Sport

Zagklis premton mbështetje për basketbollin e Kosovës, paralajmëron edhe risi

Zagklis, Çeku dhe Fetahu u zotuan që të kenë bashkëpunim mes institucioneve që ata përfaqësojnë.

Published

on

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, sekretari i përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zagklis mbajti konferencën e tij për media në ambientet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ku edhe premtoi mbështetje për basketbollin e Kosovës si dhe paralajmëroi risi.

Zagklis, Çeku dhe Fetahu u zotuan që të kenë bashkëpunim mes institucioneve që ata përfaqësojnë, në mënyrë që të vazhdojë përkrahja për masivizimin e basketbollit të Kosovës përgjatë viteve në vazhdim, raporton KosovaPress.

Fillimisht, ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku tregoi rëndësinë e basketbollit në Kosovë, ku tha se është i jashtëzakonshëm interesimi i madh i qytetarëve dhe rinisë sonë në këtë sport.

Çeku më tej shtoi se ky interesim dhe ky potencial i madh e meriton medoemos mbështetjen shtetërore dhe institucionale, ndërsa tha se prezenca e Zalgkis konfirmon bashkëpunimin e mirë të FBK-së me FIBA.

“Tashmë basketbolli është një nga sportet më të rëndësishme me suksese të jashtëzakonshme në vendin tonë, që ka interesim të madh prej qytetarëve tanë dhe rinisë tonë, dhe i gjithë ky potencial e meriton natyrisht dhe vëmendjen edhe mbështetjen shtetërore dhe institucionale…Ka qenë një rast i jashtëzakonshëm për ta rikonfirmuar bashkëpunimin e mirë të federatës me FIBA-n, por në të njëjtën kohë edhe për ta aktivizuar Qeverinë e Kosovës përmes Ministrisë së Sportit në llojin, nëse mund të themi të një trekëndëshi, të bashkëpunimit dhe të një vizioni afatgjatë të zhvillimit të basketbollit në vendin tonë”, tha Çeku.

Ndërkaq, përkrahjen e MKRS-së dhe FIBA-s e konfirmoi edhe presidenti i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu, i cili tha se duhet bërë çdo gjë për të sjellë fëmijët pranë sportit, respektivisht pranë basketbollit.

“E kemi zotimin e dy zotërinjve të cilët janë në anët e mija dhe institucioneve që ata përfaqësojnë për ta përkrah vizionin e basketbollit të Kosovës për zhvillimin strategjik të saj për vitet në vijim edhe shpresoj që se shpejti do ta materializojmë këtë trekëndësh të cilin e përmendi ministri, angazhimin e të trija palëve me një program të veçantë për basketbollin e Kosovës, i cili do ta sjellë basketbollin, besoj aty ky e meriton… Kemi një rini të mrekullueshme, kemi angazhim, kemi dashuri për basketbollin, dhe nuk kemi asnjë arsyetim për të mos bërë atë që është e domosdoshme, për të sjellë fëmijët pranë sportit, për të sjellë fëmijët pranë basketbollit, dhe për ta çuar basketbollin tutje bashkërisht”, tha Fetahu.

Konferencën e sotme e mbylli sekretari i përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zagklis, i cili në fjalimin e tij zbuloi se çfarë kanë diskutuar me krerët e FBK-së dhe MKRS-së, ku tha se fokusi ka qenë te mbështetja e strategjisë së masivizimit të basketbollit në Kosovë nga ministria, strategji kjo e cila do të mbështetet nga FIBA me idetë e saja, ide këto të cilat pritet të sjellin edhe disa risi.

“Nuk ka dyshim se këtu kemi një federatë që ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme mbështetjen e FIBA-s. Qoftë kjo nga programi FIBA Plus, ku ata ishin disa nga pionierët nga e mbarë bota, si dhe zbatimi i strategjisë së tyre të re. Diskutimet tona sot u fokusuan se si po mbështetet kjo strategji e federatës nga ministria, dhe se si kjo strategji mund të shndërrohet tani në një strategji kombëtare për sportin e basketbollit, në të cilin proces do të kontribuojë FIBA me mendimet, idetë e veta, ndoshta edhe disa risi. Ne besojmë se ka shumë komponentë të kësaj strategjie me të cilat federata tashmë është në përputhje, disa të tjerë duhet të përmirësohen, dhe FIBA do të jetë në anën e Federatës për ta bërë këtë. Dhe sigurisht, një nga komponentët e rëndësishëm që basketbolli të shkojë në një nivel tjetër është padyshim infrastruktura, si këtu në kryeqytet ashtu edhe në mbarë Kosovën. Nuk do të mund të mos theksoj shpërndarjen shumë të mirë të basketbollit nëpër disa qytete, me klube të forta, dhe klubet e forta janë ato që e bëjnë Federatën të fortë, dhe një Federatë e fortë me një Ligë të madhe, do të thotë se do të vijnë më shumë të rinj në klube, që do të bëjë një ndikim më të madh social, dhe nëse mund të them një shoqëri më të shëndetshme”, deklaroi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zagklis u njoftua mbrëmë me atmosferën e basketbollit kosovar, ku në palestrën “Minatori” në Mitrovicë ishte i pranishëm në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare, në të cilën Trepça e mposhti KB Tiranën me 40 pikë diferencë, respektivisht me rezultat 92:52. 

Lajmet

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Sport

Anglia triumfon ndaj Kroacisë dhe mban hapin me Spanjën

Published

on

By

Anglia ka regjistruar një fitore të rëndësishme me rezultat 2-1 kundër Kroacisë, në një ndeshje të mbushur me emocione dhe ndërhyrje të sistemit VAR.

Anglezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 24-të me anë të Morgan Rogers.

Kroacia u kundërpërgjigj në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 59-të përmes Petar Sucic.

Megjithatë, Anglia fitoi një penallti pas rishikimit me VAR, të cilën kapiteni Harry Kane e shndërroi në gol në minutën e 64-t për 2-1. Në fund, anglezëve iu anulua edhe një gol i James Garner për pozicion jashtë loje.

Pas kësaj fitoreje, Anglia renditet në vendin e dytë të Grupit 3 me 12 pikë, duke ndjekur nga afër lideren Spanja. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 pas një përmbysjeje dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me 10 pikë, aq sa kanë edhe “Gjelat”.

Ndeshja nisi më mirë për francezët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, pas asistimit nga Nicolo Cambiaghi.

Në pjesën e dytë, italianët shpërdoruan një rast të artë për të kaluar në epërsi, pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë në minutën e 60-të. Por vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1 pas një asistimi të Federico Dimarcos.

Fitoren e Italisë e vulosi sërish Francesco Pio Esposito në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Dayot Upamecano, për rezultatin përfundimtar 3-1. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara