Sport

Ylli i Barcelonës rezultoi 26 herë pozitiv për koronavirus

Published

on

Sergio Roberto u paraqit të dielën në sfidën ndaj ekipit bask, Athletic Bilbao pas lëndimit që pësoi para dy muajve.

Në raportin mjekësor të lëshuar nga klubi, thuhet se ai ishte infektuar me koronavirus pak kohë pasi ishte lënduar.

Gazetari Xavier Campos në emisionin “Onze” dha më shumë detaje duke treguar se pasi u infektua me koronavirus, ai rezultoi 26 herë tjera pozitiv më pas.

Ndërkohë, reprezentuesi spanjoll e ka marrë veten edhe nga lëndimi edhe nga koronavirusi dhe do të jetë në dispozicion të klubit për ndeshjet vijuese.

Sport

Kosova synon përmbysjen ndaj Austrisë, Krasniqi optimiste për fitore

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll për femra synon përmbysjen e rezultatit ndaj Austrisë, në ndeshjen kthyese të raundit të parë të plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2027.

“Dardanet” do të zbresin në fushë të martën në Vjenë, nga ora 18:00, pas humbjes 2:1 në përballjen e parë të zhvilluar në Prishtinë.

Përzgjedhësja Sanije Krasniqi është shprehur optimiste para kësaj sfide, duke theksuar se skuadra është e kompletuar, e përgatitur dhe e motivuar për të arritur rezultat pozitiv.

“Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme. Besojmë se vajzat do ta japin maksimumin nga ajo që bashkërisht e kemi ndërtuar për këtë ndeshje”, ka deklaruar Krasniqi.

Ajo ka vlerësuar cilësinë e përfaqësueses austriake, duke pranuar se Kosovën e pret një përballje e vështirë, veçanërisht në fushën kundërshtare.

Për dallim nga ndeshja e parë, ku munguan disa futbolliste për shkak të problemeve shëndetësore, këtë herë Kosova do të ketë në dispozicion skuadrën e kompletuar.

Edhe Federata e Futbollit e Kosovës ka konfirmuar atmosferën pozitive dhe motivimin e lartë brenda ekipit, ndërsa përgatitjet e fundit janë përqendruar në aspektin taktik.

Kjo është pjesëmarrja e parë historike e Kosovës në plejofin kualifikues për një Kampionat Botëror. Fituesja e duelit Kosovë–Austri do të përballet në raundin tjetër me fituesen e çiftit Zvicër–Izrael.

D.L

Continue Reading

Sport

Vojvoda luan 72 minuta, Udinese mposhtet nga Torino

Published

on

By

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ishte titullar në humbjen 2:1 të Udineses ndaj ish-skuadrës së tij, Torinos, në kuadër të javës së gjashtë të Serie A.

Takimi i zhvilluar të hënën mbrëma përfundoi 1:1 në pjesën e parë, ndërsa Torino realizoi golin e fitores gjatë pjesës së dytë.

Vojvoda qëndroi në fushë deri në minutën e 72-të, ndërkohë që për Torinon u aktivizua në pjesën e dytë edhe mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli.

Pas kësaj fitoreje, Torino ngjitet në pozitën e 12-të me shtatë pikë, ndërsa Udinese zbret në vendin e 15-të me katër pikë.

Continue Reading

Lajmet

Rikthehet Liga e Kampionëve: Sonte në program nëntë përballje me stacione kryesore në Madrid e Stamboll

Published

on

By

Ethet e futbollit elitar evropian zbarkojnë sërish në fushë sonte me ndeshjet e xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Skuadrat më të mëdha të continentit do të përballen në nëntë duele mjaft interesante, ku secila pikë ka peshë të jashtëzakonshme në garën për kualifikim.

Vëmendja kryesore e mbrëmjes do të jetë në Madrid, ku Atletico Madridi përballet me Manchester Unitedin, si dhe në Stamboll te dueli i zjarrtë mes Galatasarayt dhe Barcelonës. Sfida mjaft interesante priten edhe në Angli e Itali, me Arsenalin që pret Lille-n, ndërsa Interi do të kërkojë fitoren në shtëpi përballë Club Brugge. Ndërkohë, Napoli udhëton drejt Spanjës për një përballje të fortë me Villarrealin.

Në takimet e tjera të kësaj xhiroje, Bayern Mynihu do të ndeshet me Vikingun, RB Leipzigu do të masë forcat me PSV Eindhovenin, ndërsa Lensi pret Sportingun e Lisbonës. Programi i sotëm hapet me përballjen mes Sabahut dhe Slavia Pragës.

Sa i përket orarit, sfidat Lens – Sporting dhe Sabah – Slavia Pragë startojnë nga ora 18:45, ndërsa shtatë përballjet e tjera të mbrëmjes do të luhen nga ora 21:00. Me këtë rikthim, skuadrat do të luftojnë për çdo pikë, në një format të ri ku secila ndeshje mund të jetë vendimtare për të ardhmen e tyre në garë.

Continue Reading

Sport

Khalil Shabazz shpallet MVP i javës së katërt në ProCredit Superligë

Published

on

By

Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Khalil Shabazz, është shpallur lojtari më i vlefshëm i javës së katërt në ProCredit Superligën e Kosovës.

Shabazz shkëlqeu me një paraqitje të jashtëzakonshme, duke regjistruar 32 pikë, katër kërcime dhe tetë asistime.

Me një indeks vlerësimi prej 31, basketbollisti i Yllit u dallua si një nga lojtarët më efikasë të kësaj xhiroje, duke merituar çmimin MVP të javës.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara