Sport

Xherdan Shaqiri me COVID-19

Published

on

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Kështu po raportojnë mediat e huaja.

“Xherdan Shaqiri rezultoi pozitiv me COVID-19. Ai është në vetizolim.”, thuhet në njoftim.

Shaqiri është lotjari i tretë i Liverpoolit që u infektua me COVID-19./UBTNews

Sport

Guardiola në bisedime për ta drejtuar Italinë, e konfirmon presidenti i Federatës

Published

on

By

Trajneri spanjoll Pep Guardiola është në bisedime për t’u bërë përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Italisë, ndërsa lajmi është konfirmuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Giovanni Malagò.

Pas largimit nga Manchester City këtë verë, ku për dhjetë vjet fitoi gjithçka në futbollin anglez dhe evropian, Guardiola është një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e “Azzurrëve”.

Italia mbeti pa trajner pas dorëheqjes së Gennaro Gattusos në prill, pas dështimit të kombëtares për t’u kualifikuar në Kupën e Botës për të tretën herë radhazi.

Fillimisht, mediumi Sky Italia raportoi se Federata Italiane kishte kontaktuar Guardiolën, ndërsa Malagò e konfirmoi se bisedimet janë zhvilluar dhe nuk përjashtohen sakrifica financiare për të siguruar firmën e trajnerit spanjoll.

“Përjashtime financiare janë bërë, përjashtime që mund të kenë të bëjnë me një emër kaq superior si Pep Guardiola. Ka arsye të dukshme, por nuk është e sigurt nëse kjo gjë do të realizohet”, deklaroi Malagò për Cronache di Spogliatoio.

Megjithatë, Guardiola nuk është kandidati i vetëm për postin. Në listën e Federatës italiane janë edhe ish-përzgjedhësi Roberto Mancini, i cili e udhëhoqi Italinë drejt triumfit në Euro 2020, si dhe ish-mesfushori Andrea Pirlo, aktualisht trajner i klubit Dubai United.

I pyetur nëse këta janë emrat e vetëm në garë, Malagò u përgjigj:

“Absolutisht jo. Ne po kërkojmë një profil të caktuar dhe këta emra sigurisht që i përkasin asaj kategorie.”

Nëse emërohet, Guardiola do të bëhej një nga trajnerët e rrallë të huaj që drejton Kombëtaren e Italisë. Gjatë historisë së saj, “Azzurrët” pothuajse gjithmonë janë udhëhequr nga trajnerë italianë, me vetëm disa përjashtime.

55-vjeçari nuk ka drejtuar më parë ndonjë përfaqësuese, por konsiderohet një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit, pas periudhave të lavdishme te Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester City. Për më tepër, ai flet rrjedhshëm italisht dhe ka luajtur në Serie A me Brescian dhe Romën në fillim të viteve 2000.

Federata Italiane synon një emër të madh për të rikthyer kombëtaren në elitën e futbollit botëror pas dështimeve të njëpasnjëshme në kualifikimet për Kupën e Botës.

D.L

Continue Reading

Sport

Kristian Prenga sfidon Anthony Joshuan: “Do ta anuloj meçin e tij me Tyson Furyn”

Published

on

By

Boksieri shqiptar Kristian Prenga është i bindur se mund të shkaktojë një befasi të madhe në përballjen ndaj ish-kampionit të botës, Anthony Joshua, duke paralajmëruar se britaniku nuk duhet të mendojë ende për duelin e shumëpritur me Tyson Furyn.

Prenga do të përballet me Joshuan të shtunën në Jeddah të Arabisë Saudite, në një meç që nga shumëkush shihet si përgatitje për britanikun para sfidës së planifikuar ndaj Furyt në fund të vitit.

Megjithatë, boksieri shqiptar nuk e sheh veten si një kundërshtar kalimtar dhe ka paralajmëruar se Joshua mund të përballet me një surprizë të madhe.

“Nuk është mirë të bësh një plan para Zotit. Vetëm Zoti mund të bëjë plane për të, për mua dhe për të gjithë. Ai ka bërë plan për t’u përballur me Tyson Furyn, por së pari duhet të luftojë me mua. Si e di ai çfarë do të ndodhë me mua? Do ta anuloj atë ndeshje të planifikuar me Furyn”, ka thënë Prenga për revistën “Ring”.

Prenga, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka një bilanc prej 20 fitoresh dhe një humbjeje në karrierë, ndërsa të gjitha fitoret e tij i ka arritur me ndërprerje. Pavarësisht statistikave mbresëlënëse, ai ka pasur përballë kundërshtarë të një niveli më të ulët krahasuar me ata me të cilët është përballur Joshua.

Boksieri shqiptar thotë se fakti që nuk është shumë i përmendur në skenën ndërkombëtare mund të jetë avantazh për të.

“Nuk më intereson kjo. Mendoj se është më mirë për mua sepse njerëzit thonë ‘nuk është askush’. Por do të shohim të shtunën se kush jam unë”, deklaroi Prenga.

Nga ana tjetër, Joshua hyn në këtë duel me një rekord prej 29 fitoresh dhe katër humbjesh. Ish-kampioni i botës në kategorinë e rëndë ka kaluar një periudhë të vështirë në karrierë, pasi humbi me nokaut ndaj Daniel Dubois në vitin 2024.

Së fundmi, Joshua u rikthye në ring për një duel ndaj yllit të “YouTube”, Jake Paul, të cilin e fitoi, ndërsa pak ditë më vonë përjetoi një aksident me veturë në Nigeri, ku humbën jetën dy persona të afërt me të.

Prenga beson se Joshua nuk është më boksieri dominues i viteve të kaluara dhe se rënia e tij ka filluar.

“Ai është luftëtar i shkëlqyer. Ka gjithçka, por mendoj se karriera e tij ka mbaruar. Është më keq se asnjëherë më parë. Është në rënie”, u shpreh Prenga.

Me shumë vetëbesim, shqiptari synon të shfrytëzojë mundësinë më të madhe të karrierës së tij dhe të trondisë botën e boksit ndaj një prej emrave më të mëdhenj të peshave të rënda.

D.L

Continue Reading

Sport

Talentes austriake i përfundon karriera pas dy arresteve kardiake: Mjekët nuk besonin se do të mbijetoja

Published

on

By

Talentes së skijimit “cross-country” nga Austria, Katharina Engelhardt, i është dashur t’i japë fund karrierës sportive vetëm në moshën 18-vjeçare, pasi përjetoi dy arreste kardiake që e vunë jetën e saj në rrezik.

Sportistja e re zbuloi përmes një postimi në rrjetet sociale se kaloi ditë të vështira në spital, ku u mbajt në komë të shkaktuar nga mjekët për katër ditë.

“Më thanë se kisha pësuar dy arreste kardiake dhe isha në komë të shkaktuar nga mjekësia për katër ditë”, shkroi Engelhardt në Instagram, duke publikuar edhe një fotografi nga shtrati i spitalit.

Për shkak të një miokarditi (inflamacion i muskulit të zemrës), ajo kaloi një javë në repartin e kujdesit intensiv, ndërsa gjendja e saj ishte tejet kritike.

18-vjeçarja tregoi se edhe mjekët kishin pak shpresa për mbijetesën e saj.

“Edhe mjekët e shkëlqyer në Linz menduan se nuk do t’ia dilja. Por gabuan, sepse ia dola”, shkroi ajo, duke falënderuar stafin mjekësor, familjen dhe miqtë për mbështetjen gjatë periudhës më të vështirë të jetës së saj.

Engelhardt konsiderohej një prej talenteve premtuese të skijimit austriak, por problemet serioze shëndetësore e kanë detyruar të tërhiqet përgjithmonë nga sporti garues.

Megjithëse ëndrra e saj sportive ka marrë fund, 18-vjeçarja e ka fituar betejën më të rëndësishme, atë për jetën.

D.L

Continue Reading

Sport

Ronaldo: Spanja e shkatërroi Argjentinën, rezultati nuk pasqyroi dominimin e saj

Published

on

By

Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo Nazário, ka lavdëruar paraqitjen e Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026, duke vlerësuar se kampionët e rinj të botës ishin dukshëm superiorë ndaj Argjentinës, pavarësisht fitores minimale 1:0 pas vazhdimeve.

Në një reagim të publikuar në kanalin e tij në TikTok, ish-sulmuesi brazilian tha se rezultati nuk e pasqyroi aspak epërsinë që Spanja tregoi gjatë gjithë takimit.

“Ishte një ditë historike. Spanja dominoi nga fillimi deri në fund, pikërisht ashtu siç e prisja. Golat nuk erdhën aq lehtë sa e meritonin dhe nuk fituan me diferencën që e meritonin, por ishte dominim absolut gjatë gjithë ndeshjes”, deklaroi Ronaldo.

Fituesi i dy Kupave të Botës shkoi edhe më tej në analizën e tij, duke theksuar se dallimi në cilësi mes dy kombëtareve ishte i dukshëm.

“Ishte një shkatërrim. Diferenca në cilësi mes Spanjës dhe Argjentinës është e madhe. Edhe me Messin, nuk arritën t’i bëjnë ballë”, u shpreh ai.

Sipas Ronaldos, triumfi i Spanjës është rezultat i forcës kolektive dhe organizimit të skuadrës, e jo vetëm i individualiteteve.

“Një lojtar i talentuar mund të fitojë një ndeshje, por për të fituar një Kupë Bote të duhet forca e ekipit, siç e ka Spanja. Ata luajnë si një njësi dhe çdo futbollist është i rëndësishëm”, tha ai.

Në fund, ish-ylli brazilian e cilësoi stilin e lojës së Spanjës si standardin e ri të futbollit botëror.

“Argjentina nuk ka luajtur kurrë futboll të bukur, ata vetëm kanë luftuar me shumë karakter. Spanja ka ADN-në e saj të lojës dhe luan futboll të bukur. ‘Joga Bonito’ e Brazilit është tejkaluar dhe mënyra se si luan Spanja është tani më e mira në botë”, përfundoi Ronaldo.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara