Kuriozitete

Zbulohen rrënoja të një piramide gjatë rindërtimit të autostradës në Meksikë

Published

on

Punëtorët ndërtimorë hasën në rrënojat e një piramide të madhe pranë autostradës në Meksikë. Pasi u informuan për zbulimin, arkeologët mblodhën dhjetëra artefakte të tjera nga vendi, të cilat do të studiohen me kujdes në laborator gjatë muajve të ardhshëm.

Struktura u zbulua në muajin qershor të vitit 2024 gjatë ndërtimit të korsisë së tretë në një autostradë federale në Hidalgo, në Meksikën qendrore-lindore. Arkeologët nga Instituti Kombëtar i Antropologjisë dhe Historisë i Meksikës (INAH) vizituan vendin për të kryer hetime. Pas një studimi ajror me dron, ekipi mblodhi 155 mostra, duke përfshirë fragmente qeramike, vegla guri dhe mbetje kafshësh.

Për të mbrojtur reliktin, autoritetet arkeologjike miratuan ndërtimin e një muri të madh rreth piramidës, me gjatësi 43 metra dhe lartësi 11.7 metra, shkruan Iflscience.

Ndërtesa është pjesë e një vendbanimi parahispanik të njohur si San Miguel, që daton nga periudha epiklasike (650-950 e.s.) deri në periudhën postklasike të vonshme (1350-1519 e.s.). Kjo ishte një kohë kur zona ishte nën kontrollin e “sundimit të Metzca”, për të cilin INAH thotë se ka lënë një “vulë multietnike” të paktën deri në shekullin e XVI-të.

Megjithatë, historia e aktivitetit njerëzor në zonë daton shumë më herët, me vendbanimet më të hershme që i përkasin të paktën 14 mijë viteve më parë.

Ende mbetet e paqartë sa struktura parahispanike janë ende të fshehura në Meksikë, si dhe në Amerikën Qendrore dhe Jugore. Vitet e fundit kanë sjellë shumë zbulime të reja, falë veçanërisht teknologjisë LiDAR (Light Detection and Ranging). Kjo teknologji përdor dritën laser për të zbuluar forma dhe veçori të objekteve që zakonisht janë të fshehura nga bimësia, toka ose struktura të tjera.

Vitit e kaluar, INAH përdori LiDAR për të zbuluar gjurmët e një rruge 18 kilometra të gjatë që lidhte qytetet Maya më shumë se 1200 vjet më parë. Në Guatemalën e sotme, kjo teknikë ka zbuluar gjithashtu prova të një civilizimi të panjohur më parë të Mayave, e cila përbëhej nga 964 vendbanime të ndërlidhura me 177 kilometra rrugë të lashta.

Këto zbulime janë një kujtesë e fuqishme se bota parakolumbiane ishte e gjallë dhe jashtëzakonisht komplekse shumë kohë para shkatërrimit të saj nga kolonizatorët evropianë.

Kuriozitete

25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!

Published

on

By

Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.

Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.

  1. Muhammad – 133,349,300
  2. Maria             – 61,134,526
  3. Jose – 29,946,427
  4. Wei -17,145,807
  5. Ahmed -14,916,476
  6. Yan -14,793,356
  7. Ali -14,763,733
  8. John -14,323,797
  9. David -13,429,576
  10. Li -13,166,162
  11. Abdul -12,163,978
  12. Ana -12,091,132
  13. Ying             -12,047,080
  14. Michael -11,471,765
  15. Juan -11,372,603
  16. Anna -11,350,336
  17. Mary -11,303,767
  18. Jean             -11,024,162
  19. Robert -10,170,794
  20. Daniel             -10,026,181
  21. Luis             -9,757,245
  22. Carlos             -9,618,779
  23. James             -8,807,695
  24. Antonio -8,659,274
  25. Joseph -8,630,833

Continue Reading

Kuriozitete

Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht

Published

on

Ndezja njëkohësisht e pajisjeve me konsum të lartë elektrik mund të duket praktike, por në realitet përbën një rrezik serioz për instalimet elektrike shtëpiake.

Çdo pajisje tërheq amperazh të caktuar dhe kur disa prej tyre punojnë paralelisht, rrjeti mund të mbingarkohet.

Siguresat shërbejnë si mbrojtje, por në instalime të vjetra ose kur përdoren kabllo zgjatëse, ekziston rreziku real i mbinxehjes, shkrirjes së prizave dhe madje zjarrit. Kabllot zgjatëse janë veçanërisht të rrezikshme, pasi nuk janë të dizajnuara për pajisje me fuqi të lartë.

Pajisje si frigoriferët, mikrovalët, tosterët, aparatet e kafesë, ngrohëset dhe kondicionerët nuk duhet të ndajnë të njëjtën prizë.

Kur këto rregulla injorohen, telat mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarre të fshehta brenda mureve.

Këshilla është të shkëputen pajisjet nga priza kur nuk përdoren dhe të shmanget përdorimi i kabllove zgjatëse për pajisje të fuqishme.

Kjo rrit sigurinë në shtëpi dhe ul edhe shpenzimet e energjisë elektrike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Letra e fundit e Mary Stuart rikthehet në ekspozim pas dekadash

Published

on

Letra e fundit e Mary Stuart, Mbretëreshës së Skocisë, e shkruar pak orë para ekzekutimit më 8 shkurt 1587, do të ekspozohet vitin e ardhshëm në Muzeun e Perthit.

Dorëshkrimi, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Skocisë dhe rrallë shfaqet për arsye konservimi, do të jetë i ekspozuar për tre muaj – periudha më e gjatë e ekspozimit në dekada.

Letra katërfaqëshe, drejtuar Mbretit Henri III të Francës, përmban reflektimet e saj para vdekjes, pretendimin për kurorën angleze, përkushtimin ndaj fesë katolike dhe kërkesën për shpërblimin e shërbëtorëve të saj.

Ekspozita do të shoqërohet me aktivitete dhe materiale të tjera historike, përfshirë dorëshkrime nga AK Bell, si poema e Robert Burns dhe fragmente nga drama e Liz Lochhead.

Letra do të jetë e hapur për publikun nga 23 janari deri më 26 prill 2026. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kuriozitete

Një grua në Spanjë pushohet pse shkonte herët në punë

Published

on

Një punonjëse 22-vjeçare në Spanjë u pushua nga puna për shkak se paraqitej 40 minuta para orarit zyrtar.

Ajo kishte punuar më herët për dy vjet dhe ishte paralajmëruar 19 herë për të respektuar orarin 07:30.

Kompania e akuzoi gjithashtu për shitjen pa autorizim të një baterie të përdorur.

Gjykata e Alicantes vendosi në favor të punëdhënësit, duke argumentuar se problemi ishte mosrespektimi i rregullave, një shkelje e rëndë sipas Kodit të Punës spanjoll.

Punonjësja mund të apelojë në Gjykatën e Lartë në Valencia. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara