Shëndeti

Zakone të këqija që mund t’ju çojnë deri në depresion

Depresioni “vjedh” energjinë e një personi, përqendrimin dhe kënaqësinë e tij.

Published

on

Kushdo që ka përjetuar të paktën njëherë depresion, i kupton më së miri efektet e tij ‘shkatërruese’. Për disa njerëz depresioni është një sëmundje nga e cila mendojnë se nuk do të shërohen kurrë.

Depresioni “vjedh” energjinë e një personi, përqendrimin dhe kënaqësinë e tij. Njerëzit që janë në gjendje depresioni nuk gjejnë satisfaksion tek asgjë që bëjnë.

Në raste të rënda, njerëzit humbasin edhe dëshirën për të jetuar. Është e rëndësishme të dini se depresioni është një gjendje serioze mjekësore që kërkon trajtim profesional. Një terapist i licencuar ose mjek mund t’ju sigurojë mjetet e nevojshme që ju duhen për të rigjetur rrugën tuaj mes depresionit.

Depresioni shkaktohet nga faktorë disa prej të cilëve janë fizikë e të tjerë psikologjikë. Më poshtë do të lexoni disa prej zakoneve të këqija që çojnë në depresion:

Mungesa e aktivitetit fizik

Mund të tingëllojë e çuditshme, por ushtrimet fizike janë shumë të rëndësishme si për mirëqenien tuaj fizike, ashtu edhe atë mendore. Të qenit joaktiv mund të çojë në depresion. Qëndrimi në shtëpi gjatë gjithë ditës ose mospërfshirja në ndonjë veprimtari fizike bën që njerëzit të bëhen dembelë dhe të hanë më tepër. Të qenit inaktiv dhe mbipeshë është një mënyrë e sigurt për ta futur veten në një gjendje depresioni. Kjo jo vetëm që redukton performancën tuaj fizike, po ul edhe vetëvlerësimin tuaj. Për më tepër,  sa herë që ndiheni në depresion, stërvitja është gjëja e fundit që mendoni. Ju preferoni të qëndroni në shtëpi, por nuk duhet të jetë kështu.

Sidoqoftë, është e rëndësishme të kujtoni se ushtrimet fizike mund të bëjnë një ndryshim monumental nëse vuani nga depresioni.  Të qëndruarit në divan ose shtrat është një ide vërtet e keqe.

Dieta e varfër

Të hash shëndetshëm nuk bën mirë vetëm për trupin, por edhe mendjen tuaj. Ushqimet që përmbajnë acide yndyrore omega-3 quhen ushqime të trurit, sepse ato janë shumë thelbësore për indet e shëndetshme të tij.

Zakonet e këqija të gjumit

Nëse e privoni vazhdimisht veten nga gjumi, krijoni një situatë ideale për depresionin. Ekspertët e mjekësisë rekomandojnë të flint ë paktën shtatë deri në 8 orë gjumë nditë. Nëse nuk flini mjaftueshëm bëheni paranojakë dhe të sheqetësuar duke hedhur themelet për një gjendje depresioni.

Izolimi

Të qenit në izolim është një mënyrë e sigurt për t’u depresionuar. Kur shmangni  miqtë dhe familjen për çfarëdolloj arsyeje, ju po krijoni një situatë të pjekur për depresionin. Izolimi është gjëja më e keqe që mund t’i bësh vetes, si në aspektin  fizik ashtu dhe në atë mendor.

Mendimet pesimiste

Mendimet negative janë një ndër shkaqet kryesore të depresionit. Kur  ushqeni mendime negative çdo ditë, po i hapni derën depresionit. Nëse vazhdimisht mendoni për kërcënime, refuzim, humbje ose dështim, këto janë mënyra të sigurta për të dëshpëruar veten. Ka disa gjëra në këtë botë që janë thjesht jashtë kontrollit tonë, kështu që nuk kemi nevojë të ndalemi tek to.

Shëndeti

Dhimbjet e shpinës, shkaku kryesor i mungesave në punë: Si t’i parandaloni?

Published

on

Dhimbjet e shpinës janë bërë një nga problemet më të shpeshta shëndetësore në mbarë botën, duke prekur miliona njerëz çdo vit.

Sipas ekspertëve, ky shqetësim është arsyeja kryesore e mungesave në punë dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës.

Shkaktarët kryesorë lidhen me qëndrimin e gjatë ulur para kompjuterit, mungesën e aktivitetit fizik, mbipeshën si dhe stresin e përditshëm.

Si ta parandaloni:

Mbani një qëndrim të drejtë trupor gjatë uljes dhe ecjes.

Bëni ushtrime të lehta për shpinën të paktën 15 minuta në ditë.

Shmangni ngritjen e peshave të rënda në mënyrë të gabuar.

Kujdesuni për peshën trupore dhe ushqehuni shëndetshëm.

Mjekët këshillojnë që dhimbjet e përsëritura të mos neglizhohen. Nëse simptomat zgjasin më shumë se disa javë, është e nevojshme të konsultoheni me një specialist për diagnozë dhe trajtim të duhur.

Kur duhet të shkoni te mjeku?

Nëse dhimbja vazhdon më shumë se dy javë, shoqërohet me mpirje të këmbëve, dobësi muskulore a vështirësi në ecje, kërkohet konsultim me mjekun. Në raste të caktuara, dhimbja mund të lidhet me hernie diskale ose probleme të tjera më serioze që kërkojnë trajtim të posaçëm.

Dhimbjet e shpinës nuk duhen neglizhuar. Duke bërë ndryshime të vogla në stilin e jetesës dhe duke u kujdesur për trupin çdo ditë, mund të shmangim pasoja serioze dhe të ruajmë shëndetin afatgjatë.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Ngushtimet e muskujve të këmbës: shkaqet dhe parandalimi

Published

on

Tkurrjet muskulore në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur shfaqen gjatë natës. Këto ngërçe prekin pjesën e pulpës së këmbës, shputën e këmbës madje edhe tendinët.

Ato janë më të shpeshta pas moshës 40-50 vjeçare. Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë arritur ta përcaktojnë shkaktarin e tkurrjeve muskulore, por teoritë janë të shumta.

Shkaqet e mundshme të ngërçit të këmbës

Stili modern i jetesës është një nga shkaktarët e mundshëm të tkurrjeve të muskujve të këmbës. Nëse më parë, njerëzit kalonin shumë kohë duke ecur, duke u ulur dhe ngritur në këmbë, shtendosjes së tendinëve të këmbës i kushtohet më pak kohë. Gjatë gjumit, këmba është në pozicion të njëjtë për disa orë dhe çdo lëvizje e vogël shkakton kontraktim.

Ngërçet e këmbës shfaqen më shumë në verë se në dimër, Sipas të dhënave gjatë verës, rritja dhe riparimi i nervave është më intensiv.

Trupi prodhon vitaminë D nga ekspozimi i diellit, trupi përshpejton riparimin e nervave. Sipas teorive tjera, gjatë verës njerëzit ushtrohen dhe djersijnë më shumë duke u dehidratuar rregullisht. Dehidratimi është identifikuar si shkaktar i mundshëm i ngërçeve muskulore.

Këto të fundit shfaqen më shumë në rastet e shtatzënisë, depresionit, artritit dhe tensionit të lartë.

Si të parandaloni ngërçet e këmbës?

Ekspertët thonë se njerëzit që kryejnë shtendosje të rregullta të gjymtyrëve para gjumit pësojnë më pak kontraktime. Për më tepër, sipas informacioneve, konsumi i shumë ushqimeve me magnez është i këshillueshëm kundër ngërçeve.

Ushqime të pasura me magnez janë fasulet, arrorët, drithërat e plota dhe barishtet. Përpos ushqimeve, duhet të pini shumë ujë gjatë ditës dhe të merrni edhe vitamina B. Kur ngërçi kaplon këmbën, sigurohuni që ta shtendosni atë sa më shumë shtrirë ose në këmbë.

Continue Reading

Shëndeti

Tre mënyra të thjeshta për të larguar dhimbjen e kokës më shpejt

Published

on

Continue Reading

Shëndeti

Ushqimet për mëngjes që do t’ju mbajnë të ngopur gjatë

Published

on

Shpesh ndodh që pas një mëngjesi të shpejtë, vetëm pak orë më vonë ndjejmë uri dhe kërkojmë diçka tjetër për të ngrënë.

Por sipas nutricionistëve, sekreti për një mëngjes të shëndetshëm dhe të ngopur që zgjat gjatë gjithë paradites, qëndron te kombinimi i proteinave, fibrave dhe yndyrave të shëndetshme.

Specialistët sugjerojnë vezët, të cilat janë të pasura me proteina, të kombinuara me perime të freskëta ose bukë integrale.

Një tjetër alternativë e shëndetshme është tërshëra me qumësht ose kos, e shoqëruar me fara chia apo arra, që ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe ngopjes për një kohë më të gjatë.

Nëse zgjidhni mëngjes me vetëm karbohidrate të thjeshta, si biskota apo brumëra, ndjenja e urisë do të rikthehet shpejt.

Prandaj, ekspertët këshillojnë një vakt të ekuilibruar që jo vetëm ngop, por edhe përmirëson përqendrimin dhe performancën gjatë ditës.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara