Lajmet

Zakonet e njerëzve të suksesshëm, sipas njeriut që i studioi 5 vjet

Published

on

Çfarë i dallon njerëz shumë të suksesshëm si Elon Musk, Oprah Winfrey, dhe Mark Zuckerberg nga pjesa tjetër? Dikush intervistoi qindra prej këtyre milionerëve të vetë-bërë për ta zbuluar.

Tom Corley, me profesion llogaritar dhe planifikues financiar, intervistoi 233 individë të pasur, shumica prej tyre ishin vetë-bërë të tillë, në lidhje me zakonet e të përditshme. Më pas, përgjigjet e tyre i krahasoi me ato të 128 individëve të tjerë më të varfër – individë që gjeneronin më pak se $35,000 në vit.

Sipas librit të tij të shumë shitur “Change Your Habits, Change Your Life” (Ndrysho zakonet që të ndryshosh jetën tënde), Corley i shpjegon se si individët e pasur e veçojnë vetveten në disa mënyra specifike. Sipas tij këto janë 7 zakonet që i kanë të përbashkëta.

1. Leximi

88% e personave të hulumtuar nga Corley thonë se i përkushtojnë 30 minuta ose më shumë çdo ditë vetë-edukimit apo vetë-përmirësimit nëpërmjet leximit.

Shumica nuk lexojnë për argëtim; ata preferojnë biografitë, historitë, dhe librat e vetë-përmirësimit.

Por edhe nëse preferenca juaj janë novelat, ato gjithashtu mund t’ju ndihmojnë. Shkenca ka treguar se të lexuarit për qejf mund t’ju ndihmojë në karrierën tuaj. Sipas Korleit, kjo gjë është e vërtetë për shumë lloje historish. Duke cituar autorin, “ato (biografitë) ofrojnë leksione të rëndësishme për jetën që mund të mësohen nga biografitë e njerëzve që shkuan nga shumë të varfër në shumë të pasur.”

“Ato ekspozojnë zakonet mendore, sfidat dhe ulje-ngritjet e këtyre individëve”.

2. Ushtrimet

Studimet tregojnë se ushtrimi fizik i rregullt ndihmon për kthjellimin e mendjes dhe ndjenjën e motivimit.

76% e individëve të pasur rezervojnë 30 minuta ose më shumë çdo ditë për ushtrime aerobike si ecja e shpejtë, biçikleta, ose ecja normale.

3. Ndërtimi i marrëdhënieve pozitive

“Ju jeni po aq të suksesshëm sa edhe ata me të cilët frekuentoheni rregullisht” shprehet Corley.

Por edhe nëse nuk keni ende persona shumë të motivuar në rrjetin tuaj personal, mos frigoni. Milionerët e vetë-bërë shpesh ofrohen si vullnetarë, që rezulton edhe në një mënyrë mjaft të mirë për t’u njohur me njerëz pozivitë dhe të motivuar. Gjithashtu, ju mund t’i bashkoheni grupimeve me persona në linjën tuaj profesionale apo personale të interesit, sugjeron Korlei. Ju mund ta zhvilloni marrëdhënien tuaj më tej duke ruajtur kontaktin.

Mbi të gjitha, duhet të jeni përzgjedhës se me kë kaloni kohë. “Njerëzit e suksesshëm i vënë synim vetes që të kufizojnë ekspozimin e tyre ndaj personave toksikë apo negativë” thotë Korlei.

4. Përmbushja e synimeve

Milionerët e vetë-bërë nuk bëhen kështu në mënyrë aksidentale, sipas hulumtimit të Korleit. Ata bëjnë plane.

80% e tyre “janë të fiksuar në ndjekjen e synimeve (goals)”, shkruan autori. Ata i’u referohen synimeve afat-shkurtra si dhe atyre afatgjata në mënyrë të rregullt.

“Dua t’ju them se duhet ta shmangni ‘mbështetjen e shkallës tuaj’ (të suksesit) kundrejt murit të dikujt tjetër që më pas të shpenzoni vitet më të mira të jetës tuaj duke i’u ngjitur asaj shkalle,” shprehet Korlei. “Gjeni murin tuaj, ëndrrën tuaj, dhe synimet tuaja, dhe më pas ndiqni ato.”

5. Gjumi i bollshëm

Ajnshtajni thuhet se preferonte të flinte të paktën 10 orë çdo natë sipas raporteve. Nëse edhe ju funksiononi më mirë kur keni bërë gjumë të bollshëm, atëherë këshilla është lajmi i mirë.

Mbi 89% e individëve të pasur flenë shtatë ose tetë orë çdo natë, dhe më shumë.

“Gjumi është kritik për suksesin” shkruan ai, duke cituar efektet që gjumi ka mbi funksionet e kujtesës dhe mendimit kreativ.

6. Burime të ndryshme të ardhurash

“Milionerët e vetë-bërë nuk mbahen me vetëm një burim të ardhurash”, thotë Corley. “Ata zhvillojnë disa burime të ndryshme.”

Po sa burime të ardhurash kanë ata?

“65% e tyre kishin të paktën tre burime të ndryshme të ardhurash para se të akumulonin milionin e tyre të parë”.

Pasja e një biznesi tjetër apo investimeve që gjenerojnë të ardhura si pasuritë e paluajtshme janë disa nga mënyrat e zakonshme të gjenerimit të të ardhurave shtesë.

“Diversifikimi i burimit të të ardhurave ju lejon t’i bëni ballë ulje-ngritjeve ekonomike që ndodhin padyshim do ndodhin”, shkruan ai.

7. Shmangja e humbjes së kohës

Paraja nuk është e vetmja resursë për individët e pasur. Koha është një tjetër.

“Kur e investojmë kohën tonë në diçka, ajo nuk kthehet më mbrapsht,” shkruan Corley.

Ndaj, jini përzgjedhës se me çfarë aplikacionesh e harxhoni kohën tuaj, p.sh. në vend që të harxhoni orë të tëra duke parë filma në Netflix apo duke skanuar Instagram-in.

“Kur filloni ta shihni kohën si riskun tuaj më të madh, kjo do t’ju detyrojë që të ndërgjegjësoheni më shumë mbi mënyrat se si konkretisht ta investoni kohën tuaj”.

Continue Reading

Lajmet

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën për të ecur drejt BE-së

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar nga Brukseli se njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë është një kusht kyç dhe i panegociueshëm për avancimin e Beogradit zyrtar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë një interviste për mediat në samitin Euronews Enlargement Summit, ku diskutoi për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, Rama nëvirtualizoi se integrimi i Serbisë mbetet i rëndësishëm për stabilitetin rajonal, por kërkon hapa konkretë dhe përmbushje të detyrimeve.

“Ajo çfarë di është që fituesi në Beograd nuk tregon hapjen për mua dhe shqiptarët, që është njohja e çështjes së Kosovës. Kjo nënkupton që muzika në Beograd nuk do të ndryshojë. Jemi pjesë e një rajoni që ende nuk është plotësisht anëtar i BE-së dhe ne jemi ata që dëgjojmë leksione, nuk japim leksione, por Serbia është një pjesë e rëndësishme e mozaikut të Ballkanit Perëndimor,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se gjithmonë ka mbështetur qëndrimin se Serbia nuk duhet të lihet pas apo të shtyhet drejt braktisjes së projektit evropian. Sidoqoftë, ai nënvizoi se Beogradi duhet të adresojë hezitimet e tij si në lidhje me Kosovën, ashtu edhe në lidhje me linjëzimin e politikës së jashtme karshi Rusisë dhe sanksioneve perëndimore.

Sipas Ramës, për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, Serbia duhet të dëshmojë me rezultate konkrete se e meriton këtë përkatësi duke përmbushur kriteret bazë që BE-ja i konsideron të panegociueshme.

Continue Reading

Lajmet

Kremlini konfirmon bisedimet trepalëshe për paqe me Ukrainën dhe SHBA-në në Abu Dabi

Published

on

By

Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë bisedime paqeje trepalëshe në Abu Dabi më 10 dhe 11 nëntor, në një përpjekje të re diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të ulur tensionet ushtarake.

Lajmi është konfirmuar të martën nga Kremlini. Zëdhënësi Dmitry Peskov bëri të ditur gjatë një konference me gazetarët se delegacioni rus do të udhëhiqet nga Vladimir Medinsky, ndihmës i presidentit Vladimir Putin dhe kryenegociator i Moskës në këtë proces.

Nga ana e tij, i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff deklaroi se Uashingtoni po lehtëson mbledhjen e delegacioneve në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas tij, fokusi kryesor i bisedimeve të javës së ardhshme do të jetë hartimi i marrëveshjeve të sigurisë për periudhën e pasluftës dhe gjetja e mekanizmave për uljen e menjëhershme të tensioneve në terren.

Kjo iniciativë vjen pasi negociatorët amerikanë po kërkojnë me ngulm një përparim konkret në tryezën e bisedimeve, duke shënuar rikthimin e palëve në dialog pas një pauze prej disa muajsh që nga takimet e fundit të mbajtura në fillim të vitit. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

Hapen qendrat e votimit në SHBA: Nis beteja zgjedhore me pjesëmarrje masive

Published

on

By

Procesi i votimit për zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hyrë në fazën më intensive, me hapjen e qendrave të votimit nga Bregu Lindor e deri në pjesën qendrore të vendit. Ndërsa miliona qytetarë po u drejtohen kutive të votimit në shtete kyçe si Pennsylvania, Florida, Georgia, Michigan dhe Ohaio, të dhënat zyrtare tregojnë se procesi ka nisur me një pjesëmarrje masive falë votimit të hershëm.

Mbi 58 milionë amerikanë e kanë ushtruar tashmë të drejtën e tyre të votës përmes postës ose personalisht ditët e fundit, duke reflektuar një interesim të lartë në këto zgjedhje përcaktuese.

Këto zgjedhje mbartin një peshë të jashtëzakonshme politike, pasi rezultati i tyre do të përcaktojë kontrollin e Kongresit Amerikan. Republikanët synojnë të mbrojnë shumicën e tyre të ngushtë në të dyja dhomat për të çuar përpara prioritetet legjislative të administratës, ndërsa Demokratët kërkojnë të përmbysin balances e forcave për të marrë në dorë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve.

Vëmendja kryesore mbetet te shtetet e ashtuquajtura “fushëbetejë”, ku gara pritet të jetë jashtëzakonisht e ngushtë dhe numërimi i votave mund të zgjasë me orë të tëra pas mbylljes së qendrave.

Prirja e garës është shoqëruar edhe me zhvillime të papritura brenda taborëve politikë, veçanërisht në shtetin e Michigan-it. Kongresmenja me përvojë nga radhët e Demokratëve, Haley Stevens, ka shkaktuar reagime të shumta brenda partisë së saj pasi doli publikisht në mbështetje të kandidatit republikan për Senat, Mike Rogers. Stevens e arsyetoi vendimin e saj duke kritikuar fushatën e rivalit demokrat El-Sayed për gjuhë përçarëse dhe qasje përjashtuese. Me qendrat e votimit që vazhdojnë të presin votuesit gjatë gjithë ditës, rezultatet e para zyrtare pritet të fillojnë të rrjedhin vetëm në orët e vona të mbrëmjes. /BBC/ – /REUTERS/ foto

 

Continue Reading

Lajmet

Policia do t’i kthejë patentat e shoferëve të mbajtura më gjatë se 8 ditë, pas vendimit të Supremes

Published

on

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do t’i kthejë patentat e shoferëve që janë mbajtur përkohësisht për më shumë se afati ligjor prej tetë ditësh, pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme.

Përmes një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se më 2 nëntor 2026 ka pranuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme, të datës 20 tetor, me të cilin është shpallur i paligjshëm dhe është shfuqizuar paragrafi 3 i nenit 17 të Udhëzimit Administrativ për Procedurat e Kundërvajtjes.

Sipas Policisë, vendimi nuk i shfuqizon masat mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjeteve, por përcakton se patentat fizike të shoferëve mund të mbahen për një periudhë maksimale prej tetë ditësh.

“Policia e Kosovës do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për kthimin e patentave të shoferëve, të marrë më herët përkohësisht, për të cilët ka kaluar afati ligjor i mbajtjes, në përputhje me Vendimin e Gjykatës Supreme”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, Policia ka sqaruar se kthimi i patentë-shoferit nuk nënkupton automatikisht rikthimin e së drejtës për të drejtuar automjetin.

Personat ndaj të cilëve është shqiptuar masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit duhet ta respektojnë atë deri në përfundimin e afatit të përcaktuar.

Policia ka paralajmëruar se drejtimi i automjetit gjatë kohëzgjatjes së kësaj mase dënohet me gjobë prej 500 eurosh, ndalim të drejtimit për gjashtë muaj, pesë pikë negative dhe konfiskim të përkohshëm të automjetit.

Kontrollet në trafikun rrugor do të vazhdojnë, ndërsa masat mbrojtëse, pikët negative dhe kufizimet e tjera ligjore do të verifikohen përmes evidencave përkatëse.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara