Ish-sulmuesi i Barcelonës, Cristian Tello, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli profesionist në moshën 35-vjeçare.
Tello, i formuar në akademinë e njohur të Barcelonës, La Masia, u bë i njohur gjatë periudhës së tij me gjigantin katalanas.
Gjatë karrierës, spanjolli ka veshur fanellat e disa klubeve, përfshirë Porton, Fiorentinën, Real Betisin, Al-Fateh, Al-Orobah dhe Los Angeles, ndërsa aventura e tij e fundit ishte te Palm City në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Me Barcelonën, Tello fitoi titullin e LaLigës, ndërsa me Real Betisin triumfoi në Kupën e Mbretit. Ai gjithashtu fitoi MLS Cup me Los Angeles.
Në një mesazh për largimin nga futbolli, Tello ka falënderuar sportin që i dha mundësinë të luante në nivelin më të lartë për 16 vjet.
“Sot është një nga ato ditë të vështira për çdo lojtar. Është koha t’i them lamtumirë futbollit profesionist. Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë se do të mund të shijoja atë që dua, në nivelin më të lartë, për 16 vjet. E konsideroj veten vërtet të privilegjuar. Tani fillon një kapitull i ri në jetën time.”
Me fanellën e Barcelonës, ish-sulmuesi i krahut regjistroi 86 paraqitje, duke shënuar 20 gola dhe 14 asistime.
Tello largohet nga futbolli profesionist pas një karriere 16-vjeçare, në të cilën pati mundësinë të luante në disa prej kampionateve më të njohura të Evropës dhe më gjerë.
D.L