Sport

​Zbulohet kostoja totale e Lojërave Olimpike “Parisi 2024”

Published

on

Lojërat Olimpike Verore 2024 kanë përfunduar zyrtarisht, pasi atletë nga më shumë se 200 vende morën pjesë në ceremoninë e mbylljes në Paris të dielën. Kostoja e organizimit të Lojërave Olimpike 2024 u vlerësua të ishte rreth 8.2 miliardë dollarë, gjë që do t’i bënte Lojërat Olimpike të Parisit të gjashtat më të shtrenjta të të gjitha kohërave, verë apo dimër, sipas një analize të re të WalletHub.

Lojërat Olimpike Dimërore 2014 në Soçi, Rusi, ishin më të shtrenjtat ndonjëherë, duke kushtuar afro 25 miliardë dollarë, sipas një dokumenti të Universitetit të Oksfordit, e ndjekur nga Lojërat Olimpike Verore në Tokio, fillimisht të planifikuara për vitin 2020, por të vonuara një vit për shkak të pandemisë COVID-19.

Shpenzimet e përfshira në atë vlerësim janë rindërtimi i stadiumit, ceremonitë e hapjes dhe mbylljes dhe kostot operative si shërbimi i ushqimit dhe pagat e fuqisë punëtore, përcjellë KosovaPress.

Rreth 3.2 miliardë dollarë të kostos së Francës u shpenzuan për investime në infrastrukturë në zonat urbane të Parisit përpara ndeshjeve, sipas ËalletHub. Përmirësimet në autostrada, hekurudha, aeroporte dhe hotele dhe shpenzime të ngjashme konsiderohen si jo-sportive nga Komiteti Organizativ Olimpik dhe nuk përfshihen në disa buxhete të Lojërave Olimpike.

Kostot e lidhura me organizimin e disa Lojërave Olimpike të kohëve të fundit kanë qenë aq të larta saqë vendet pritëse humbën para. Brazili humbi rreth 2 miliardë dollarë kur priti Lojërat Verore në Rio de Zhaneiro në 2016. Lojërat Verore në Tokio panë kosto në rritje dhe humbën afërsisht 800 milionë dollarë, sipas një raporti të ESPN.

Sport

Briken Calja shkëlqen në Taranto, shpallet kampion dhe thyen rekorde

Published

on

By

Reprezentuesi i Shqipërisë, Briken Calja, është shpallur kampion i Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme në peshëngritje.

Sportisti i Team Albania dominoi garën në kategorinë deri në 75 kilogramë, duke treguar formë të shkëlqyer.

Në stilin e shkëputjes, Calja realizoi tri prova të suksesshme, duke ngritur 147, 152 dhe 154 kilogramë. Me rezultatin maksimal prej 154 kilogramësh, ai fitoi medaljen e artë dhe njëkohësisht vendosi tri rekorde mesdhetare.

Edhe në stilin e shtytjes, Calja vazhdoi me paraqitje mbresëlënëse. Ai ngriti 184 kilogramë, duke vendosur rekordin mesdhetar në këtë stil dhe duke fituar medaljen e bronztë.

Kjo është një tjetër paraqitje e madhe e peshëngritësit shqiptar, i cili i ka dhuruar Shqipërisë një medalje të artë në “Taranto 2026”.

Me suksesin e Caljas, Shqipëria numëron tashmë gjashtë medalje në këto Lojëra: dy të arta, një të argjendtë dhe tri të bronzta.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Islam Selmani i artë, medalja e 7-të për Kosovën

Published

on

By

Islam Selmani ka shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e artë dhe duke i sjellë Kosovës medaljen e shtatë në këto Lojëra.

Karateisti kosovar triumfoi në finale dhe u shpall kampion, duke shkruar një faqe të rëndësishme për karatenë e Kosovës.

Kjo është medalja e parë e artë për Kosovën në karate në “Taranto 2026” dhe medalja e shtatë e delegacionit kosovar.

Një paraqitje fantastike e Islam Selmanit, i cili tashmë është kampion i Lojërave Mesdhetare.

D.L

Continue Reading

Sport

Briken Calja i artë në “Taranto 2026”, Shqipëria fiton medaljen e dytë të artë

Published

on

By

Briken Calja i ka sjellë Shqipërisë medalje të artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Peshëngritësi shqiptar garoi të martën paradite në kategorinë deri në 75 kilogramë, duke shkëlqyer në stilin e shkëputjes.

Calja fitoi medaljen e artë në shkëputje, pasi ngriti me sukses peshën maksimale prej 154 kilogramësh.

Në stilin e shtytjes, shqiptari u rendit i treti, duke fituar medaljen e bronztë me një peshë maksimale prej 184 kilogramësh.

Me këtë sukses, Calja ka kontribuar në një paraqitje të mirë të Shqipërisë në “Taranto 2026”, ku deri tani ka fituar dy medalje të arta, një të argjendtë dhe dy të bronzta.

Foto: euronews

D.L

Continue Reading

Sport

Sigurohet medalja e shtatë për Kosovën, Islam Selmani në finale

Published

on

By

Islam Selmani ka siguruar medaljen e shtatë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke shkruar njëkohësisht histori për karatenë kosovare.

Karateisti ynë ka triumfuar në gjysmëfinale dhe është kualifikuar në finale, duke i siguruar Kosovës medaljen e parë në karate në këto Lojëra Mesdhetare.

Selmani tani do të luftojë për medaljen e artë, me synimin për ta kurorëzuar paraqitjen e tij me titullin e kampionit.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara