Kuriozitete

Zbulohen ndërtesat më të vjetra në Emiratet e Bashkuara Arabe, datojnë qe 8 mijë e 500 vjet

Ndërtesat janë në ishullin Ghagha, në perëndim të qytetit Abu Dhabi.

Published

on

Arkeologët në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë zbuluar ndërtesat më të vjetra të vendit, që thuhet se datojnë qe 8 mijë e 500 vjet. Ndërtesat janë në ishullin Ghagha, në perëndim të qytetit Abu Dhabi.

Strukturat që janë zbuluar janë “dhoma të thjeshta të rrumbullakëta”, të cilat kanë mure guri që ruhen ende deri në një lartësi prej gati një metër, thuhet në njoftimin për shtyp.

Në mesin e zbulimeve janë edhe qindra artefakte, mes tyre “maja shigjetash prej guri të punuara imët që mbase janë përdorur për gjueti”./UBTNews

Kuriozitete

Rrufeja në Mars: Roveri Perseverance kap për herë të parë shkarkesa elektrike

Published

on

Roveri Perseverance i NASA-s ka regjistruar për herë të parë shkarkesa elektrike në Mars, duke dhënë përgjigje për një pyetje të lashtë: nëse rrufeja ndodh në planetin e kuq dhe askush nuk e dëgjon, a bën tingull?

Gjatë dy viteve marsiane të vëzhgimit, roveri ka kapur 55 ngjarje të shkarkesave elektrike gjatë stuhive të pluhurit dhe vorbullave rrotulluese të pluhurit.

Shtatë prej tyre shoqëroheshin me një sinjal akustik mini-rufeje, një lloj shpërthimi të vogël zëri të krijuar nga ngrohja dhe zgjerimi i ajrit.

Studiuesit përdorën mikrofoni SuperCam të Perseverance për të regjistruar ndërhyrjet elektromagnetike dhe tingujt e shkarkesave, dhe krahasimet me testet në Tokë konfirmuan origjinën e tyre. Shumica e shkarkesave ndodhën gjatë erërave më të forta dhe stuhive të pluhurit.

Edhe pse rrufeja marsiane është shumë më e vogël se ajo tokësore (vetëm deri në 40 mili-xhulë krahasuar me një miliard xhulë në Tokë), kjo zbulim ka implikime të rëndësishme për dizajnin e teknologjive të ardhshme për eksplorimin e Marsit dhe për studimet astrobiologjike, duke ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë më mirë atmosferën e Marsit dhe ndikimin e fenomeneve elektrike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Pirunë plastikë në kopsht! Ide e thjeshtë, efekt i madh

Published

on

Kushtet dimërore, përfshirë temperaturat e ulëta, ngricat dhe erën, paraqesin sfida të mëdha për bimët dhe kopshtet.

Për të siguruar mbijetesën, përgatitja e kopshtit me kohë është thelbësore. Edhe llojet më rezistente mund të dëmtohen nga i ftohti, prandaj ekspertët këshillojnë masa të thjeshta, por efektive për mbrojtjen e bimëve.

Një metodë e pazakontë që po fiton popullaritet për kopshtarët amatorë përfshin pirunët plastikë. Vendosja në tokën e kopshtit krijon një barrierë fizike që pengon dëmtuesit, si minjtë, lepujt, ketrat dhe dhelprat, të shkatërrojnë të mbjellat gjatë dimrit, raporton Daily Express.

Sipas Ideal Home, sipërfaqja e mprehtë e krijuar nga pirunët e ngulur në tokë e bën ambientin të pakëndshëm për disa dëmtues, të cilët e shmangin atë zonë. Lucy Bradley, eksperte për kopshte dhe sera në kompaninë Easy Garden Irrigation, shpjegon:

“Dëmtuesit e vegjël, si kërmijtë, pengohen nga sipërfaqja e mprehtë që krijohet nga pirunët. Për efekt maksimal, pirunët duhet të vendosen të dendur, rreth 5 centimetra larg njëri-tjetrit, duke rrethuar veçanërisht bimët e ndjeshme, si fidanët e rinj.”

Ky truk i thjeshtë është një mënyrë efektive për t’i mbajtur bimët të sigurta gjatë muajve të ftohtë dhe për të shmangur dëmtimet e padëshiruara nga vizitorët e papritur të kopshtit. /A.Z/UBT News/

bime

Continue Reading

Kuriozitete

Kina zbulon depozitën më të madhe të arit në historinë e saj

Published

on

Kina njoftoi se me zbulimin e depozitës më të madhe të arit të regjistruar ndonjëherë në vend.

Depozita ndodhet në provincën Liaoning dhe përmban rreth 1.444 tonë ar të pastër, duke u cilësuar si gjetja më e madhe që nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës në vitin 1949.

Sipas Ministrisë së Burimeve Natyrore, zona përfshin rreth 2.586 milionë tonë xehe, me një përqendrim mesatar prej 0.56 gramësh ar për ton. Edhe pse konsiderohet xehe me përqendrim të ulët, autoritetet e kanë përshkruar zbulimin si një depozitë “super të madhe”.

Vlera e përgjithshme e arit llogaritet të tejkalojë 166 miliardë euro.

Kërkimet janë zhvilluar nga kompania shtetërore Liaoning Geological and Mining Group, me rreth 1,000 ekspertë dhe punëtorë të angazhuar në procesin e eksplorimit.

Vendndodhja e saktë e depozitës nuk është bërë publike, duke ngritur dyshime për arsye të mundshme strategjike.

Zbulimi vjen në një kohë kur çmimet globale të arit janë rritur ndjeshëm dhe Kina po intensifikon kërkimet për burime të reja, për të përmbushur kërkesën e brendshme dhe tregun ndërkombëtar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Një robot kinez shkruan historinë me udhëtimin e tij 106 km

Published

on

Një robot humanoid kinez ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness pasi përfundoi me sukses një udhëtim tre-ditor prej 66 miljesh (rreth 106 kilometra) – distanca më e gjatë ecur ndonjëherë nga një robot i këtij lloji.

AgiBot A2, me lartësi rreth 1.68 metra, nisi rrugëtimin në mbrëmjen e 10 nëntorit nga qyteti Suzhou. Gjatë ecjes ai përshkoi autostrada dhe rrugë urbane, përpara se të mbërrinte në Bund, zonën historike të Shanghait, më 13 nëntor, sipas njoftimit të Rekordeve Botërore Guinness.

Kompania AgiBot, me seli në Shanghai, deklaroi se roboti i tyre përshkoi terrene të ndryshme dhe respektoi rregullat e trafikut gjatë gjithë udhëtimit të pandërprerë prej 66 miljesh.

Në pamjet e publikuara nga kompania, modeli A2 me ngjyrë argjendtë e të zezë shfaqet duke ecur përgjatë rrugëve pranë biçiklistëve dhe drejtuesve të skuterëve, ndërsa në momentet e fundit të udhëtimit ai shpejton ritmin dhe ecën përgjatë zonës së Bundit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara