Shëndet

Zbuloni çfarë ndodh me mëlçinë nëse pini 2 filxhanë kafe në ditë

Vlera e kafesë: Ul rrezikun e sklerozës së shumëfishtë; Ul rrezikun e vdekjes së parakohshme; Lufton depresionin.

Published

on

Ka ditë kur mëngjesi nis me aq vrull sa një filxhan kafe nuk mjafton dhe menjëherë rrufit të dytin. Kafeja është një nga pijet më popullore në botë, duke patur në konsideratë faktin se çdo vit njerëzit pijnë plot 450 miliardë filxhanë kafe. Kafeja është e pasur me antioksidantë dhe mund të jetë e dobishme për mëlçinë.

Mëlçia është shpesh e rrezikuar nga ciroza hepatike, një sëmundje kronike që shkakton bllokimin e qarkullimit të gjakut në mëlçi. Por të dhënat tregojnë se nëse pini dy filxhanë kafe në ditë mund të pakësoni gjasat e cirozës hepatike. Një studim i vitit 2016 zbuloi lidhjen e fortë mes konsumit të kafesë dhe rrezikut të cirozës. Sipas shkencëtarëve, kafeina metabolizohet në një substancë që parandalon zhvillimin e cirozës së mëlçisë.

Kafeja Dhe Mëlçia
Ndërkohë, shkencëtarë të tjerë Amerikanë janë të mendimit se pirja e dy filxhanëve me kafe në ditë ul rrezikun e prekjes së mëlçisë nga Hepatiti C. Sipas tyre, kafeja përmban 100 përbërës aktivë përfshirë antioksidantët, polifenolët dhe kafeinën. Kjo e fundit luan një rol kryesor në rrezikun e kancerit të mëlçisë.

Një studim i vitit 2005, i publikuar në Revistën Ndërkombëtare Të Tumorëve nxorri në pah se sasia e kafesë ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e gjasave të shfaqjes së sëmundjeve të mëlçisë. Nga ana tjetër, kafeja luan një rol të fortë parandalues kundër hepatitit C, një sëmundje ngjitëse që prek mëlçinë.

Plot 150 milionë njerëz në botë vuajnë nga kjo sëmundje, sipas Organizatës Botërore Të Shëndetësisë. Shumë studime të kryera në vitet 2009 dhe 2011 treguan se kafeina ka një rol mbrojtës të mëlçisë kundër shumë sëmundjeve kronike. Sipas tyre, progresi i këtyre sëmundjeve ngadalësohet falë konsumit të dy ose tre filxhanëve me kafe në ditë.

Vlera Të Tjera Të Kafesë
-Ul rrezikun e sklerozës së shumëfishtë
-Ul rrezikun e vdekjes së parakohshme
-Lufton depresionin
-Mbron nga diabeti i tipit 2
-Pakëson gjasat e shfaqjes së kancerit të lëkurës
-Përmirëson performancën fizike
-Ndihmon në rënien në peshë
-Këto përfitime vlejnë nëse ju pini më pak se tre filxhanë në ditë
-Në të kundërt, kafeja mund të kthehet në një armik të organizmit
Kafeja nuk duhet pirë me stomak bosh sepse shkakton një rënie të menjëhershme të sheqerit në gjak dhe rrit nepsin për ëmbëlsira. Ju nuk duhet të pini kafe pas orës 14:00 dhe shoqërojeni me pak kanellë pluhur për një shije më të mirë./AgroWeb

Continue Reading

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?

Published

on

Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.

Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.

Si ta matni saktë?

Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.

Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.

Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.

Çfarë tregon pulsi?

Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.

Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.

Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.

Këshilla për puls të shëndetshëm

Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).

Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).

Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.

Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.

Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara