Magazinë

Yjet e BTS përfundojnë shërbimin ushtarak dhe lajmërojnë rikthimin e tyre së shpejti

Published

on

Pas më shumë se dy vitesh ndarjeje për shkak të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Korenë e Jugut, të shtatë anëtarët e grupit BTS janë ribashkuar këtë muaj, duke festuar së bashku 12-vjetorin e krijimit të grupit të tyre.

Festimet u mbajtën më 13 dhe 14 qershor në Goyang, pranë Seulit, ku morën pjesë mbi 60,000 fansa nga e gjithë bota.

Ato ditë, gjashtë nga anëtarët e grupit, Jin, j-hope, RM, Jimin, V dhe Jungkook, e kishin përfunduar shërbimin e tyre ushtarak, ndërsa anëtari i fundit, Suga, e përfundoi zyrtarisht detyrën më 21 qershor.

Suga mori një formë alternative të shërbimit për shkak të një dëmtimi të mëparshëm, duke punuar si punonjës civil.

Megjithatë, ai nuk kishte të drejtë të merrte pjesë në aktivitete profesionale deri në përfundimin zyrtar të shërbimit.

Gjatë eventit FESTA ku grupi bëri ribashkimin, anëtarët befasuan fansat me prezencë. Në skenë performuan j-hope, Jin dhe Jungkook me këngë si “Jamais Vu”, “Seven” dhe “Don’t Say You Love Me”,RM, Suga, Jimin dhe V qëndruan në audiencë, duke shijuar emocionet së bashku me ARMY-n, fansat e tyre.

Ky ribashkim shënon një moment kyç për BTS dhe fansat e tyre, të cilët kanë pritur me padurim rikthimin e grupit në përbërje të plotë.

Megjithëse nuk është dhënë ende një datë zyrtare për projektet e ardhshme, kompania menaxhuese e tyre, HYBE, ka konfirmuar se BTS do të rikthehet me aktivitete të grupit në fund të vitit 2025 ose në fillim të 2026. Një album i ri dhe një turne botëror janë në planet që pritet të zbulohen së shpejti.

Pas një periudhe ku çdo anëtar punoi në projekte solo dhe përmbushi detyrimet ushtarake, grupi është gati të shkruajë kapitullin e radhës të historisë së tij, një rikthim që pritet me shumë emocion nga miliona fansa në të gjithë botën.

Lajmet

Mariah Carey pritet të rikthejë turneun e Krishtlindjeve në Evropë pas tetë vitesh

Published

on

Këngëtarja amerikane Mariah Carey po planifikon rikthimin e turneut të saj të famshëm të Krishtlindjeve në Evropë për herë të parë pas tetë vitesh, ka raportuar “The Sun”.

Sipas burimeve pranë artistes, turneu pritet të përfshijë koncerte në Londër dhe Manchester, ndërsa njoftimi zyrtar pritet të bëhet së shpejti.

Carey ka mbajtur për disa vite koncerte festive kryesisht në Shtetet e Bashkuara, ndërsa fansat evropianë nuk e kanë parë në një turne të tillë që nga viti 2018.

Krahas këngëve të saj ikonike të Krishtlindjeve, këngëtarja 56-vjeçare pritet të sjellë edhe materiale të reja muzikore. Ajo ka bërë të ditur se është rikthyer në studio për regjistrime të reja dhe se është e emocionuar për publikimin e tyre.

Ndërkohë, Carey po përgatit edhe projekte të tjera, përfshirë publikimin e mundshëm të albumit të papublikuar “Someone’s Ugly Daughter” dhe një ribotim special për 25-vjetorin e filmit dhe albumit “Glitter”.

Edhe pse filmi “Glitter” nuk pati sukses në kinema në vitin 2001, kolona zanore e tij ndër vite ka fituar status kult dhe është vlerësuar nga fansat e këngëtares./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ndërron jetë nëna e Kris Jenner, Mary Jo Campbell, në moshën 91-vjeçare

Published

on

Mary Jo Campbell, e njohur si MJ Shannon dhe nëna e Kris Jenner, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur vetë Kris Jenner përmes rrjeteve sociale, duke i kushtuar një mesazh prekës nënës së saj.

“Sot i thamë lamtumirë mamit tim të mrekullueshëm, MJ. Ajo na mësoi se familja është gjithçka, si të duam pa kushte dhe të gjejmë gëzim në momentet e vogla të jetës”, shkroi Jenner.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.

Mary Jo Campbell ishte një figurë e njohur për publikun falë paraqitjeve të saj në emisionet “Keeping Up with the Kardashians” dhe “The Kardashians”, ku fitoi simpatinë e fansave me humorin dhe këshillat e saj.

Ajo ishte nëna e Kris Jenner dhe Karen Houghton, e cila ndërroi jetë në mars të vitit 2024 në moshën 65-vjeçare.

MJ ishte gjyshja e Kim, Kourtney dhe Khloe Kardashian, si dhe e Kendall dhe Kylie Jenner. Gjatë viteve, ajo u bë një personazh i dashur i familjes Kardashian-Jenner, ndërsa fliste hapur edhe për betejën e saj të suksesshme me kancerin.

Në mesazhin e saj lamtumirës, Kris Jenner shkroi se çdo pjesë e jetës së saj është formësuar nga nëna e saj dhe se gjithmonë është përpjekur të jetojë në një mënyrë që do ta bënte krenare./BBC/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Anija turistike “Seven Seas Splendor” mbërrin për herë të parë në Portin e Durrësit

Published

on

Anija turistike “Seven Seas Splendor”, e kompanisë Regent Seven Seas Cruises, ka mbërritur për herë të parë në Portin e Durrësit me rreth 650 pasagjerë në bord.

Mbërritja u shënua me ceremoninë tradicionale “Maiden Call”, ku morën pjesë përfaqësues të Autoritetit Portual Durrës dhe kapiteni i portit.

Sipas kryeministrit Edi Rama, përfaqësuesit e kompanisë kanë vlerësuar kushtet dhe facilitetet e ofruara në port. Ndërkohë, këtë sezon risi është imbarkimi nga Porti i Durrësit i 80 pasagjerëve nga vende të ndryshme.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, turistët do të vizitojnë atraksione të njohura si qytetin antik të Durrësit, Kalanë e Krujës dhe Beratin, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Sipas autoriteteve, rritja e numrit të kroçierave që vizitojnë Durrësin tregon zhvillimin e turizmit detar dhe rritjen e interesimit për Shqipërinë si destinacion turistik./A.K/

Continue Reading

Magazinë

Anne Hathaway: Xhirimet me Christopher Nolan janë si të kthehesh në shtëpi

Published

on

Aktorja Anne Hathaway ka folur për rikthimin e saj në një film të regjisorit Christopher Nolan, plot 12 vjet pas bashkëpunimit të fundit në “Interstellar”.

Gjatë promovimit të filmit “The Odyssey”, Hathaway tha se Nolan ka mbetur po aq i përkushtuar dhe i përgatitur sa gjithmonë, duke vlerësuar profesionalizmin dhe respektin e tij ndaj ekipit.

“Chris është një njeri jashtëzakonisht i qëndrueshëm. Mënyra se si i qaset punës, përgatitja dhe kujdesi për çdo detaj nuk kanë ndryshuar aspak,” u shpreh aktorja.

Megjithatë, ajo pranoi se ndryshimi më i madh ka ndodhur tek vetja, duke theksuar se është rritur si artiste dhe si njeri që nga bashkëpunimet e tyre në “The Dark Knight Rises” dhe “Interstellar”.

Hathaway e cilësoi atmosferën në sheshet e xhirimit të Nolan si të pakrahasueshme.

“Nuk ka asgjë tjetër si kjo. Të duket sikur po kthehesh në shtëpi, sepse ai është në kulmin e asaj që bën,” tha ajo.

Nga ana e tij, Christopher Nolan u shpreh i lumtur që Hathaway iu bashkua sërish projektit, duke vlerësuar përkushtimin e saj gjatë xhirimeve.

Në filmin “The Odyssey”, Hathaway interpreton Penelopën, ndërsa Matt Damon luan rolin e Odiseut. Aktorja tha se e ndërtoi personazhin duke u fokusuar te dashuria e thellë dhe besnikëria e Penelopës ndaj bashkëshortit të saj.

Sipas saj, historia e çiftit legjendar nuk flet vetëm për pritjen, por për një dashuri të rrallë që i reziston kohës dhe largësisë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara