Teknologji

YouTube vendos reklama gjatë pauzës së një videoje

Publikuar

Google ka gjetur një mënyrë të re për të gjeneruar më shumë të ardhura prej përdoruesve. Platforma YouTube do të shfaqë reklama në momentin që ndaloni një video.

YouTube filloi të eksperimentonte me reklamat gjatë pauzës së një videoje në 2023 me disa reklamues. Megjithatë shikuesit e YouTube nuk janë aq entuziast sa Google me ndryshimet e reja.

Disa përdorues të Reddit postuan imazhe të reklamave të reja të shfaqen gjatë pauzës duke shprehur pakënaqësi. Reklamat e reja nuk shfaqen vetëm në uebsajtin e YouTube. Ato shfaqen edhe në aplikacionin mobile të YouTube.

Reklamat që shfaqen gjatë pauzës së një videoje nuk janë një koncept i ri ndërsa kompanitë e streaming e kanë bërë këtë në të kaluarën. Google thotë se reklamuesit e duanë këtë koncept të ri por ashtu edhe testuesit e parë./PCWorldAlbanian

Lajmet

Volkswagen mohon raportimet për largimin e 30 mijë punonjësve nga puna

Publikuar

nga

Gjiganti gjerman i makinave, Volkswagen, ka mohuar raportimet se po planifikon të pushojë nga puna deri në 30 mijë punonjës.

“Ne nuk e konfirmojmë këtë shifër”, u citua të ketë thënë një zëdhënëse e Volkswagenit, pas raporteve për shkurtimet e propozuara të vendeve të punës në revistën gjermane Manager Magazin.

“Një gjë është e qartë”, tha ajo, “Volkswagen duhet të reduktojë kostot në vendndodhjet gjermane. Kjo është mënyra e vetme që marka mund të fitojë para të mjaftueshme për investimet e ardhshme”.

“Si do ta arrijmë këtë qëllim së bashku me përfaqësuesit e punonjësve është pjesë e bisedimeve të ardhshme”, tha ajo, duke shtuar se VW nuk mund të konfirmojë shifrën e përmendur./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Hyundai dhe General Motors bashkojnë forcat për të sjellë vetura të reja

Publikuar

nga

Hyundai dhe General Motors kanë bashkuar forcat për prodhimin e veturave të reja, zinxhirëve të furnizimit dhe teknologjive në përpjekje për të ulur kostot.

Prodhuesit globalë të makinave janë nën presion të madh për të krijuar teknologjinë e re të automjeteve elektrike (EV) dhe baterive, sepse ata përballen me rregulloret e emetimeve të automjeteve në mbarë botën. Këto përpjekje kërkimore dhe zhvillimore mund të kushtojnë dhjetëra miliarda dollarë.

Ata po përballen gjithashtu edhe me një sulm të konkurrencës së mundshme nga prodhuesit kinezë të automjeteve, veçanërisht prodhuesit e EV, duke u përpjekur të eksportojnë modelet e tyre me kosto më të ulët jashtë shtetit, në mënyrë që t’i shpëtojnë një problemi të madh të mbifurnizimit në vend.

Hyundai i Koresë së Jugut dhe GM e Amerikës njoftuan të enjten se do të bashkëpunojnë për zhvillimin e përbashkët të produkteve, prodhimin dhe teknologjitë e ardhshme të energjisë së pastër. Gjithashtu planifikojnë të punojnë së bashku në automjetet me djegie të brendshme, energji të pastër, elektrike dhe hidrogjen./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

AI

OpenAI lanson modelin o1

Publikuar

nga

OpenAI ka lansuar një seri të re modelesh të cilat “mund të zgjidhin problemet më të vështira” sesa modelet e mëparshme të inteligjencës artificiale gjeneruese (GenAI). 

Kompania e cila ndodhet në Kaliforni njoftoi të enjten se do të sjellë një vrojtim të hershëm të serisë, të quajtura zyrtarisht o1-preview dhe o1-mini. Modeli ka emrin e koduar Strawberry.

Në njoftim thuhet se modelet e reja performuan njëjtë sikurse studentët e doktoraturës në detyra sfiduese në fizikë, kimi dhe biologji dhe dolën mirë në matematikë dhe kodim.

Kompania gjithashtu njoftoi  se e testoi modelin në një provim kualifikues për Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (IMO), një konkurs matematikor i shkollave të mesme./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Teknologji

Sony lanson Playstation 5

Publikuar

nga

Pas disa vitesh spekulimesh dhe zhurmash, Sony do të lansojë një version të përmirësuar të PlayStation 5 të tij të njohur me çmimin më të lartë të konsolës.

PS5 Pro do të dalë në shitje më 7 nëntor me 700 dollarë, rreth 40% më i shtrenjtë se PS 5 kur u lansua në vitin 2020, njoftoi Sony të martën. Para-porositë do të fillojnë më 26 shtator.

Konsola më e re do të ketë fuqi llogaritëse shumë më të fuqishme, duke lejuar deri në 45% paraqitje më të shpejtë për lojën, zbuloi Mark Cerny, arkitekti kryesor për PS5.

“Thënë thjesht, është konsola më e fuqishme që kemi ndërtuar ndonjëherë”, tha ai.

Sony ka shtuar një pajisje të personalizuar për mësimin e makinerive dhe një bibliotekë AI që ofron qartësi imazhi super të mprehtë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara