Lajmet

Zakonet e meshkujve që shkatërrojnë besimin

Kuptoni cilat janë ato.

Published

on

Dihet që besimi është pjesa kryesore e çdo lidhjeje dashurie. Është e vështirë të ndërtohet, dhe është kaq e lehtë të shembet.

Më poshtë mund të shihni se cilat zakone përdorin meshkujt për të shkatërruar besimin në një lidhje dhe martesë.

1. Ai nuk është kurrë gati për kompromis

Është e pamundur të ndërtosh një marrëdhënie, e lëre më të besosh me një partner që nuk e kupton rëndësinë e kompromisit. Kjo tregon se nevojat e tij janë më të rëndësishme se tuajat. Në atë rast, nuk mund të prisni mbështetje emocionale prej tij kur keni nevojë për të, tha psikologia Jane Greer. Në çdo marrëdhënie të suksesshme, partnerët duan ta bëjnë njëri -tjetrin të lumtur, dhe shmangia e kompromisit tregon egoizëm dhe papjekuri.

2. Ai nuk është kurrë aty kur keni nevojë për të

A i anulon takimet e minutës së fundit dhe nuk u përgjigjet telefonatave apo mesazheve tuaja? Besimi nuk ndërtohet me fjalë, por me vepra, dhe pjesa themelore e besimit është ndjenja se mund të mbështeteni te partneri kur keni nevojë.

3. Ai nuk mund të pranojë se ka gabuar ose të kërkojë falje

Nëse ai ka gjithmonë të drejtë, kjo do të thotë që (sipas logjikës së tij) ju jeni gjithmonë të gabuar, dhe kjo është e pamundur. Ne të gjithë bëjmë gabime, themi gjëra të gabuara, por madhështia e një njeriu manifestohet në gatishmërinë e tij për të pranuar gabimet dhe për të kërkuar falje për to. Nëse partneri juaj refuzon, është një njeri që thjesht nuk di si të marrë përgjegjësinë për veprimet e tij.

4. Të lë kur ai duhet të dërgojë një mesazh ose të bëjë një telefonatë

Fshehja e gjërave të tilla të përditshme e vë një grua në një dilemë se çfarë partneri i saj po përpiqet t’i fshehë asaj. Sigurisht, nuk duhet të jetë diçka serioze, por këto veprime shkaktojnë dyshime dhe dëmtojnë besimin.

5. Historitë e tij nuk kanë logjikë

Ai së pari ju tregon se e kaloi fundjavën me miqtë, dhe një ditë më vonë se ishte me motrën e tij. Nëse ndodhin gjëra të ngjashme të tilla të palogjikshme, mos kini frikë ta pyesni se ku ishte në të vërtetë. Mos jini abuzues, por nëse nuk merrni një shpjegim pas bisedës, duhet të jeni të vetëdijshëm se jeni me një person që nuk dëshiron të jetë i sinqertë me ju.

Lajmet

Tre persona në pranga për së paku tetë vjedhje në Fushë-Kosovë, dëmi mbi 60 mijë euro

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Fushë-Kosovë, të dyshuar për kryerjen e së paku tetë rasteve të vjedhjeve të rënda në banesa gjatë muajve tetor dhe nëntor 2026.

Sipas Policisë, A.B., F.H. dhe M.K. janë arrestuar pas një hetimi dymujor. Operacioni policor është zhvilluar më 18 nëntor, ndërsa dëmi fillestar material nga vjedhjet vlerësohet të jetë mbi 60 mijë euro.

Gjatë kontrolleve në katër lokacione, policia ka sekuestruar stoli ari, para të gatshme, një pistoletë, një veturë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprave penale, dy telefona dhe një sasi të dyshuar të marihuanës.

Hetimet e mëtejshme kanë çuar policinë edhe te një argjendari në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ku dyshohet se janë shitur stolitë e vjedhura. Pronari i argjendarisë është shoqëruar në stacion policor. Ndërkaq, një sasi tjetër ari është lokalizuar dhe sekuestruar në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për “Vjedhje të rëndë”, “Posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedim të paautorizuar të narkotikëve”.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, tre të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre zyrtarë nga Kosova diplomojnë në Akademinë e FBI-së, vlerësohet partneriteti me SHBA-në

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se tre zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Kosova kanë diplomuar së fundmi në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

Në njoftimin e ambasadës theksohet se Kosova është një partnere e fortë e SHBA-së në fushën e zbatimit të ligjit dhe ka një nga rrjetet më të mëdha të të diplomuarve të Akademisë Kombëtare të FBI-së në nivel global.

“Krenarë të festojmë diplomimin e tre zyrtarëve kosovarë nga Akademia Kombëtare e FBI-së! Kosova është një partnere e fortë e SHBA-së në zbatimin e ligjit, me një nga rrjetet më të mëdha të alumni-t të Akademisë Kombëtare të FBI-së në botë. Jemi të entuziazmuar të punojmë së bashku për të luftuar krimin e organizuar transnacional”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare

Published

on

Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare.

Me dy të tretat e votave, deputetët miratuan Konventën për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja Gjyqësore në Çështjet Civile ose Tregtare.

Kjo marrëveshje mori miratimin në tentimin e tretë, pasi u sigurua se Serbia nuk është pjesë e kësaj konvente.

Po ashtu, Kuvendi miratoi Protokollin për ndryshimin e Marrëveshjes mbi Statusin dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Në mesin e marrëveshjeve të miratuara ishte edhe Konventa për Zgjedhjen e Gjykatës. /KosovaPress/

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Javën e ardhshme pritet drafti i parë i strategjisë për Apelin dhe Ligjit për Specialen

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se javën e ardhshme pritet të pranohen drafti i parë i strategjisë shtetërore për procesin e Apelit në Hagë dhe drafti i ri i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Duke folur në Kuvend për Ligjin për Specialen, Kurti ka thënë se ai është hartuar pas pakënaqësisë me aktgjykimin e 16 shtatorit, por ka theksuar se që nga fillimi kishte shprehur rezerva për këtë nismë.

“Nuk dyshoj në qëllimin e mirë, por nuk mjafton vetëm qëllimi i mirë, duhet të kemi edhe sukses. Për këtë na duhet një ligj që nuk kthehet mbrapsht dhe bëhet praktik në realitet”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar se në grupin punues për strategjinë janë të përfshirë përfaqësues të ndryshëm, ndërsa drafti i ri i ligjit pritet të përgatitet nga një ekip ekspertësh.

Kurti ka përsëritur se nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Dhomat e Specializuara që nga viti 2015, duke e cilësuar këtë gjykatë si të pazakontë.

Ai ka përmendur edhe raportin e vitit 2008 për pretendimet lidhur me “Shtëpinë e Verdhë” dhe trafikimin e organeve, duke thënë se hulumtimet e zhvilluara nuk kishin gjetur dëshmi për këto pretendime.

Sipas Kurtit, çështja e ndërmarrjes së përbashkët kriminale mbetet ndër pikat që duhet të trajtohen në procesin e Apelit. Ai ka shprehur bindjen se vendimi i 16 shtatorit duhet të korrigjohet në Apel, proces për të cilin ka thënë se pritet të zhvillohet gjatë vitit 2027./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara