohen dhe djersijnë më shumë duke u dehidratuar rregullisht. Dehidratimi është identifikuar si shkaktar i mundshëm i ngërçeve muskulore.

Këto të fundit shfaqen më shumë në rastet e shtatzënisë, depresionit, artritit dhe tensionit të lartë.

Si të parandaloni ngërçet e këmbës?

Ekspertët thonë se njerëzit që kryejnë shtendosje të rregullta të gjymtyrëve para gjumit pësojnë më pak kontraktime. Për më tepër, sipas informacioneve, konsumi i shumë ushqimeve me magnez është i këshillueshëm kundër ngërçeve.

Ushqime të pasura me magnez janë fasulet, arrorët, drithërat e plota dhe barishtet. Përpos ushqimeve, duhet të pini shumë ujë gjatë ditës dhe të merrni edhe vitamina B. Kur ngërçi kaplon këmbën, sigurohuni që ta shtendosni atë sa më shumë shtrirë ose në këmbë.

Continue Reading

Shëndeti

Tre mënyra të thjeshta për të larguar dhimbjen e kokës më shpejt

Published

on

Continue Reading

Shëndeti

Ushqimet për mëngjes që do t’ju mbajnë të ngopur gjatë

Published

on

Shpesh ndodh që pas një mëngjesi të shpejtë, vetëm pak orë më vonë ndjejmë uri dhe kërkojmë diçka tjetër për të ngrënë.

Por sipas nutricionistëve, sekreti për një mëngjes të shëndetshëm dhe të ngopur që zgjat gjatë gjithë paradites, qëndron te kombinimi i proteinave, fibrave dhe yndyrave të shëndetshme.

Specialistët sugjerojnë vezët, të cilat janë të pasura me proteina, të kombinuara me perime të freskëta ose bukë integrale.

Një tjetër alternativë e shëndetshme është tërshëra me qumësht ose kos, e shoqëruar me fara chia apo arra, që ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe ngopjes për një kohë më të gjatë.

Nëse zgjidhni mëngjes me vetëm karbohidrate të thjeshta, si biskota apo brumëra, ndjenja e urisë do të rikthehet shpejt.

Prandaj, ekspertët këshillojnë një vakt të ekuilibruar që jo vetëm ngop, por edhe përmirëson përqendrimin dhe performancën gjatë ditës.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara