Lajmet

Xhudistët kosovarë angazhohen në FSK

Kjo po zbatohet krahas programit “Kosova, shtet i xhudos”.

Publikuar

Kreu i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj përmes një komunikate zyrtare ka bërë të ditur se është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Federatës së Xhudos.

Mehaj tha se përmes kësaj marrëveshje po synohet integrimi i arteve marciale në programet e përhershme trajnuese dhe arsimore në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Po ashtu, ky qëllim është krahas programit “Kosova, shtet i xhudos” i cili do të fillojë të zbatohet këtë vit si pjesë e trajnimeve formale.

Qëllimi i këtij programi është ngritja e kapaciteteve profesionale të FSK-së, ku xhudistët tanë të aftësojnë ushtarakët tanë edhe në aplikimin e arteve marciale, si metodë për vetëmbrojtje, neutralizim të kundërshtarit.

Më poshtë e gjeni komunikatën e plotë të Mehajt në Facebook:

https://www.facebook.com/photo?fbid=543032041271514&set=pcb.543032291271489

Kulturë, Lifestyle

Njihuni me tendencat kryesore të modës për këtë verë

Ky sezon shënoi rivendosjen e thjeshtësisë në veshjet tona të përditshme, duke dëshmuar se eleganca është kulmi i luksit.

Publikuar

nga

Luks i “heshtur”

Në rast se nuk keni dëgjuar, luksi i heshtur, është shumë trendi më “in” i momentit. Ky sezon shënoi rivendosjen e thjeshtësisë në veshjet tona të përditshme, duke dëshmuar se eleganca është kulmi i luksit. The Row, Bottega Veneta dhe Savette po udhëheqin trendin e thjeshtë të luksit dhe kërkesat për to janë rritur me mbi 185 përqind, 75 përqind dhe 550 përqind.

Back to black

Pavarësisht sezonit, thjesht nuk mund të gabojmë me të zezën, është një “favoritet kryesor i modës”. E zeza nga koka te këmbët është në krye të tendencave të modës për verën. E zeza nuk është një ngjyrë që ne priremi ta lidhim me verën, por këtë sezon ajo dëshmoi mbretërimin e saj.

Fuqia e Luleve

Kjo e fundit nuk është befasi, sepse si do të ishte vera pa lulet e saj shumëngjyrëshe? Lulet për pranverë dhe verë nuk janë asgjë e re, por këtë sezon, çojini lulet tuaja në nivelin tjetër me dizajne 3-D. Kjo do të jetë gjithashtu një nga tendencat më të mëdha të modës së vjeshtës 2023 sapo temperaturat të ulen, duke e bërë atë një investim të madh për dollapin tuaj./Revistaclass

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Prigozhin kritikon sërish ushtrinë ruse dhe thotë se luftëtarët e tij mund të shkojnë në Belgorod

Prigozhin pretendon se ai e kritikoi ministrin e mbrojtjes dhe shefin e shtabit të përgjithshëm sepse “ata nuk e bëjnë punën e tyre si duhet”.

Publikuar

nga

Kreu i kompanisë ushtarake private Wagner, Yevgeny Prigozhin, shkroi në një postim në Telegram të shtunën se fraksionet e paidentifikuara të Kremlinit “po shkatërrojnë (shtetin) rus” dhe po përpiqen të mbjellin mosmarrëveshje midis tij dhe udhëheqjes çeçene dhe luftëtarëve të tij.

Prigozhin tha se një konflikt me udhëheqësin çeçen, Ramzan Kadyrov lindi, por që atëherë është zgjidhur, për shkak të kritikave të shefit të Wagnerit ndaj ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov.

Prigozhin pretendon se ai e kritikoi ministrin e mbrojtjes dhe shefin e shtabit të përgjithshëm sepse “ata nuk e bëjnë punën e tyre si duhet”.

Prigozhin e qortoi vazhdimisht udhëheqjen ushtarake ruse gjatë betejës së rëndë në qytetin lindor të Bakhmutit, duke i akuzuar ata se nuk i kanë furnizuar me municion të mjaftueshëm.

“Ata nuk na furnizuan me predha dhe kjo është arsyeja pse kaq shumë nga njerëzit e mi u vranë”, tha ai të shtunën./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Si ta përdorni mjaltin për shëndetin e lëkurës?

Në këtë artikull do të mësoni se si mund të përdorni mjaltin në rutinën e përkujdesjes për lëkurën.

Publikuar

nga

Mjalti është një ushqim fantastik për shëndetin e njeriut. Mjalti i bën mirë organizmit nga jashtë brenda. Ai është veçanërisht i dobishëm për lëkurën dhe ndihmon në pastrimin dhe ushqimin e saj. Në këtë artikull do të mësoni se si mund të përdorni mjaltin në rutinën e përkujdesjes për lëkurën.

Maskë me mjaltë

Njerëzit që vuajnë nga lëkura e thatë apo eczema duhet të përdorin mjaltin. Mjalti është veçanërisht i rekomandueshëm në dimër kur lëkura thahet ndjeshëm. Lyejeni lëkurën me mjaltë në mbrëmje, mbajeni një orë dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Larja e lëkurës

Njerëzit që kanë akne si pasojë e lëkurës së thatë mund të gjejnë shpëtim tek mjalti. Përzieni një lugë çaji me mjaltë, lëngun e një limoni dhe dy lugë çaji me ujë. Me këtë masë kremoze mund të lani lëkurën. Limoni do të eliminojë qelizat e vdekura ndërsa mjalti do ta ushqejë lëkurën me vitamina.

Kundër plakjes

Ju mund të përgatisni një maskë për lëkurën që të luftojë shenjat e plakjes. Përzieni dy lugë gjelle me mjaltë, çerek avokadoje, një lugë çaji me tërshërë të thatë dhe dy lugë çaji me lëng limoni. Kjo maskë do të pastrojë lëkurën dhe do ta ushqejë atë me vitamin E dhe antioksidantë. Kjo maskë mund të aplikohet disa herë në javë ndërkohë që rezultatet e para vërehen pas një muaji.

Si të ruani cilësinë e mjaltit

Mjalti duhet ruajtur në një vend të errët dhe të freskët. Ai nuk duhet futur në frigorifer sepse ngurtësohet dhe nuk përhapet dot në lëkurë. Nëse e ruani në mënyrën e duhur, mjalti mund të rezistojë për vite të tëra.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Norvegjia ndalon me ligj përdorimin e photoshopit, shkak krijimi i pasigurisë sociale

Ligji i ri kërkon nga inflencuesit dhe reklamuesit të qartësojnë nëse për imazhet është përdorur fotoshopi apo nëse kanë filtra.

Publikuar

nga

Norvegjia ka njoftuar rregullore të reja sa i përket përdorimit të fotoshopit nga influencuesit. Ligji i ri kërkon nga inflencuesit dhe reklamuesit të qartësojnë nëse për imazhet është përdorur photoshopi apo nëse kanë filtra.

Ligji i ri vjen pas shumë kohësh që grupet e të rinjve dhe Ministria Norvegjeze e Fëmijëve dhe Çështjeve të Familjes kanë kërkuar masa më të rrepta sa u përket shqetësimeve në rritje rreth imazhit të trupit dhe shëndetit mendor. Në vlerësimin e situatës aktuale, departamenti shprehu
shqetësime në lidhje me një kulturë që po krijonte “pasiguri sociale” duke kontribuar në vetëvlerësim të ulët.

Ligji që do të prezantohet së shpejti do të kërkojë që reklamat dhe postimet e sponsorizuara ku “forma, madhësia ose lëkura e një trupi është ndryshuar nga photoshopi ose manipulime të tjera” të deklarohen në mënyrë të qartë se janë redaktuar. Mosrespektimi do të gjobitet.

Hulumtimi paraprak i paraqitur nga Ministria e Fëmijëve dhe Çështjeve të Familjes pretendoi se më shumë se gjysma e vajzave të klasës së 10-të në Shkollën e Oslos po luftonin me shëndetin mendor dhe se anoreksia ishte shkaku i tretë më i zakonshëm i vdekjes te vajzat e reja.

“Të rinjtë janë të ekspozuar ndaj një presioni masiv për t’u dukur mirë, përveç të tjerash, përmes reklamave dhe mediave sociale, edhe modelet që shfaqen shpesh retushohen dixhitalisht. Kjo i ekspozon të rinjtë ndaj një ideali bukurie që është e pamundur të arrihet”, tha departamenti në propozimin e tij.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara