Teknologji

Xiaomi ja kalon Tesla-s duke prezantuar robotin e parë humanoid

Roboti është 177cm i gjatë, peshon 52kg dhe ka pseudonimin “Metal Bro”.

Published

on

Xiaomi ja arriti të sfidojë Tesla-n duke ndërtuar robotin e parë prototip humanoid. I quajtur Xiaomi CyberOne, roboti është 177cm i gjatë, peshon 52kg dhe ka pseudonimin “Metal Bro”.

Pas një ecje të shkurtër në skenë, CyberOne i dha CEO-s të Xiaomi një lule përpara se të pranonte të bënte një selfie me njeriun që është arsyeja e ekzistencës së tij.

Roboti mundi të largohet nga skena pa asnjë dramë. CyberOne është produkti i dytë që vjen nga Xiaomi Robotics Labs pas CyberDog në Gusht të 2021.

Makineria ka një fytyrë në formën e një paneli të lakuar OLED, mund të shohë botën në 3D dhe ka dy mikrofonë për të identifikuar 85 lloje tingujsh ambienti dhe 45 klasifikime të emocioneve njerëzore.

Këmbët e robotit kanë aktivizues të cilët kanë fuqi deri në 300Nm. Lei tha se CyberOne do të kushtojë mes 89 mijë deri në 104 mijë dollarë por nuk do të shitet derisa kompania ka konsiderojë të përshtatshëm për prodhim në masë.

Deri atëherë Xiaomi do të vazhdojë të shtojë funksionalitete të reja./PCWorld Albanian

Teknologji

Skechers ka prodhuar atlete për fëmijë që shumë prindër i ëndërrojnë

Published

on

Skechers sapo ka prezantuar një model atlete për fëmijë, që është ëndërr për shumë prindër.

Bëhet fjalë për modelin e quajtur Find My Skechers, i destinuar për fëmijë të moshës nga një deri në dhjetë vjeç, i cili përmban një ndarje për Apple AirTag nën thembër.

Nëse për prindërit nuk është e mjaftueshme që të ndjekin fëmijët e tyre përmes Snapchatit apo orëve të mençura (smartwatch), tani mund të vendosin një AirTag në këpucët e tyre.

Megjithatë, fëmijët, për shembull ata 10-vjeçarë, mund ta kuptojnë lehtësisht që po mbajnë një model të tillë atlete, dhe duke qenë se shumë prej tyre përdorin telefona të mençur, mund të marrin edhe një njoftim që tregon se një AirTag ndodhet pranë tyre.

Përveç kësaj, një studim ka treguar se përdorimi i teknologjisë digjitale për ndjekjen e vendndodhjes së fëmijëve në fakt çon në sjellje më të pabindura nga ana e tyre. Nga ana tjetër, AirTag-u mund të ndihmojë në gjetjen e atleteve të harruara në shkollë, në kamp apo tek ndonjë mik. Përdorues të internetit kanë përmendur se një model i tillë do të ishte i dobishëm edhe për të moshuarit që mund të humbasin rrugën.

Në reklamën për atletet thuhet se ato kanë një “ndarje të fshehur në mënyrë të zgjuar dhe të sigurt”, ku prindërit mund të fshehin AirTag-un, dhe se ai nuk pengon në ecje. Atletet mund të lahen në lavatriçe dhe tashmë janë në shitje – por AirTag-u nuk përfshihet me to.

Continue Reading

Teknologji

Meta me projekt për superinteligjencë artificiale

Published

on

Bëhuni gati për superinteligjencën artificiale, që do të ndihmojë secilin prej jush në përditshmëri. Ky është projekti ambicioz i kompanisë Meta, i njoftuar nga Mark Zuckerberg.

Në një video të publikuar në rrjet, themeluesi i Facebook shprehu optimizmin se superinteligjenca personale do të ndihmojë njerëzimin të përshpejtojë ritmin e progresit. Sipas tij, është fakti se superinteligjenca ka potencialin të fillojë epokë të re të fuqizimit personal, ku njerëzit do të kenë më shumë mundësi për të përmirësuar botën në drejtimet që zgjedhin.

Zuckerberg tha se kompania Meta, do që t’ua përcjellë superinteligjencën masave, në mënyre që ajo të përdoret nga të gjithë. Ai shprehu bindjen e tij se kjo fuqi duhet të jetë në duart e njerëzve për ta përdorur sipas asaj që vlerësojnë më shumë në jetën e tyre.

CEO i Meta tha se supeinteligjenca personale do i njohë thellë përdoruesit e saj, t’i kuptojë qëllimet dhe t’u ndihmojë të arrijnë ato më të rëndësishmet.

Një nga mënyrat e përdorimit të kësaj superinteligjence, duke se mund të jetë edhe përmes syzeve. Meta ka modele të shumta të syzeve inteligjente të mundësuara dhe po punon për të zhvilluar një version më të përparuar me ekrane të integruara, duke shfaqur një prototip të teknologjisë, të quajtur “Orion”.

 

Continue Reading

Teknologji

E re! Galaxy A56 sjell veçori ekskluzive në një çmim të përballueshëm

Published

on

Nëse po kërkon një telefon të përballueshëm që të përmbushë pritjet e përditshme me stil dhe performancë të lartë, Galaxy A56 është një nga zgjedhjet më të mira që mund të bësh.

Me ekranin e madh dhe të ndritshëm Super AMOLED 6.7 inç, telefoni sjell ngjyra të theksuara, gjë që e bën të përkryer për të parë serialet e preferuara, për të ndjekur rrjetet sociale apo për të luajtur lojëra me miqtë.

Ajo që e veçon është se përtej pamjes së jashtme elegante, fshihet një zemër e fuqishme. Procesori Exynos 1480 e teknologjia 5G bëjnë të mundur një përvojë të shpejtë dhe të qëndrueshme, ndërsa bateria 5,000 mAh të mban lidhur me botën deri në fund të ditës, pa qenë nevoja për karikim të shpeshtë.

Kur e karikon, mbështetja për karikim të shpejtë e rikthen në lojë në kohë rekord. Kamera 50 MP është ndihmësi më i mirë kur dëshiron të kapësh momente të rëndësishme apo të bësh foto të mrekullueshme me miqtë. Fotot dalin të qarta dhe të ndritshme, edhe kur ndriçimi nuk është ideal.

Nëse do të nxjerrësh diçka nga rutina, kamera ultra-wide dhe ajo për makro detaje ofrojnë mundësi kreative. Selfie-t nuk mbeten pas, me kamerën frontale 12 MP që vjen e pajisur me Super HDR për një pamje të balancuar dhe të pasur me ngjyra. Ajo që e bën Galaxy A56 më të veçantë është integrimi i funksioneve inteligjente në ekosistemin “Awesome Intelligence”. Kjo është një mënyrë e thjeshtuar për të përshkruar ndihmën që telefoni të ofron çdo ditë, pa e ndier.

Me funksione si “Circle to Search”, mjafton të rrethosh me gisht tekst a imazh në ekran për të marrë informacion. Ose, nëse ke bërë një foto ku dikush ka hyrë në sfond pa dashje, “Object Eraser” e heq menjëherë pa lënë gjurmë.

“Best Face” zgjedh automatikisht shprehjet më të mira në foto grupi dhe “Auto Trim” krijon video të shkurtra me përmbajtje që ka kuptim, duke kursyer kohë dhe energji. Të gjitha nuk janë veçori të ndërlikuara, por ndihma të vogla që të lehtësojnë jetën kur je me ngut apo kur do të ndash diçka të bukur në rrjet.

Të mos harrojmë sigurinë, që është bërë një temë e rëndësishme sot.

Galaxy A56 vjen me mbrojtje të avancuar si Samsung Knox që funksionon në disa nivele për të siguruar të dhënat e tua personale.

Për ata që duan të eksplorojnë më shumë para se të blejnë, Samsung ofron “Try Galaxy”, të lejon të përjetosh ndjesinë e përdorimit të këtij telefoni nga çdo pajisje tjetër. Një mënyrë e zgjuar për të parë se çfarë të pret, pa bërë menjëherë një zgjedhje.

Galaxy A56 nuk është thjesht një telefon, është një shoqërues i përditshëm që kupton nevojat e tua, të ndihmon në sfidat e ditës dhe të ofron gjithçka që të duhet për të qenë i lidhur, kreativ dhe i mbrojtur. Një zgjedhje e zgjuar, për çdo njeri që kërkon më shumë nga teknologjia, pa sakrifikuar buxhetin.

Continue Reading

Teknologji

Po vjen një veturë që duket si motoçikletë

Published

on

YKS1 One është automjet elektrik konceptual, i gjatë tre metra, i gjerë 1.2 metra dhe i lehtë 600 kilogramë.

Ai është dizajnuar për trafikun urban, por pritet të performojë mirë edhe në rrugët rurale dhe autostradat, automjetet e vogla konsiderohen miqësore me mjedisin, por rrallë ofrojnë një përvojë emocionale të ngasjes.

Përjashtim mund të jetë modeli One, automjet i krijuar për një pasagjer, i zhvilluar nga kompania holandeze. Baza e tij është kornizë tubulare e vendosur brenda karrocerisë, dhe hyrja bëhet përmes dyerve të dyfishta, ashtu si në një makinë konvencionale.

Veçoria e modelit One është teknologjia e tij e këndelljes: kabina e pasagjerëve mund të këndellet anash deri në 20 gradë gjatë kthesave, që është e ngjashme me ngasjen e një motoçiklete. Edhe pse YKS1 nuk ka zbuluar ende detaje për motorin, përmendet një shpejtësi maksimale prej 130 km/h.

Rrezja maksimale është 350 kilometra, dhe automjeti është i pajisur me jastëkë ajri, timon katror, kokpit digjital dhe bagazh.

YKS1 planifikon të mbledhë kapital për zhvillimin e një prototipi funksional.

Continue Reading

Të kërkuara