Kulturë

Xhelozia mes fëmijëve të rritur

Published

on

A keni dëgjuar ndonjëherë për përbindëshin me sy të gjelbër, që quhet xhelozi? Ai pushton dhe njerëzit që duhen shumë. Edhe motrën ndaj vëllait apo anasjelltas. Si mund t’i shmangni zënkat që lindin mes fëmijëve tuaj.

Ndonjëherë vëllezërit dhe motrat janë xhelozë për njëri-tjetrin. Për shembull, në qoftë se njëri shkon më mirë me mësime, sidomos nëse rezultatet e tij janë më të larta, tjetri ndihet keq. E jo vetëm për këtë arsye, por dhe për shumë e shumë të tjera, vëllezërit apo dhe motrat nuk shkojnë mirë me njëri­-tjetrin. Ky quhet rivalitet mes fëmijëve. Thënë ndryshe, konkurrencë.

Kjo është normale deri në njëfarë mase, por kur theksohet shumë mund të bëhet e dëmshme, duke krijuar situata të pakëndshme në familje. Njerëzit që e duan njëri­tjetrin mund të kenë zënka nganjëherë, por kur këto bëhen të shpeshta situata bëhet e padurueshme për të gjithë.

Pak konkurrencë nuk ka asgjë të keqe. Nganjëherë mund t’i verë fëmijët në pozita pune, pasi, nëse njëri është i zoti në bërjen e një gjëje, edhe tjetri do të mundohet të bëhet i zoti për atë gjë. Nga ana tjetër, konkurrenca mund të bëhet shkak i zënkave të shpeshta mes fëmijëve.

Në shumicën e shoqërive në botë vëllezërit dhe motrat rriten në të njëjtin ambient shtëpiak. Kjo afërsi mes tyre shënjohet me zhvillimin e asociacioneve të forta emocionale. Gjithsesi, jo gjithmonë në marrëdhëniet vëllezër /motra mund të krijohet një lloj afërsie, veçanërisht mes atyre që kanë një diferencë në moshë prej 5 ose më shumë vitesh.

Arbitrimi i marrëdhënieve vëllezër/motra nuk duhet t’ju bëjë të ligështoheni. Por me pak fleksibilitet dhe më shumë mirëkuptim, mund të minimizoni dhimbjet e kokës dhe të krijoni një ambient familjar më harmonik.

Mbani parasysh të ndiqni një rregull: vendosni argumentet tuaja, pa përdorur goditjet, dëmtimin e gjërave që u përkasin fëmijëve ose thirrjen në emër të fajtorit. Sa më shumë të ndërhyni, aq më shpesh do të thirreni për të ndërhyrë. Kur është e mundur, rrini jashtë mosmarrëveshjeve ndërmjet fëmijëve tuaj për, sa kohë këto mosmarrëveshje mbeten verbale.

Fëmijët nuk mund të vazhdojnë jetën e tyre, duke pasur nga pas një arbitër që të zgjidhë ndryshimet mes tyre. Duke diskutuar me vëllezërit/motrat dhe bashkëmoshatarët, fëmijët do të mësojnë të negociojnë me të tjerët dhe të ecin me këmbë në tokë.

Të gjithë fëmijët ndihen xhelozë nganjëherë, por edukatorët mund të ndikojë në këto ndjenja. Mos u ndjeni të habitur kur shihni se fëmija juaj më i madh pickon më të voglin ose e përqafon atë duke e shtrënguar fort. Ndërkohë që është e vështirë të bëhesh dëshmitar i agresionit të fëmijës më të madh ndaj më të voglit, duhet të kuptoni se kjo është një mënyrë e zakonshme që përdorin ata për të nxjerrë jashtë zemërimin e tyre.

Mundohuni të shmangni që fëmijët të sjellin tek ju zënkat e tyre. Kujtojini se ata duhet t’i zgjidhin ato vetë. Në qoftë se diskutimi bëhet i bezdisshëm ose ju pengon të mendoni, shkoni tek fëmijët tuaj dhe thoni: “Nuk dua t’ju dëgjoj duke u zënë. Ju lutem, zgjidhini problemet tuaja me qetësi ose gjeni një vend tjetër për t’u zënë!”.

Në qoftë se ata vazhdojnë të diskutojnë me zë të lartë, çojini në dhoma të veçanta.

Lajmet

Galeria Kombëtare e Kosovës hap thirrjen për Programin Vjetor 2027

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës (GKK) ka hapur thirrjen për propozime për Programin Vjetor 2027, duke ftuar artistë, kuratorë, hulumtues dhe profesionistë të tjerë të arteve pamore të aplikojnë me projektet e tyre.

Thirrja përfshin propozime për ekspozita ndërdisiplinare në fusha si piktura, skulptura, grafika, instalacioni, fotografia, videoja dhe performanca. Gjithashtu, pranohen projekte edukativo-arsimore, hulumtuese, botuese dhe multimediale.

Projektet mund të realizohen brenda ose jashtë hapësirave të Galerisë, në bashkëpunim me stafin e saj. Për aplikim janë të ftuara edhe kolektivet, organizatat dhe komunitetet kulturore, ndërsa kontratat do të lidhen me individë.

Programi do të zhvillohet në dy hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës: GKK Qendrore dhe GKK QAFA.

Afati i fundit për aplikim është 30 dhjetor 2026. Informacionet e hollësishme për thirrjen dhe mënyrën e aplikimit mund të gjenden përmes kanaleve zyrtare të Galerisë Kombëtare të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Restaurohet Mulliri i Cermjanit në Gjakovë, rikthehet një pjesë e trashëgimisë kulturore

Published

on

Mulliri i Cermjanit në Gjakovë është restauruar, duke rikthyer në jetë një pjesë të trashëgimisë kulturore që dëshmon traditën dhe mënyrën e jetesës së brezave të kaluar.

Përmes këtij restaurimi synohet ruajtja e vlerave historike dhe kulturore, si dhe përcjellja e tyre te brezat e ardhshëm.

Puna për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore vazhdon, me qëllim që monumentet dhe traditat që përbëjnë identitetin tonë të ruhen edhe në të ardhmen./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“WALL NOT I”, projekt artistik në Muzeun e Burgut të Prishtinës

Published

on

Një ligjëratë performative dhe videoinstalacion i frymëzuar nga vepra e shkrimtarit Samuel Beckett do të prezantohet më 16 tetor në Muzeun e Burgut të Prishtinës – Burgu i Idealit.

Projekti “WALL NOT I”, i realizuar nga autori dhe përkthyesi Idlir Azizaj dhe artisti Mentor Berisha, nis në orën 19:00 dhe ndërthur ligjëratën, imazhin dhe videoinstalacionin për të eksploruar raportin mes trupit, hapësirës, kujtesës dhe rrëfimit.

Përmes dialogut mes veprës së Beckettit dhe historisë së Burgut të Idealit, projekti trajton temat e mbylljes, mungesës së lirisë dhe rezistencës njerëzore.

Aktiviteti do të mbahet më 16 tetor 2026, duke filluar nga ora 19:00, në Muzeun e Burgut të Prishtinës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Venetiku: Gjurmëve të një fondi fotografik” hapet në Muzeun “Marubi”

Published

on

Historia e studios fotografike Venetiku në Korçë dhe gjurmët e saj në trashëgiminë fotografike shqiptare do të prezantohen përmes ekspozitës “Venetiku: Gjurmëve të një fondi fotografik”, e cila hapet të premten, më 16 tetor, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër.

E kuruar nga Mikaela Minga, ekspozita sjell historinë e studios, njerëzve që e krijuan dhe e trashëguan atë, si dhe lidhjen e tyre me qytetin dhe zhvillimet historike e shoqërore të kohës.

Përmes kërkimeve arkivore dhe dokumenteve historike, ekspozita synon të rindërtojë historinë e fondit fotografik dhe të familjes Venetiku, duke u përqendruar veçanërisht te Krisanthi Venetiku, përfaqësuesja e fundit e studios.

Përveç vlerave fotografike dhe dokumentare, ekspozita trajton lidhjen mes fotografisë, kujtesës dhe historisë, duke përfshirë dokumente që dëshmojnë përndjekjen politike të pjesëtarëve të familjes Venetiku gjatë regjimit komunist.

Materialet arkivore tregojnë se si rrethanat historike ndikuan në jetën e fotografëve dhe në fatin e trashëgimisë që lanë pas.

Ekspozita organizohet në bashkëpunim me Institutin e Antropologjisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Hapja do të bëhet më 16 tetor, në orën 18:00, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara