Një truk i thjeshtë, 100% natyral që kursen para, ndihmon kopshtin dhe planetin – gjithçka fillon nga gjethet në oborr.
Për shumë njerëz, pamja e fshesave dhe qeseve të mbushura me gjethe është pjesë e zakonshme e pastrimit vjeshtor. Megjithatë, ndërsa kopshtaria ekologjike ao bëhetmë e njohur, shumë po e vënë në dyshim këtë praktikë tradicionale.
Heqja e gjetheve nuk është gjithmonë zgjidhja më e mirë – përkundrazi, ato mund të jenë një ndihmë e madhe për kopshtin dhe mjedisin.
Pse është e rëndësishme të mos i hidhni gjethet?
Sipas Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit, çdo vit rreth 10 milionë ton mbetje kopshti përfundojnë në deponi, ku gjatë dekompozimit prodhojnë metan – një gaz me ndikim të fuqishëm në ngrohjen globale.
Në fakt, gjethet luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e tokës dhe ekosistemit.
“Ato veprojnë si një mulç natyral falas: ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë, parandalojnë barërat e këqija, mbrojnë rrënjët e bimëve dhe rikthejnë lëndët ushqyese në tokë”, shpjegon Mary Phillips nga National Wildlife Federation.
Nëpër to kalojnë dimrin shumë insekte të dobishme, si larvat e xixëllonjave apo fluturat, ndërsa shërbejnë edhe si burim ushqimi për zogjtë gjatë muajve të ftohtë, shton arkitektja e peizazhit L. Be Laskowski-Sholar.
Si t’i mbani gjethet pa humbur pamjen e rregullt të oborrit?
Zgjidhja më e thjeshtë dhe natyrale është t’i lini gjethet aty ku bien.
“Kjo është mënyra më e mirë për të mbështetur pllenuesit dhe për të ruajtur ekuilibrin natyror”, thekson Phillips.
Nëse ju shqetëson ideja se mund të dëmtojnë barin, shpërndani në shtresë të hollë.
“Shtresa e lehtë dekompozohet gjatë dimrit e ushqen tokën, shtresat e trasha dëmtojnë barin në zonat e lagështa”, THA Krista De Cooke.
Një mënyrë tjetër është t’i shpërndani rreth pemëve ose në shtretërit e luleve, ku ato do të funksionojnë si mbulesë natyrale mbrojtëse kundër të ftohtit. “Në pranverë, bimët do ta shpërthejnë lehtësisht shtresën e gjetheve”, shton De Cooke.
Për pamje të rregullt, mund të vendosni një bordurë rreth pemëve ose të krijoni “rrethe gjetjesh”, për t’u dhënë atyre funksion të dukshëm estetik. Disa kopshtarë ekologjikë ndërtojnë “gardhe të vdekura”, struktura dekorative prej degësh ku mund të grumbullohen gjethet.
“Përdorni gurë ose trungje për të përcaktuar kufijtë, që tufat e gjetheve të duken të planifikuara, jo të shpërfillura”, këshillon De Cooke.
Gjatë dimrit, ato do të dekompozohen dhe do ta pasurojnë tokën për mbjelljet e pranverës.
Kujdes me vendin ku i lini gjethet
Mos i grumbulloni pranë hyrjeve, shtigjeve apo afër mureve të shtëpisë, pasi krijohet lagështi ose të tërhiqen insekte të padëshiruara. Në zonat ku ka rriqna apo brejtës, shtigjet duhet të mbahen të pastra.
Kur është koha më e mirë për t’i shpërndarë gjethet?
Ekspertët këshillojnë që kjo të bëhet në fillim të vjeshtës, para se të grumbullohen shumë dhe para se insektet të fillojnë të strehohen në to.
“Shumë insekte futen në shtresat e gjetheve sapo temperaturat bien 10°C, është mirë të veproni para këtij momenti”, shpjegon De Cooke.
Në pranverë, prisni para se t’i zhvendosni apo t’i përdorni për kompostim, insektet që dalin prej tyre ndihmon kopshtin të lulëzojë sërish.
“Lërini natyrën të bëjë punën e vet,” përfundon Phillips. “Gjethet që dikur i shihnim si mbeturina, janë në të vërtetë një dhuratë për tokën, për kopshtin dhe për planetin.” /A.Z/UBT News/