Magazinë

Yjet e BTS përfundojnë shërbimin ushtarak dhe lajmërojnë rikthimin e tyre së shpejti

Published

on

Pas më shumë se dy vitesh ndarjeje për shkak të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Korenë e Jugut, të shtatë anëtarët e grupit BTS janë ribashkuar këtë muaj, duke festuar së bashku 12-vjetorin e krijimit të grupit të tyre.

Festimet u mbajtën më 13 dhe 14 qershor në Goyang, pranë Seulit, ku morën pjesë mbi 60,000 fansa nga e gjithë bota.

Ato ditë, gjashtë nga anëtarët e grupit, Jin, j-hope, RM, Jimin, V dhe Jungkook, e kishin përfunduar shërbimin e tyre ushtarak, ndërsa anëtari i fundit, Suga, e përfundoi zyrtarisht detyrën më 21 qershor.

Suga mori një formë alternative të shërbimit për shkak të një dëmtimi të mëparshëm, duke punuar si punonjës civil.

Megjithatë, ai nuk kishte të drejtë të merrte pjesë në aktivitete profesionale deri në përfundimin zyrtar të shërbimit.

Gjatë eventit FESTA ku grupi bëri ribashkimin, anëtarët befasuan fansat me prezencë. Në skenë performuan j-hope, Jin dhe Jungkook me këngë si “Jamais Vu”, “Seven” dhe “Don’t Say You Love Me”,RM, Suga, Jimin dhe V qëndruan në audiencë, duke shijuar emocionet së bashku me ARMY-n, fansat e tyre.

Ky ribashkim shënon një moment kyç për BTS dhe fansat e tyre, të cilët kanë pritur me padurim rikthimin e grupit në përbërje të plotë.

Megjithëse nuk është dhënë ende një datë zyrtare për projektet e ardhshme, kompania menaxhuese e tyre, HYBE, ka konfirmuar se BTS do të rikthehet me aktivitete të grupit në fund të vitit 2025 ose në fillim të 2026. Një album i ri dhe një turne botëror janë në planet që pritet të zbulohen së shpejti.

Pas një periudhe ku çdo anëtar punoi në projekte solo dhe përmbushi detyrimet ushtarake, grupi është gati të shkruajë kapitullin e radhës të historisë së tij, një rikthim që pritet me shumë emocion nga miliona fansa në të gjithë botën.

Magazinë

Victoria Beckham: Një grua duhet të jetë budallaqe e vërtetë për të mos u marrë vesh me mua

Published

on

tilistja e njohur e modës dhe ish-ylli i muzikës pop, Victoria Beckham, ka bërë së fundmi një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e mediave.

Në një intervistë për radion “Sirius XM”, ajo u shpreh se një grua duhet të jetë “budallaqe e vërtetë” nëse nuk është në marrëdhënie të mira me të.

“Unë jam një grua që mbështet vajzat. Dua të them, duhet të jesh një budallaqe e plotë për të mos u marrë vesh me mua nëse je grua. I dua gratë dhe kjo është një nga arsyet pse bëj atë që bëj në fushën e modës dhe bukurisë. Dua t’i fuqizoj gratë, të ndaj me to këshillat dhe sekretet e mia,” – tha Victoria.

Këto deklarata vijnë në një moment kur mediat po raportojnë gjithnjë e më shumë për tensionet e supozuara midis saj, djalit të saj Brooklyn Beckham dhe nuses së tij Nicola Peltz.

Sipas raportimeve, marrëdhëniet brenda familjes Beckham janë ftohur prej katër vitesh, që nga koha kur Brooklyn (26 vjeç) dhe Nicola (30 vjeçe) po përgatiteshin për martesën e tyre në vitin 2022. Shkak i përplasjes thuhet të ketë qenë fakti që nusja refuzoi të vishte një fustan të dizajnuar nga Victoria.

Që prej asaj kohe, Brooklyn nuk është parë në disa nga festat familjare – përfshirë edhe ditëlindjet e babait të tij, David Beckham – dhe çifti i ri nuk ka marrë pjesë në sfilatat e modës të Victorias, ndryshe nga pjesa tjetër e familjes që i ndjek rregullisht. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Meghan dhe Harry surprizojnë tifozët, një mbrëmje mbretërore në ndeshjen e Dodgers

Published

on

Në një mbrëmje plot emocion dhe yje në qiellin e Los Anxhelosit, Meghan Markle dhe Princi Harry u panë mes turmës entuziaste në Game 4 të World Series 2025, ku u përballën Toronto Blue Jays dhe Los Angeles Dodgers.

Çifti mbretëror, tashmë i vendosur në Kaliforni, u shfaq në Dodger Stadium më 28 tetor, duke tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe mediave.

Meghan, 44 vjeç, u paraqit me një stil të thjeshtë por elegant, pantallona të errëta, këmishë të bardhë të gjerë dhe një kapele blu të Dodgers që tregonte qartë përkrahjen e saj për skuadrën vendase.

Harry, 41 vjeç, zgjodhi një pamje më sportive me xhaketë të zezë dhe T-shirt të bardhë. Të dy u panë duke buzëqeshur e duartrokitur, ulur në rreshtin e parë, menjëherë para legjendës së bejsbollit, Sandy Koufax.

Atmosfera ishte e mbushur me yje të Hollywood-it, përfshirë James Marsden, Austin Butler dhe Sydney Sweeney, megjithatë, magjia mbretërore tërhoqi sytë e të gjithëve. Pavarësisht pranisë së tyre fatlume, Dodgers humbën 6-1, duke barazuar serinë kundër Blue Jays.

Interesante është se para ndeshjes, Meghan kishte lansuar koleksionin e saj të parë festiv nga marka As Ever, një linjë dhuratash që përfshin produkte artizanale me prekje personale nga jeta familjare e çiftit.

Dhe ndoshta, mbrëmja në stadium ishte mënyra më e bukur për ta festuar këtë sukses, mes duartrokitjeve, sportit dhe një ndjenje bashkimi që tejkalon kufijtë e fushës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Demi Moore: Të jesh nënë dhe aktore nuk është kompromis

Published

on

Aktorja e njohur amerikane, Demi Moore, ka rrëfyer se gjatë gjithë jetës së saj nuk ka dashur të bëjë kompromis mes karrierës në Hollywood dhe rolit të nënës, edhe pse kjo shpesh e ka vendosur përballë një presioni të madh personal dhe profesional.

Gjatë një bisede me Jia Tolentino në “New Yorker Festival”, 62-vjeçarja tha ka besuar se mund t’i ketë të dyja, edhe pse ky vendim nuk ishte i lehtë.

“Është një nga ato gjëra që për mua nuk kishin kuptim. Prandaj sfidova këtë ide, duke thënë: ‘Pse jo? Pse të mos i kesh të dyja?’ Por me këtë vendim, mendoj se erdhi edhe shumë presion që ia vura vetes, për ta vërtetuar se ishte e mundur”, tregoi Moore.

Aktorja, e cila ka tri vajza, Rumer, Scout dhe Tallulah, nga martesa me Bruce Willis, kujtoi edhe periudhën kur ishte shtatzënë gjatë xhirimeve të A Few Good Men në vitin 1992. “Isha shtatzënë me Scout kur po xhirohej filmi, dhe mendoj se Tom Cruise ndihej disi i sikletshëm. Unë ndihesha mirë, lëvizja normalisht, por për të ishte pak e vështirë të kuptonte situatën,” rrëfeu ajo me humor.

Në intervista të mëparshme, Moore ka pranuar se pas lindjes së vajzave e kishte të vështirë të gjente vendin e saj në industrinë e filmit. Ajo kujtoi periudhën pas rolit në Charlie’s Angels, kur komentohej për pamjen e saj fizike, por ndjeu se Hollywood-i nuk e dinte ku ta poziciononte.

“Nuk ishte se ndihesha e lënë pas, por më shumë sikur nuk dija ku të qëndroja. Nuk isha më 20 apo 30 vjeç, por ende nuk isha as ajo që ata perceptonin si ‘nënë’. Ishte një periudhë që nuk mund ta quaja të vdekur, por e sheshtë, pa ngjyra,” u shpreh ajo.

Demi Moore vazhdon të mbetet një nga emrat më të respektuar të kinemasë amerikane, duke dëshmuar se balancimi mes karrierës dhe familjes, megjithëse sfidues, është i mundur. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Beteja për kujdestarinë, Sia dhe ish-bashkëshorti përballen për djalin e tyre 19-muajsh

Published

on

Këngëtarja e njohur australiane, Sia, është përfshirë në një betejë të ashpër ligjore me ish-bashkëshortin e saj, Dan Bernad, lidhur me kujdestarinë e djalit të tyre 19-muajsh, Somersault (i njohur si Summi).

Sipas dokumenteve të dorëzuara në gjykatë, Bernad kërkon kujdestarinë e plotë të fëmijës, duke pretenduar se Sia “nuk është në gjendje të kujdeset për të” për shkak të problemeve me varësinë.

Në padinë e tij, ai cilëson këngëtaren si “rrezik për djalin”, duke përmendur shtrim dyjavor në spital gjatë shtatorit dhe rezultate pozitive në testet për substanca qetësuese.  Ai pretendon se Sia ka shkelur marrëveshjen e kujdestarisë së përbashkët, duke i penguar takimet me djalin.

Nga ana e saj, Sia ka mohuar ashpër akuzat, duke i cilësuar si “të pavërteta dhe me qëllim keqdashës”. Ajo pranon se ka pasur probleme me varësinë “më shumë se 15 vite më parë”, por thekson se prej gjashtë muajsh është “plotësisht e pastër” dhe i nënshtrohet testimeve javore.

Këngëtarja shton se ka qenë gjithmonë kujdestarja kryesore e djalit, ndërsa akuzon ish-bashkëshortin se “nuk punon dhe i kalon ditët në festa dhe jetë nate”.

Gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën e Bernad në javët në vijim, për të vendosur përfundimisht kujdestarinë e vogëlushit Summi. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara