Shëndet

Zakonet që mund të dëmtojnë venat tuaja

Aktiviteti mund të ndihmojë për të parandaluar zhvillimin e venave me variçe.

Published

on

Venat e fryra apo edhe me gunga mund të shfaqen pothuajse tek kushdo, dhe ndonëse nuk janë të rrezikshme, nuk janë të bukura. Edhe pse nuk mund të parandalohen gjithmonë, ka disa zakone të jetës së përditshme që mund të shkaktojnë fryrje të venave.

Bëni vrap

Aktiviteti mund të ndihmojë për të parandaluar zhvillimin e venave me variçe, por disa ushtrime mund të çojnë në këtë gjendje me kalimin e kohës. Ndërsa vraponi, vëllimi i shtuar i gjakut mund të dëmtojë venat dhe përfundimisht ta bëjë më të vështirë qarkullimin e gjakut në këmbë.

Po konsumoni shumë sheqer

Sheqeri bën që presioni i gjakut të rritet, gjë që mund të dëmtojë dhe dobësojë venat. Gjithashtu mund të shkaktojë inflamacion në enët e gjakut, duke e bërë më të vështirë pompimin siç duhet të gjakut, gjë që mund të shkaktojë zgjerimin dhe fryrjen e venave. Në fakt, edhe ushqimet që duken si alternativa më të shëndetshme për ëmbëlsirat, siç janë frutat e thata, shpesh janë shumë të larta në kalori dhe sheqer, gjë që i bën ata armikun më të keq të venave.

Ju mbani rripa

Rrobat e ngushta mund të duken mirë, por gjithashtu kufizojnë qarkullimin e gjakut dhe e bëjnë më të vështirë rrjedhjen e tij nga këmbët në pjesën tjetër të trupit tuaj. Në vend që të vishni rripa ose xhinse të ngushta, zgjidhni veshje më të gjera. Venat tuaja do t’ju falënderojnë.

Flini me kurriz

Edhe pse ky pozicion i gjumit mund të parandalojë krijimin e rrudhave, ai nuk është i mirë nëse vuani nga venat me variçe. Është më mirë të flini në anën tuaj të majtë, sepse ky pozicion heq presionin nga vena më e madhe e trupit, e cila ndodhet në anën e djathtë. Kjo do të ndihmojë në rritjen e qarkullimit të gjakut dhe parandalimin e grumbullimit të tij në vena./Burimi: Panorama

Shëndet

Jo vetëm uji, pijet që përshpejtojnë humbjen e peshës

Published

on

Edhe pse uji konsiderohet si një nga faktorët kryesorë për humbjen e peshës, ekzistojnë edhe pije të tjera që mund të jenë po aq ose më efektive për djegien e dhjamit dhe përshpejtimin e metabolizmit.

Rekomandohet të konsumohen të paktën dy litra ujë në ditë, por një pjesë e kësaj sasie mund të zëvendësohet me pije që jo vetëm hidratojnë, por edhe mbështesin procesin e dobësimit.

Më poshtë janë katër alternativa të dobishme e të shijshme ndaj ujit të zakonshëm – të cilat duhet të merren si shtesë, jo si zëvendësim i tij:

Kokteji i proteinave – Proteinët janë thelbësore për ruajtjen e masës muskulore gjatë rënies në peshë. Një koktej proteinash ofron një mënyrë praktike për të shtuar proteinat, për të ulur ndjenjën e urisë dhe për të nxitur djegien e dhjamit.

Kafeja – Konsumi i moderuar ndihmon në kontrollin e oreksit dhe në rritjen e shpenzimit të kalorive. Kafeina përshpejton metabolizmin, jep energji dhe përmirëson qëndrueshmërinë fizike, sidomos kur konsumohet para stërvitjes.

Çaji me xhenxhefil – Xhenxhefili nxit metabolizmin, përshpejton djegien e dhjamit dhe krijon ndjesi ngopjeje. Përveç kësaj, ai ka veti anti-inflamatore dhe përforcon sistemin imunitar, duke e bërë çajin me xhenxhefil një ndihmës të vlefshëm në procesin e dobësimit.

Uji me limon – I freskët dhe i lehtë, stimulon tretjen, redukton fryrjen dhe nxit hidratimin. Është një zëvendësues i shkëlqyer për pijet e gazuara dhe lëngjet e ëmbla. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ja arsyet e pazakonta pse rritet rreziku për kancer të lëkurës

Published

on

Melanoma është forma më e rrezikshme e kancerit të lëkurës, që lind nga melanocitet, qelizat që prodhojnë pigmentin e lëkurës sonë.

Shumë njerëz nuk e dinë se disa faktorë që duken të padëmshëm mund të ndikojnë në shfaqjen e këtij kanceri. Disa prej tyre janë:

Vera e bardhë

Një studim i publikuar në Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention tregon se konsumimi i një gote vere të bardhë në ditë e rrit me 13% rrezikun për zhvillimin e melanomës. Shkaku lidhet me enzimen acetaldehyde, e cila dëmton ADN-në. Kjo substancë gjendet në pijet alkoolike, por në sasi më të lartë tek vera. Autori i studimit, Eunyoung Cho, sugjeron që personat me faktorë të tjerë risku për melanomë të kufizojnë përdorimin. Një alternativë më e sigurt është ajo e kuqe, e pasur me antioksidues që ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave.

HPV (Papillomavirusi i njeriut)

Sipas një hulumtimi, infeksioni me HPV është i lidhur me përhapjen e karcinomës skuamoqelizore, një tjetër lloj kanceri i lëkurës, i ndryshëm nga melanoma.

Trashëgimia gjenetike dhe flokët e kuq

Individët me flokë të kuq mbartin një gjen që e shton rrezikun për kancer të lëkurës, sidomos të lidhur me ekspozimin ndaj diellit. Ky gjen ka efekt të krahasueshëm me 20 vite qëndrimi nën rrezet e diellit. Një studim i botuar në Nature Communications tregon se edhe nëse ju vetë nuk keni flokë të kuq, por dikush në familjen tuaj i ka, rreziku juaj për dëmtime gjenetike nga dielli rritet me 42%.

Lëngjet e qitros (citrus)

Konsumimi i më shumë se një gote (rreth 1.6 herë në ditë) me lëng portokalli ose grejpfruti lidhet me rritje prej 36% të rrezikut për melanomë. Kjo lidhet me përbërësit psoralen e furocoumarin, që e bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj rrezeve të diellit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Studim: Dieta Keto redukton depresionin te studentët deri në 70%

Published

on

Një studim i Universitetit të Ohios ka treguar se dieta Keto, e ndjekur për të paktën 10 javë, mund të ulë deri në 70% simptomat e depresionit te studentët universitarë.

Studimi, i botuar në Translational Psychiatry, raportoi gjithashtu përmirësime në mirëqenien e përgjithshme dhe aftësitë njohëse.

Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Drew D. Decker, synuan të ofronin trajtim për studentë me çrregullim depresiv të madh, duke kombinuar dietën me vlerësime javore dhe intervista klinike.

Nga 24 studentë të përfshirë, 16 përfunduan programin 10–12 javor, dhe rezultatet ishin mbresëlënëse:

69% ulje në simptomat e vetë-raportuara të depresionit

71% ulje në vlerësimin klinik të depresionit

Askush nuk plotësonte më kriteret për depresion të moderuar ose të rëndë.

Përveç shëndetit mendor, pati edhe përfitime fizike:

15 nga 16 studentë humbën mesatarisht 5 kg

Niveli i faktorit neurotrofik të trurit (BDNF) u rrit 32%

Hormoni leptin ra 52%

Përmirësim në kujtesë, shpejtësi përpunimi dhe funksione ekzekutive

Ekspertët theksojnë se nga Keto mund të ndikojë në depresion përmes mekanizmave metabolikë të lidhur me biologjinë e sëmundjes.

Studimi kishte kufizime, ishte i vogël dhe pa grup krahasues, ndaj nuk mund të thuhet se efektet vinin vetëm nga dieta.

Autorët e shohin këtë si një hap premtues dhe alternativë për të ndihmuar studentët që vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

E vërteta e fshehur pas infarkteve tek të rinjtë

Published

on

Një studim i ri nga Klinika Mayo ka hedhur dritë mbi sulmet në zemër tek të rriturit më të rinj, veçanërisht tek gratë, duke ofruar të dhëna që mund të ndryshojnë mënyrën se si kuptohen dhe trajtohen këto ngjarje serioze shëndetësore.

Kërkimi, i botuar në Journal of the American College of Cardiology, analizoi mbi 15 vite të dhëna nga Projekti i Epidemiologjisë së Rochester dhe zbuloi disa modele të pazakonta mbi shkaqet e infarkteve tek të rinjtë.

Rezultatet treguan se ateroskleroza, bllokimi i arterieve nga pllaka – mbetet shkaku kryesor i atakeve në zemër. Dallimi ishte i theksuar mes gjinive: tek burrat nën 65 vjeç shkaktonte 75% të rasteve, ndërsa tek gratë vetëm 47%.

Kjo tregon se më shumë se gjysma e infarkteve tek gratë vijnë nga shkaqe të tjera, më pak të njohura.

Një prej tyre është diseksioni spontan i arteries koronare, një gjendje kur krijohe çarje e papritur në një arterie koronare, duke bllokuar qarkullimin e gjakut pa praninë e pllakave. SCAD është më e shpeshtë tek gratë e reja dhe shpesh ngatërrohet me infarktet tipike.

Trajtimi me stenta ose ndërhyrje tjera sjellë më shumë rrezik sesa përfitim. Studimi theksoi se SCAD është gjashtë herë më e zakonshme tek gratë krahasuar me burrat. Një tjetër shkak janë infarktet e lidhura me stresin, të provokuara nga gjendje si anemia ose infeksionet e rënda.

Këto përbënin shkakun e dytë më të zakonshëm dhe shoqëroheshin me shkallën më të lartë të vdekshmërisë pesëvjeçare – rreth 33%.

Pra, pacientët me këto forma të infarkteve shpesh kishin prognozë më të rëndë sesa ata me sëmundje klasike të arterieve koronare.

Lajmi i mirë është se infarktet “të pashpjegueshme” rezultuan të rralla më pak se 3% e rasteve, duke nënkuptuar se në shumicën e situatave mjekët mund të identifikojnë një shkak të qartë dhe të përshtatin trajtimin.

Ky studim nënvizon rëndësinë e përcaktimit të saktë të shkakut rrënjësor të një sulmi në zemër. Vetëm duke ditur arsyen e vërtetë, mjekët mund të ofrojnë trajtime efektive dhe të shmangin ndërhyrjet që në disa raste mund të jenë të rrezikshme. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara