Kulturë

Ylli Olga Smirnova largohet nga trupa ruse e baletit për shkak të pushtimit të Ukrainës

Balerina përmes Instagramit tregoi se pse e mori këtë vendim.

Published

on

Një prej balerinave më të njohura ruse të “Bolshoi Ballet”, Olga Smirnova, u largua nga trupa prestigjioze e baletit për t’iu bashkuar trupës ndërkombëtare holandeze të baletit në Amsterdam, duke u bërë zyrtarisht valltarja e parë ruse që vendoset në një kompani tjetër qysh prej pushtimit të Ukrainës.

Balerina përmes Instagramit tregoi se pse e mori këtë vendim.

 “Çështja nuk është se ndoshta çdo i dyti rus ka të afërm ose miq që jetojnë në Ukrainë, jo se gjyshi im është ukrainas, dhe unë jam një çerek ukrainas, por që ne vazhdojmë të jetojmë në shekullin e 20-të, edhe pse nominalisht jemi në shekullin e 21-të”, deklaroi ajo.

“Asnjëherë s’do ta mendoja se do të turpërohesha nga Rusia”, shkroi ajo tutje.

“Gjithmonë kam qenë krenare me talentët rusë, arritjet në kulturë dhe sport. Më dhemb që njerëzit po vdesin, derisa të tjerët s’kanë kulm mbi kokë ose janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre”, deklaroi ajo.

Paraqitja e saj me trupën e re do të jetë më 3 prill./UBTNews/

Continue Reading

Kulturë

Brenda “Farmacisë së Shpirtit”: Biblioteka Mesjetare e Shën Galit

Published

on

By

Në zemër të Zvicrës lindore gjendet Biblioteka e Abacisë së St Gallen, një nga bibliotekat baroke më të ruajtura në botë, që ka mbijetuar për 1,300 vjet. Me rafta të mbushura me dorëshkrime mesjetare, globet tokësore dhe qiellore, mumiet egjiptiane dhe kabinetet e kurioziteteve nga e gjithë bota, biblioteka ngjall mahnitje dhe adhurim tek vizitorët.

“Shumë nga dorëshkrimet origjinale janë ende aty ku janë shkruar, studiuar dhe ruajtur për mijëra vjet,” tregon Albert Holenstein, drejtori i Qendrës së Trashëgimisë Kulturore Kishtare në bibliotekë. Koleksioni përfshin mbi 160,000 dorëshkrime dhe libra të printuar herët, duke përfshirë më shumë se 2,100 kodekse mesjetare.

Biblioteka ka mbijetuar shekuj trazirash fetare dhe politike, duke ruajtur një nga thesaret më të mëdhenj intelektualë të Europës. Përveç librave, vizitorët mund të shijojnë arkitekturën baroke, freske tavanore, galeri ballkoni dhe oborre të mahnitshme.

Sot, rreth 190,000 vizitorë vizitojnë bibliotekën çdo vit, duke e bërë atë një pikë kryesore të trashëgimisë kulturore dhe historike të Zvicrës. Një vend ku njohuria, historia dhe arti bashkohen, dhe ku lexuesit mund të ndjejnë magjinë e dijes të përjetshme. /BBC/

Continue Reading

Kulturë

Peticion online për njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO

Published

on

By

Një peticion i ri po mbledh nënshkrime nga qytetarët shqiptarë, me qëllim që UNESCO ta njohë plisin shqiptar si një artefakt zyrtar kulturor dhe ta përfshijë në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Botës.

Hartuesit e peticionit theksojnë se njohja ndërkombëtare do të nderonte trashëgiminë kulturore shqiptare dhe do të siguronte që brezat e ardhshëm ta njohin dhe ta çmojnë këtë pjesë të rëndësishme të identitetit kombëtar.

Sipas tyre, renditja e plisit në listën e UNESCO-s mund të rrisë edhe turizmin, pasi vizitorët ndërkombëtarë do të kenë mundësinë të përjetojnë kulturën shqiptare në mënyrë autentike. Plisi, një pjesë e pandashme e veshjeve tradicionale shqiptare për shekuj me radhë, është simbol i traditave dhe lidhjes ndërbreznore.

Hartuesit paralajmërojnë se ai rrezikon të marginalizohet pa njohjen dhe mbrojtjen e duhur ndërkombëtare. Peticionit i ftohen qytetarët të bashkohen për të mbështetur njohjen e plisit nga UNESCO, duke kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare për të mirën e komunitetit lokal dhe global. /Atsh/ D.L

Continue Reading

Kulturë

Gjashtë vjet pa Bilbilin e Kosovës

Published

on

By

Të shtunën (07.02.2026) u shënuan gjashtë vjet nga shkuarja në amshim e ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, e njohur për publikun si Bilbili i Kosovës.

E lindur në maj të vitit 1933 në Malishevë, Nexhmije Pagarusha e nisi karrierën muzikore në vitin 1948 në Radio Prishtinë, duke u shndërruar në një nga zërat më të veçantë dhe më të dashur të muzikës shqiptare.

Karrierën si këngëtare e përmbylli në vitin 1984. Përveç muzikës, ajo ishte aktive edhe si aktore filmi dhe teatri.

Për kontributin e saj të jashtëzakonshëm artistik, Pagarusha u nderua me çmimin “Nderi i Kombit” nga Presidenca e Shqipërisë, si dhe me titullin “Artiste e Merituar” nga Presidenca e Kosovës.

Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare, duke lënë pas pesë albume dhe 88 këngë, ndër to këngët e pavdekshme “Baresha” dhe “Zambaku i Prizrenit”. Ajo do të kujtohet gjithmonë si një yll i pashuar i muzikës shqiptare dhe një figurë frymëzuese për brezat e rinj të artistëve.

Continue Reading

Kulturë

Përvjetori i vdekjes së Kadri Roshit

Published

on

By

Më 6 shkurt të vitit 2007, ndërroi jetë figura e mirënjohur e kinematografisë dhe e skenës shqiptare, Kadri Roshi.

Roshi u lind më 4 janar të vitit 1924 në Ballsh të Mallakastrës në një familje me prejardhje nga Libohova. Aktori përjetoi një vogëli të trazuar, pasi humbi të ëmën teksa numëronte veçse 2 vjeç dhe mbeti jetim dhjetë vjet më vonë, kur vdiq edhe i ati.

Karriera e tij si aktor nisi në moshën 21-vjeçare në skenën e të ashtuquajturit Teatër Popullor. Në vitin 1951 finalizoi rrugëtimin e tij kushtuar edukimit universitar, të përshkuar në Pragë. Me t’u kthyer në vendin e tij të origjinës, Roshi rimori ekzekutimin e roleve të para në logun e jetës artistike të vendit, Teatrin Kombëtar.

Përllogaritet se aktori ka luajtur rreth 180 role në skenë dhe në kinematografi, duke lënë në kujtesën e teleshikuesve dhe të spektatorëve një portret të pashlyeshëm. Në celuloid është përjetësuar në sajë të një shumësie rolesh, që variojnë nga skllavi Ezop tek kujdestari i “Lulëkuqe mbi mure”, si edhe nga mbojtësi i thekshëm i gjuhës shqipe në Rilindje deri tek plaku Mere.

Disa prodhime të tjera filmike ku Roshi ka mishëruar role protagoniste janë: Vdekja e burrit (1991), Apasionata (1983), Partizani i vogël Velo (1980), Ballë për ballë (1979), Gjeneral gramafoni (1978), Njeriu me top (1977), Fije që priten (1976), Përballimi (1976), Malet me blerim mbuluar (1971), I teti në bronz (1970).

Për kontributin e dhënë në artin e fjalës dhe të interpretimit, Roshi u nderua me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik të vitit 1995, me Çmimin e Madh të Nderit në vitin 1997 dhe iu akordua vlerësimi “Nderi i Kombit” në vitin 1999. /Kosovapress/

Continue Reading

Të kërkuara