Sport

Zbulohet kriteri që nuk po arrin të plotësohet për ta sjellë stadiumin “974” në Kosovë

“Jemi ende në garë sepse nuk i është dhënë askujt. Jemi konkurrent potencial”, tha ai.

Published

on

Stadiumi “974”, arenë në të cilën u zhvilluan disa prej ndeshjeve në Kampionatin Botëror të futbollit u përfol se mund të bartet në Kosovë për shkak të strukturës së tij të ndërtimit prej 974 kontenjerëve.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kishte zbuluar për KP se Kosova ka kandiduar për ta marr atë stadium, sidomos pas vizitës së Gianni Infantinos në Kosovë.

Por, një gjë e tillë duket vështirë e realizueshme dhe është Ademi ai që ka thënë se kostoja tejet e lartë e bartjes së tij nga Katari në Kosovë është pengesa kryesore.

Por, përkundër kësaj, i pari i FFK-së thotë se Kosova është ende në garë sepse edhe më tutje nuk është vendosur se kujt do t’i jepet ai stadium.

“Edhe jemi ende në garë sepse nuk i është dhënë askujt. Jemi konkurrent potencial, por ne nuk e kemi plotësuar një kriter, kriteri është që nuk kemi dërguar pjesë garantuese, apo letër garantuese që transportin do ta bëjmë sepse është kriter, është kusht. Ne si federatë nuk kemi mundur sepse aq sa kushton me njohuritë që janë dhënë përafërisht, nuk e kemi buxhetin, përafërsisht aty është buxheti i Federatës së Futbollit dhe nëse ne e dërgojmë një garancion me buxhetin tonë, do të thotë do të ishte e pa arsyeshme për vetë faktin se nëse ti e harxhon të gjithë buxhetin në transport, atëherë si do të veprojmë si federatë. Është shumë dhe tani presim, pavarësisht kësaj të gjejmë mirëkuptim dhe nëse na dhurojnë atë stadium do të jetë do të jetë mundësia ndoshta me sponsor, pak ne, pak shteti dhe dikush, që të mundohemi që ta sjellim atë stadium këtu që do të ishte mrekullia vetë”, ka thënë Ademi.

Sport

Fundjavë e gjatë me ndeshjet e Kombëtares së vajzave

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në volejboll nga e premtja do t’i zhvillojë ndeshjet e fundit në kuadër të CEV Volleyball European League.

“Dardanet” do të përballen fillimisht me Malin e Zi të premten, ndërsa të dielën do të luajnë ndaj Hungarisë, ku synimi kryesor mbetet arritja e pikëve të para në këtë fazë të garave.

Ndeshjet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, ku pritet të ketë atmosferë sportive dhe mbështetje për ekipin kombëtar.

Federata dhe ekipi i vajzave kanë bërë thirrje që publiku të jetë i pranishëm dhe të mbështesë “Dardanet” në këto duele të rëndësishme.

D.L

Continue Reading

Sport

Ronaldo reagon pas barazimit të Portugalisë me Kongon

Published

on

Portugalia e ka nisur me barazim aventurën në Kupën e Botës, pasi u ndal 1:1 nga Republika Demokratike e Kongos në ndeshjen e parë të fazës grupore.

Portugezët kaluan në epërsi që në minutën e gjashtë me golin e Joao Neves, ndërsa Kongo barazoi në fund të pjesës së parë me Yoane Wissa.

Pas ndeshjes ka reaguar Cristiano Ronaldo, i cili luajti gjatë gjithë takimit.

“Nuk ishte fillimi që deshëm, por është ende larg nga mbarimi. Kokën lartë dhe të fokusohemi në ndeshjen tjetër”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.

Sulmuesi portugez pati një rast të mirë për të shënuar në pjesën e dytë, por nuk arriti ta konkretizojë.

Me këtë rezultat, Portugalia dhe Kongo marrin nga një pikë në ndeshjen e parë të Grupit K.

D.L

Photo: Associated Press

Continue Reading

Sport

Anglia e Thomas Tuchel thyen një rekord historik në Kupën e Botës

Published

on

By

Kombëtarja e Anglisë e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Kroacinë me rezultatin bindës 4-2 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve. Skuadra e drejtuar nga gjermani Thomas Tuchel tregoi një forcë të jashtëzakonshme sulmuese dhe efikasitet të lartë, duke siguruar menjëherë tri pikët e para të turneut.

Përtej rëndësisë së pikëve, ky triumf shënon edhe një arritje historike për “Tre Luanët”. Për herë të tretë radhazi në histori, Anglia arrin të fitojë ndeshjen hapëse të një Kampionati Botëror – një e dhënë statistikore që nuk e kishte regjistruar kurrë më parë.

Kjo seri pozitive nisi në vitin 2018 me fitoren 2-1 kundër Tunizisë, vazhdoi në Katar 2022 me goleadën 6-2 ndaj Iranit, dhe u konfirmua tashmë në Botërorin 2026 me suksesin ndaj kroatëve. Hera e fundit që anglezët e kanë nisur këtë kompeticion me humbje ka qenë plot 12 vite më parë, në Botërorin 2014, kur u mposhtën 2-1 nga Italia.

Ky rekord i ri konfirmon stabilitetin dhe vazhdimësinë e Anglisë në skenën e madhe të futbollit, duke i pozicionuar ata që në start si një nga pretendentët kryesorë për të shkuar deri në fund të turneut. /E.A/

Continue Reading

Sport

Botërori 2026 vazhdon me gjashtë ndeshje interesante në dy ditët e ardhshme

Published

on

By

Programi hapet më 18 qershor në orën 01:00 me përballjen mes Ganës dhe Panamasë. Tre orë më vonë, në orën 04:00, Uzbekistani do të përballet me Kolumbinë. Në mbrëmje, në orën 18:00, Çekia luan kundër Afrikës së Jugut, ndërsa nga ora 21:00 Zvicra do të ketë përballë Bosnje-Hercegovinën.

Ndeshjet vazhdojnë pas mesnate, kur më 19 qershor në orën 00:00 do të luhet takimi Kanada – Katar. Programi mbyllet në orën 03:00 me sfidën mes Meksikës dhe Koresë së Jugut, një përballje që pritet të zgjojë interes të madh te tifozët.

Këto ndeshje mund të kenë ndikim të rëndësishëm në renditjen e grupeve, pasi kombëtaret synojnë pikë të vlefshme në garën për kualifikim në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Botëror.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara