Mobile

YouTube Shorts, konkurrenti i TikTok-ut po përhapet globalisht

Publikuar

YouTube Shorts, forma e shkurtër e videove dhe një konkurrues i TikTok-ut, po përhapet globalisht.

Nga YouTube thonë se ky shërbim do të jetë i disponueshëm në “më shumë se 100 vende” – kudo ku kjo platformë është e disponueshme.

Fillimisht YouTube Shorts u lansua në shtator të vitit 2020, me video 15-sekondëshe – limit i njëjtë sikurse TikTok (ndonëse TikTok-u më vonë zgjati kohëgjatësinë e videos, fillimisht në një minutë, e pastaj në tre minuta). Ky shërbim ishte i disponueshëm në Indi, pastaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mars të vitit 2021 dhe pastaj në Britani të Madhe në muajin qershor./UBTNews

Mobile

Analistët parashikojnë ndryshime drastike në dizajnin e iPhone 14

Lindin spekulimet për smartfonët e ardhshëm.

Publikuar

nga

iPhone 13 ende nuk është nëpër dyqane, dhe spekulimet për smartfonët e ardhshëm të Apple kanë filluar.

Sipas një raporti nga analisti i mirënjohur i Apple Ming Chi-Kuo, kompania ka planifikuar që modelet e ardhshme të rangut të lartë Pro dhe Pro Max nuk do të kenë “notch” po vetëm kamera frontale “hole-punch.” Megjithatë Kuo thotë se skanerët e shenjave të gishtërinjve nën ekran nuk do të vinë deri më 2023.

Mbetet për t’u parë sesi Apple do të implementojë Face ID nëse vendos të eliminojë “notch”. Një iPhone me ekran me palosje gjithashtu është projektuar në 2023 ose 2024. /PCWorld Albanian

Vazhdo të lexosh

Mobile

Modeli bazë i iPad përditësohet me procesor më të ri

Publikuar

nga

Apple lançoi në evenimentin e iPhone një model të ri iPad. Është varianti më buxhetor i linjës së iPad, më pak i kushtueshëm se iPad Air dhe IPad Pro dhe do të zëvendësojë modelin ekzistues 329 dollarësh iPad.

Ka procesorin Apple A13 i cili ka debutuar me iPhone 11. Për rikujtesë modeli iPad ekzistues përdorte çipin A12. Apple ka ruajtur të njëjtin dizajn dhe ekranin 10.2-inç.

Kur bëhet fjalë për kamerën, priten përmirësime të autofokusit dhe performancës në dritë të paktë. Është kamera ballore ajo e cila do të marrë një përditësim të madh me një sensor 12-megapiksel 122 gradë.

Modeli bazë iPad gjithashtu do të ketë teknologjinë True Tone e cila balancon ngjyrën e bardhë në ekran. Ashtu si versioni i kaluar ekrani i iPad funksionon me lapsin Apple Pencil.

Tableti kushton 329 dollarë për 64GB memorie dhe vjen në dy ngjyra argjendtë dhe gri. /PCWorld Albanian

Vazhdo të lexosh

Mobile

iPhone 13 Pro, ekrane 120Hz dhe kamera që shkëlqejnë

Publikuar

nga

Në një eveniment virtual më 14 shtator Apple zbuloi linjën e re të iPhone. Përveç modeleve standard iPhone 13 dhe 13 mini, kompania zbuloi dy modele Pro me disa funksionalitete premium që nuk i gjeni tek iPhone 13.

Sigurisht janë edhe më të shtrenjtë ku iPhone 13 Pro fillon nga 999 dollarë dhe iPhone 13 Pro Max nga 1,099 dollarë. iPhone 13  Pro ka ekran 6.1-inç ndërsa 13 Pro Max 6.7-inç.

CEO i Apple Tim Cook tha se linja Pro shtyn limitet tona me teknologjitë më të avancuara për përdoruesit që duan më të mirën nga iPhone.

Dizajni është paska ndryshe me gjeneratën e kaluar sepse modelet e reja iPhone 13 Pro kanë korniza prej çeliku me shkëlqim. Gjithashtu rreth sensorëve të kamerave janë tre unaza çrej çeliku gjithashtu. Ndërsa xhami i kapakut të pasmë është mat.

Përveç kamerave wide dhe ultra wide, iPhone 13 Pro ka edhe një sensor të tretë telefoto me zmadhim optik 3x. Por kamerat wide dhe ultra wide nuk janë njëlloj me kamerat e iPhone 13 dhe 13 mini.

Vitin e kaluar vetëm linja iPhone 12 Pro Max kishte stabilizim optik me zhvendosje sensori. Kësaj here mbarë linja iPhone 13 vjen me këtë teknologji.

Kryesisht modeli standard iPhone 13 merr të gjitha funksionet e avancuara të kamerës që ishin të kufizuara vetëm tek modelet Pro. Veçanërisht është një funksionalitet “Cinematic Mode” i cili gjurmon dhe mban në fokus një objekt në lëvizje në kohë reale. iPhone 13 Pro dhe Pro Max njëlloj si iPhone 13 dhe 13 mini realizojnë video ProRes.

Por çfarë kanë të veçantë kamerat e iPhone 13 Pro?

  • Kamera 77mm telefoto ka zmadhim optik 3x
  • Kamera ultra-wide me hapje f/1.8 përmirëson performancën në dritë të paktë me 92%
  • Kamera wide (kryesore) me hapje f/1.5 përmirëson performancën në dritë të paktë me 2.2 herë.

Për herë të parë mund të përdorni Night Mode në të gjitha kamerat.

iPhone 13 Pro dhe Pro Max vinë me ekranin Pro Motion me frekuencë të adaptueshme që sillet mes 10 deri në 120Hz në varësi të asaj çfarë përdoruesi po bën me smartfonin. Për shembull nëse po shikoni një film, iPhone do të përdorë një frekuencë më të ulët për të kursyer jetëgjatësinë e baterisë.

Duke qenë se iPhone 13 Pro Max është smartfoni më i madh i tërë linjës, do të merrni më shumë jetëgjatësi baterie. Apple premton 2.5 orë më shumë në 10 Pro Max dhe 1.5 orë më shumë në iPhone 13 Pro.

Njëlloj si modelet standarde, 13 Pro dhe 13 Pro Max vinë me çipin A15 Bionic. Dizajni i tij prej 5 nanometër përmban 15 miliardë tranzistorë në kombinuar në 2 bërthama të performancës së lartë dhe 4 të performancës së ulët.

Për modelet Pro është ndërtuar një grafikë e re me 5 bërthama. Porositë fillojnë të Premten dhe smartfonët janë në dyqane më 24 Shtator. Shiten 4 modele 128GB, 256GB, 512GB dhe për herë të parë një model 1TB./PCWorld Albanian

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Lansimi i iPhone 13, çfarë mund të prisni nga ky event?

Publikuar

nga

Bateria zgjat më shumë. Një sistem ndryshe i kamerës. Këto janë vetëm disa nga thashethemet që po qarkullojnë rreth asaj se çfarë Apple mund të ju sjellë në eventin e së martës, ku pritet të lansohet linja e iPhone-ve.

Në një event virtual nga selia e saj në Cupertino të Kalifornisë, kompania pritet të prezantojë katër iPhone-t e ri, 13 mini, 13, 13 Pro dhe 13 Pro Max. Po ashtu kompania do të lansojë edhe produktet sikurse Airpods, Apple Watch.

Linja e iPhone 13 ka të ngjarë të mos kenë ndonjë ndryshim inovator në dizajn. Në fakt, ndoshta do të duken shumë të ngjashëm me modelet e vitit të kaluar, me disa përjashtime.

iPhone 13 dhe iPhone 13 mini thuhet se kanë dy lente të kamerës së pasme të vendosura diagonalisht për herë të parë, potencialisht për të krijuar hapësirë për një sensor më të madh.

Përveç disa ndryshimeve që po mirëpriten, kompania ka njoftuar se mund të jetë edhe një përditësim i padëshiruar: çmimet e larta. Ndonëse kompania po synon të mbajë çmimet në nivel me modelet e mëparshme, çmimet e iPhone 13 mund të jenë më të larta për shkak të mungesës së çipit.

Ceremonia e prezantimit të modeleve të reja do të jetë më 14 shtator./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara