Lajmet

Ymeri: Dialogu na ka bllokuar nga çfarëdo zhvillimi pozitiv

Ymeri thotë se ka paqartësi rreth planit franko-gjerman.

Published

on

Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri ka thënë se këto vizitat e shpeshta të emisarëve për dialogun janë në përputhje me zotimet e BE-së që liderët e dy vendeve të takohen në Bruksel dhe të diskutojnë për planin franko-gjerman.

Ndonëse sipas tij ende ka paqartësi rreth këtij plani që ende nuk është publikuar zyrtarisht dhe nuk dihet qëndrimi i qartë i Qeverisë.

Ai shpreson se do të ketë gatishmëri nga pala serbe që të shkohet drejt marrëveshjes finale. Sipas tij, dialogu po i merr shumë kohë dhe energji Kosova dhe e ka bllokuar nga çfarëdo zhvillimi pozitiv.

“Këto vizita janë në përputhje me atë zotimin që e morën BE para një javë e në të cilën thanë që do t’i intensifikojnë takimet së pari me dy liderët e vendeve dhe pastaj në Bruksel për të filluar të diskutohet për planin franko-gjerman dhe mendoj qe është dokumenti i vetëm bazën e të cilit diskutohet dhe shpresoj që BE e merr seriozisht këtë dhe shpresoj që ka gatishmëri veçanërisht nga Serbia që të ulemi dhe të flasim për marrëveshje përfundimtare ose marrëveshjen e ardhshme sepse ky dialogu me Serbinë nuk është që s’po na merr shumë kohë dhe energji dhe nuk është që nuk na ka bllokuar Kosovën nga çfarëdo zhvillimi pozitiv. Tash të gjithë e kanë pranuar njëzëri edhe BE edhe Qeveria kryeministri, presidentja. Ende nuk është publikuar versioni përfundimtar i tij, por disa versione të cilat po ngjasojnë njëra me tjetrën, por ne ende nuk e dimë se çka ka në atë plan dhe çfarë vërejtje ka dërguar Qeveria karshi atij plani”, deklaroi ai.

Lajmet

Zogaj: Çdo 48 orë i njëjti dështim, fajtor është partia që i fitoi zgjedhjet

Published

on

By

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit, tha se vendi po përballet me të njëjtin rezultat çdo 48 orë dhe vlerësoi protestën e shoqërisë civile si një shenjë pozitive.

“Edhe sot në dështimin e radhës po vijmë çdo 48 orë dhe kemi të njëjtin rezultat. Shoqëria civile ka protestë dhe kjo është shenjë e mirë. Fajtori kryesor është partia që ka fituar zgjedhjet dhe nuk ka asnjë përpjekje për të dalë nga kjo situatë”, shtoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Çitaku: I bëj thirrje Kurtit që të reflektojë, Kosova është shumë më e vlefshme sesa egoja e tij

Published

on

By

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, pas dështimit të 37-të me radhë për konstituimin e Kuvendit, e quajti situatën tërësisht të papranueshme.

Ajo akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin për kryeneçësi dhe papërgjegjësi.

“Kosova është shumë më e madhe dhe më e vlefshme se egoja e tij,” theksoi Çitaku, duke kërkuar reflektim urgjent nga partia fituese e zgjedhjeve.

“Sërish ishim dëshmitarë të shpërfaqjes politikë të subjektit të parë politik. Kjo gjendje është tërësisht e papranueshne. Në këtë pikë të bllokadës jemi si rezultat i kryeneçësisë dhe papërgjegjesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.

Madje, i dëgjova disa deklarata qesharake se gjoja i kanë numrat për qeveri, por nuk i paskan numrat për kryeparlamentar. Kjo nuk do koment është papërgjegjësi. I bëj thirrje që të reflektojë. Kosova është shumë më e madhe dhe më e vlefshme se egoja e tij”, shtoi Çitaku.

Continue Reading

Lajmet

Dështoi sërish vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Edhe vazhdimi i 37-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës përfundoi pa sukses. Lëvizja Vetëvendosje bëri sërish përpjekje për krijimin e një komisioni ad-hoc që do të mundësonte votimin e fshehtë, por pa arritur konsensus mes partive politike.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje partive opozitare – PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës dhe Listës Serbe – që të propozojnë kandidatët e tyre për përbërjen e komisionit. Megjithatë, këto subjekte nuk pranuan të marrin pjesë në këtë proces dhe refuzuan të votojnë.

Nga 92 deputetët e pranishëm në sallë, 52 votuan për formimin e komisionit, një ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.

Përballë mungesës së përkrahjes së gjerë parlamentare, Dehari vendosi që seanca të ndërpritet. Ai njoftoi se vazhdimi i saj do të mbahet më 22 korrik, në orën 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj: Situata në Kuvend, shqetësim real

Published

on

By

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, pohoi se situata e krijuar në Kuvend është shqetësim real.

Ai deklaratën e bëri para vazhdimit të seancës konstituive.

“Është shqetësim real edhe të gjithë i kanë të drejtat e veta, mundësitë e veta, përgjegjësitë e veta. Unë mirëpres shoqërinë civile që na kujton detyrën tonë”, tha ai.

Continue Reading

Të kërkuara