Lajmet

Xhema: Pa Senatorin Dole, Kosova nuk do të ishte e pavarur sot

Jim Xhema ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin tij të lartë për angazhimin për më shumë se tri dekada të Senatorit Bob Dole.

Published

on

Përmes një shkrimi autorial, patrioti I njohur shqiptaro -amerikan Jim Xhema ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin tij të lartë për angazhimin për më shumë se tri dekada të Senatorit Bob Dole, për çështjen e shqiptarëve të Kosovës. 

‘’Senatori Dole është një patriot amerikan i cili ka fituar respektin më të madh nga shqiptarët në të gjithë botën, në veçanti nga shqiptarët e Kosovës. Pa Senatorin Dole, Kosova nuk do të ishte e pavarur sot’’ ka theksuar Xhema.   

Kjo mirënjohje për kontributin e senatorit Dole, vjen në datëlindjen e tij të 98-të. 

Xhema në këtë shkrim autorial kujton angazhimin e senatorit Dole përtë parandaluar agresionin serb, duke i dhënë drejtim ndërtimit të paqes dhe pavarësisë për Kosovën si një shtet sovran. 

Ai ka përmendur tri  veprime kryesore, të cilat e bëjnë të veçantë kontributin e Senatorit Dole për lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. 

  1. Vizita e tij në gusht të vitit 1990, i hapi sytë e bashkësisë ndërkombëtare për abuzimet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Kosovë nga regjimi i Milloshqviqit duke sjellë  edhe ‘’Vërejtjen e Krishtlindjes’’ të Presidentit George W. Bush më 1992. 
  • Mbështetja që Dole e siguroi në Senat për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s dhe   

3.     Kundërshtimi i fuqishëm i Senatorit Dole, për ndarjen e Kosovës,  shkëmbimin e territoreve dhe kërcënimet për tërheqjen e forcave ushtarake të SHBA-ve nga Bondsteel. 

LETËR MIRËNJOHJE PËR SENATORIN BOB DOLE

Senatori Bob Dole, për më shumë se tri dekada,  dha kontribut të çmuar për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. 

Në ditëlindjen e 98-të të senatorit Dole – 22 korrik 2021 – kujtojmë dhe vlerësojmë lartë përpjekjet e tij kritike për të parandaluar agresionin serb, duke i dhënë drejtim ndërtimit të paqes dhe pavarësisë për Kosovën si një shtet sovran. Janë tri veprime konkrete të cilat e bëjnë të veçantë kontributin e tij për 30 vjet, sa ka shërbyer si Senator i SHBA-ve dhe Drejtues i Shumicës. 

1. Senatori Dole udhëhoqi përpjekjet në Kapitol Hill për të mbështetur demokratizimin e Jugosllavisë, duke mbështetur të drejtën e shqiptarëve të Kosovës dhe të tjerëve, për vetëvendosje. Sipas ambasadorit amerikan Philip Kosnett, “Vizita e Dole më 29 gusht 1990 ishte pika e kthesës për lirinë e Kosovës. Vizita e tij ia  hapi sytë e bashkësisë ndërkombëtare për abuzimet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut. ” 

Sekretari i  Shtetit James A. Baker III, shkroi se para vizitës së Senatorit Dole në Beograd në qershor 1991 kishte shprehur “Shqetësimin e vazhdueshëm të SHBA-ve në lidhje me abuzimet sistematike të të drejtave të njeriut kundër shqiptarëve të Kosovës,  që jetonin në gjendje lufte (ligj ushtarak) për dy vjet tani”. Kjo solli vijën e kuqe të Presidentit George W. Bush më 1992, “Vërejtja e Krishtlindjes”, duke kërcënuar  me një përgjigje të njëanshme ushtarake të SHBA-ve nëse Serbia ushtron dhunë kundër shqiptarëve të Kosovës. Pa paralajmërimin e Presidentit Bush, forcat serbe do të kishin shfryrë tërbimin e tyre në Kosovë, aty ku nisi konflikti Jugosllav. 

2. Senatori Dole siguroi mbështetje nga të dyja palët për ndërhyrjen ushtarake të Presidentit Bill Clinton më 1999 për të “parandaluar përsëritjen në Kosovë të asaj që kishte ndodhur në Bosnjë”. 

Ai dënoi masakrën e Raçakut, e cila solli Misionin Verifikues të Kosovës (KVM). Megjithatë, ai ishte një nga të parët që kolaudoi se KVM-ja nuk po punonte. 

Ai gjithashtu ndikoi në negociatat e Rambujesë. Sipas sekretares amerikane të shtetit Madeleine Albright: “Kur arrita në një pikë vërtet të vështirë në Rambuje, thirra senatorin Dole. Ai ka qenë vërtet fantastik. Ne biseduam shumë se si ta çojmë këtë proces përpara. Unë e thirra atë sepse nuk isha në gjendje t’i veja në lëvizje shqiptarët dhe ai e bëri atë. ” Megjithëse Rambujeja në fund dështoi, ishte e rëndësishme të shteroheshin të gjitha opsionet diplomatike duke e bërë kështu ndërhyrjen ushtarake një mundësi të fundit. 

Senatori Dole bashkëme kolegët e senatit amerikan si John McCain, John Warner, Joseph Lieberman, Christopher Dodd e rë tjerë, mobilizoi mbështetjen e të dyja palëve për aksionet e NATO-s, gjë e cila në fund ndikoi në vendimin e Presidentit Clinton për të ndërhyrë.

3. Senatori Dole, kundërshtoi fuqishëm ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e territoreve. Më 24 gusht 2018, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton tha se SHBA-ja nuk do të kundërshtonte një shkëmbim territorial midis Kosovës dhe Serbisë me kusht që Prishtina dhe Beogradi të punojnë për një “zgjidhje të pranueshme për të dyja palët”. Senatori Dole kundërshtoi fuqishëm projektin e Millosheviçit, të ringjallur nga Aleksandar Vuçiq, për të ndarë Kosovën në baza etnike.  Ai mendonte se Serbia nuk duhet të fitoj përmes negociatave atë që nuk ia doli ta fitonte përmes spastrimit etnik. Për më tepër, senatori Dole kundërshtoi fuqishëm kërkesën e administratës Trump ndaj Qeverisë së Kosovës për koncesione nën kërcënimet për tërheqjen e forcave të SHBA-ve nga Bondsteel. Ai e kishte të qartë se prania e trupave amerikane ishte esenciale  për të parandaluar agresionin nga Serbia. 

Senatori Dole është një patriot amerikan i cili ka fituar respektin më të madh nga shqiptarët në të gjithë botën, në veçanti nga shqiptarët e Kosovës. Në ditëlindjen e tij, ne vlerësojmë rolin e tij të jashtëzakonshëm në Kosovë. Pa Senatorin Dole, Kosova nuk do të ishte e pavarur sot. 

Ne, gjithashtu nderojmë shërbimin e tij si një hero e veteran i luftës, shërbimin e tij për interesat e SHBA-ve gjithandej neper botë dhe përkushtimin e tij jetësor ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Jim Xhema 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Aktualitet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi takon studenten e UBT-së, Era Deva, gjatë qëndrimit në Korenë e Jugut

Published

on

By

Në kuadër të qëndrimit në Korenë e Jugut, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka takuar studenten e UBT-së, Era Deva, e cila po përfundon studimet master në Menaxhimin e Sportit në Seul.

Gjatë takimit, Rektori Hajrizi u interesua për ecurinë e studimeve të saj, përvojën akademike dhe jetën studentore në Korenë e Jugut, duke vlerësuar rëndësinë e përvojave ndërkombëtare në avancimin akademik dhe zhvillimin profesional të studentëve.

Takimi ishte një mundësi për të diskutuar mbi përvojën e Erës në një mjedis të avancuar akademik dhe mundësitë që studimet jashtë vendit ofrojnë për zgjerimin e njohurive, zhvillimin e kompetencave profesionale dhe krijimin e perspektivave të reja për karrierën e saj.

UBT i kushton rëndësi të veçantë ndërkombëtarizimit të arsimit dhe krijimit të mundësive që studentët të përfitojnë nga përvojat akademike ndërkombëtare, të shkëmbejnë njohuri dhe të zhvillohen në fusha të ndryshme profesionale. Përmes këtyre mundësive, UBT synon të mbështesë studentët në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional, duke nxitur mobilitetin ndërkombëtar dhe lidhjen me përvojat dhe praktikat bashkëkohore në nivel global.

Continue Reading

Vendi

Rektori Hajrizi prezanton vizionin e UBT-së për qytetet e së ardhmes përmes modelit UBT 5S në Smart Life Week 2026

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë qëndrimit në Seul të Koresë së Jugut, në kuadër të panairit ndërkombëtar Smart Life Week 2026, ka zhvilluar takime dhe bashkëbisedime me pjesëmarrës dhe përfaqësues të institucioneve e organizatave të ndryshme, me të cilët ka shkëmbyer ide dhe perspektiva mbi zhvillimin e qyteteve inteligjente, robotikën, inovacionin dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Gjatë këtyre takimeve dhe shkëmbimeve, rektori Hajrizi ka ndarë vizionin dhe përvojën e UBT-së në zhvillimin e qyteteve inteligjente, duke vënë në pah modelin UBT 5S – Small Scale Smart Self-Sustained System, të zhvilluar prej tij dhe të zbatuar fizikisht përmes UBT Smart City.

Modeli UBT 5S përfaqëson një qasje konkrete ndaj zhvillimit të sistemeve inteligjente dhe të qëndrueshme, ku teknologjia, inovacioni, edukimi dhe kërkimi shkencor ndërthuren për të krijuar zgjidhje të aplikueshme në jetën e përditshme. Përmes UBT Smart City, ky vizion merr formë fizike, duke ofruar një mjedis real ku konceptet e qytetit inteligjent zbatohen në praktikë dhe shërbejnë si bazë për zhvillimin e modeleve të reja të jetesës.

UBT Smart City paraqet një model inovativ që synon të tregojë se si teknologjia dhe zgjidhjet inteligjente mund të integrohen në një ekosistem të përbashkët, me fokus në mirëqenien e njeriut, përdorimin efikas të burimeve, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e shërbimeve moderne. Në këtë kuptim, modeli UBT 5S po konceptohet si një model i ri i jetesës për të ardhmen, ku qyteti nuk shihet vetëm si hapësirë fizike, por si një sistem i integruar që lidh njeriun, dijen, teknologjinë dhe mjedisin.

Gjatë panairit, rektori Hajrizi është ftuar nga bashkëbisedues të ndryshëm për vizita dhe prezantime të modelit të zhvilluar prej tij. Deri më tani, ky model është prezantuar në më shumë se 100 ngjarje të ndryshme akademike dhe profesionale në mbarë botën.

Përveç shkëmbimit të përvojave dhe ideve, takimet e zhvilluara gjatë panairit kanë shërbyer edhe si mundësi për diskutime formale mbi perspektivat e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimin e ekspertizës dhe identifikimin e fushave me interes të përbashkët. Këto kontakte krijojnë bazë për shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit në të ardhmen, veçanërisht në fushat e teknologjisë, inovacionit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të qyteteve inteligjente.

Për UBT-në, modeli UBT 5S dhe zbatimi i tij fizik në UBT Smart City dëshmojnë orientimin e institucionit drejt inovacionit të aplikuar, duke e lidhur vizionin akademik me zgjidhje konkrete dhe duke krijuar mundësi për bashkëpunime të reja që mund të kontribuojnë në zhvillimin e qyteteve dhe modeleve të jetesës së së ardhmes.

 

Continue Reading

Të kërkuara