Sport

Zbulohet arsyeja pse Cech u largua nga Chelsea

Cech u largua nga roli i tij si këshilltar teknik dhe i performancës,.

Published

on

Legjenda e Chelseat, Petr Cech, i cili u largua nga roli i tij si këshilltar teknik dhe i performancës, u përplas me pronarin e ri të klubit, Todd Boehly për largimin e Romelu Lukakut përpara se ku i fundit të largohej nga “Stamford Bridge”.

Largimi i Petr Cech nga Chelsea thuhet se erdhi pasi ai nuk u pajtua me pronarin e ri të “Bluve” Todd Boehly për Romelu Lukaku. Lukaku u rikthye në “Stamford Bridge” verën e kaluar, por belgu ka pasur vështirësi para portës për skuadrën Thomas Tuchel.

Dhe 12 muaj më vonë, Lukaku duket se do të kthehet në rrugën e tij për tek Interi, përcjell KosovaPress.

Cech u largua nga roli i tij si këshilltar teknik dhe i performancës, pas largimit të Bruce Buck dhe Marina Granovskaia nga Chelsea.

Sipas “Telegraph”, Cech ishte i pakënaqur me rolin e tij të reduktuar dhe ai besonte se Lukakut duhet t’i jepej një shans i dytë.

Belgu arriti në një marrëveshje pesëvjeçare, në shumën afro 110 milionë eurosh, verën e kaluar pasi fitoi titullin e Serie A.

Megjithatë, Lukaku nuk ka qenë në gjendje të përsërisë formën e tij të Serie A në nivelin e Premier Ligës. Dhe belgu ishte në gjendje të shënonte vetëm tetë gola në Premier League sezonin e kaluar, ndërsa një asistim të vetëm në 26 paraqitje

Continue Reading

Sport

Freiburg dhe Aston Villa përballen sonte në finalen e Ligës së Evropës

Published

on

By

Sonte do të luhet finalja e madhe e Ligës së Evropës, ku Freiburg dhe Aston Villa do të përballen për trofeun e dytë më të rëndësishëm të futbollit evropian për klube.

Të dy ekipet vijnë në këtë finale pas një sezoni të suksesshëm në garë, duke treguar formë të lartë dhe duke eliminuar rivalë të fortë në fazat eliminatore.

Ndeshja finale do të zhvillohet në orën 21:00, në stadiumin “Beşiktaş Park”, dhe pritet të sjellë një duel të fortë mes përfaqësuesit gjerman dhe atij anglez.

Si Freiburg ashtu edhe Aston Villa synojnë ta mbyllin sezonin evropian me trofe, në një finale që pritet të jetë e luftuar deri në minutat e fundit.

Continue Reading

Sport

Ferizaj dhe Dukagjini përballen nesër në finalen e Kupës së Kosovës

Published

on

By

Finalja e Kupës së Kosovës në futboll do të zhvillohet nesër, më 21 maj 2026, ku Ferizaj dhe Dukagjini do të luftojnë për trofeun e madh të sezonit.

Ndeshja është e programuar të nisë në ora 20:00 dhe do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të dy skuadrat vijnë me synime të qarta për ta mbyllur sezonin me një trofe, ndërsa pritet një atmosferë e zjarrtë në kryeqytet me mbështetje të madhe nga tifozët.

Ferizaj dhe Dukagjini kanë arritur në finale pas një rrugëtimi të suksesshëm në Kupë, duke eliminuar kundërshtarë të fortë në fazat paraardhëse.

Fituesi i finales do të shpallet kampion i Kupës së Kosovës dhe do të sigurojë gjithashtu pjesëmarrje në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.

 

Continue Reading

Sport

Guardiola flet për të ardhmen pas humbjes së titullit: Do të vendos pas bisedës me presidentin

Published

on

By

Manchester City humbi zyrtarisht garën për titullin kampion pas barazimit 1:1 ndaj Bournemouth, duke i hapur rrugën Arsenalit që të shpallet kampion i Anglisë pas 22 vitesh pritjeje.

Pas ndeshjes, vëmendja u përqendrua te trajneri Pep Guardiola dhe e ardhmja e tij në klub, pas raportimeve të publikuara nga Daily Mail se tekniku spanjoll mund të largohet në fund të sezonit.

Në konferencën për shtyp, Guardiola pranoi se lajmet e publikuara para takimit mund të kenë ndikuar te skuadra.

“Mund të them vetëm se kam edhe një vit kontratë dhe, nga përvoja ime, kur dalin lajme të tilla gjatë sezonit, zakonisht sjellin rezultate negative”, deklaroi ai.

Megjithatë, Guardiola mohoi se ka marrë një vendim përfundimtar për largimin nga Manchester City dhe theksoi se fillimisht do të diskutojë me drejtuesit e klubit.

“Personi i parë me të cilin do të flas është presidenti im. Kemi vendosur prej kohësh që në fund të sezonit të ulemi dhe të bisedojmë. Vetëm atëherë do të marrim një vendim së bashku”, u shpreh Guardiola.

Ai shtoi se nuk do ta bëjë publik vendimin për të ardhmen para se të bisedojë me presidentin Khaldoon Al Mubarak, lojtarët dhe stafin e tij.

Në fund, trajneri spanjoll uroi Arsenalin për fitimin e titullit të Premier League, duke pranuar suksesin e “Topçinjve” pas një sezoni të gjatë dhe të fortë konkurrues.

 

Continue Reading

Sport

Galatasaray synon transferimin e Vedat Muriqit, Buruk kontakton sulmuesin kosovar

Published

on

By

Galatasaray po vazhdon përgatitjet për sezonin e ri dhe së fundmi është lidhur me emrin e sulmuesit kosovar Vedat Muriqi.

Sipas raportimeve të gazetës turke Sozcu, trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Muriqin për një transferim të mundshëm në klubin nga Stambolli.

Muriqi, i cili më parë ka luajtur për rivalin e madh të Galatasarayt, Fenerbahçe, thuhet se është i interesuar për një rikthim në futbollin turk. Raporti thekson se në ditët në vijim mund të ndërmerren hapa zyrtarë për të konkretizuar marrëveshjen mes palëve.

Okan Buruk dhe Vedat Muriqi njihen mirë me njëri-tjetrin, pasi kanë bashkëpunuar më parë te Çaykur Rizespor. Pikërisht nën drejtimin e Buruk, sulmuesi kosovar kishte spikatur me paraqitjet e tij të mira në kampionatin turk.

Muriqi shkëlqeu me fanellën e Fenerbahçes në sezonin 2019/2020, ku realizoi 17 gola dhe dhuroi shtatë asistime në 36 ndeshje me ekipin verdheblu.

Transferimi i mundshëm i reprezentuesit të Kosovës te Galatasaray pritet të ngjallë interes të madh në futbollin turk, duke marrë parasysh të kaluarën e tij te rivali i përbetuar, Fenerbahçe.

 

Continue Reading

Të kërkuara