Shëndet
Xheli i Aloe Verës kundër djegieve
Published
5 years agoon
By
Betim GashiXheli i Aloe Verës është shumë efikas kundër djegieve të lëkurës. Ai ka aftësi freskuese dhe qetësuese por edhe nxit formimin e shtresave të reja të lëkurës. Ky xhel është veçanërisht efikas në djegien e shkallës së parë, pra djegiet e lehta, që dëmtojnë shtresën e jashtme të lëkurës.
Xheli i aloe verës është alkalin, i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë. Atë mund ta vendosni direkt në zonën e djegur ose ta përzieni me përbërës të tjerë të kuzhinës. Më poshtë do të mësoni në këtë artikull për mënyrat më të mira të përdorimit të xhelit të aloe verës kundër djegieve.
Direkt Në Lëkurë
Mbajeni zonën e djegur të lëkurës nën ujë të ftohtë e të rrjedhshëm për 10-15 minuta. Më pas lyejeni zonën me xhelin e aloe verës, që e merrni direkt nga gjethja e prerë. Pas pesë minutash vendosni një shtresë të dytë dhe pas 10 minutash një shtresë të tretë të xhelit.
Përzierja Me Mjaltë
Mjalti njihet për aftësitë shëruese dhe qetësuese të djegieve. Ai lufton inflamacionin dhe bakteret. Përzieni çerek filxhani çaji me mjaltë, një lugë gjelle me xhel aloe vera dhe një lugë gjelle me vaj arre kokosi. Përpara aplikimit lyejeni pak lëkurën me një napë të lagur me uthull molle që të rikthehet ekuilibri i pehashit të lëkurës.
Përzierja me Lavandë
Vaji i lavandës ndihmon në qetësimin dhe shërimin e zonës së djegur. Përzieni një lugë gjelle me xhel aloe vera me 10 pika vaj esencial lavande. Pasi ta keni përzier, aplikojeni rregullisht në lëkurë.
Përzierja me Vajin e Lule Kumakut
Vaji i Lule Kumakut qetëson lëkurën e djegur dhe përshpejton shërimin. Përzieni 6 pika me vaj lule kumaku, 10 ml vaj ulliri, 10 ml glicerinë, 20 ml lëng aloe vera. Aplikojeni masën e krijuar në lëkurë rregullisht. Përbërësit gjenden në farmaci.
Përzierja Me Vajin e Arrës Së Kokosit
Vaji i arrës së kokosit ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Përzieni dy lugë gjelle me xhel aloe vera, një lugë gjelle me shafran indie, një lugë gjelle me mjaltë dhe gjysëm filxhani çaji me vajin e arrës së kokosit. Përziejini përbërësit së bashku dhe masën e përfituar vendoseni në zonën e djegur./AgroWeb
You may like
Shëndet
Hurmat, fruti që ushqen trupin dhe mbron shëndetin
Published
7 hours agoon
December 1, 2025By
UBT News
Hurmat e Arabisë janë një nga frutat më të shëndetshme dhe ushqyese, të cilat dietologët i quajnë “minierë vitaminash”.
Ato përmbajnë kalcium, hekur, magnez, natrium, squfur, klor, si dhe vitamina A, B1, B2 dhe D.
Sheqeri natyral në hurma tretet lehtë dhe nuk është i dëmshëm për shëndetin.
Përfitimet shëndetësore të hurmave përfshijnë:
Forcojnë mëlçinë dhe përmirësojnë funksionin e saj.
Luftojnë stresin nervor dhe rregullojnë punën e gjëndrave tiroide dhe enëve të gjakut.
Zbutin irritimin e fytit dhe largojnë sekrecionet.
Konsumi i tyre esëll ndihmon në eliminimin e parazitëve (askaridet).
Forcojnë muskujt dhe nervat, duke vonuar plakjen.
Freskojnë zorrët dhe i mbrojnë nga infeksionet.
Përmirësojnë funksionet e trurit, lehtësojnë marramendjen dhe luftojnë vëngërinë e syve dhe plogështinë.
Pastrojnë veshkat dhe normalizojnë urinimin.
Hurmat janë të sigurta edhe për fëmijët, pasi sheqeri natyral thithet dhe tretet lehtë, duke mbështetur stomakun dhe zorrët. Lëngu i hurmave i përzier me qumësht ka vlera ushqyese dhe rregulluese për të gjithë moshat.
Gjithashtu, masa e bërë nga hurmat e shtypura dhe mjalti përdoret për trajtimin e dizenterisë tek fëmijët dhe ndihmon në forcimin e mishrave të dhëmbëve gjatë daljes së dhëmbëve, duke lehtësuar procesin. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Ja pse ndiheni të lodhur edhe pas gjumit
Published
14 hours agoon
December 1, 2025By
UBT News
Në qoftë se shpesh ndiheni të lodhur, në artikullin e mëposhtëm mund të gjeni disa përgjigje pse ju ndodhë kjo.
JENI DEHIDRATUAR
Mund të çojë në rënie të konsiderueshme të energjisë, humorit dhe aftësive njohëse.
SHMANGNI VAKTET E TË NGRËNIT
Çdo njeri ka nevojë për energji të vazhdueshme gjatë ditës. Ne përfitojmë energjinë, nëpërmjet ushqimeve që konumojmë. Sigurohuni që të hani vakte të vogla, ushqime të shëndetshme, të tilla si: fruta, perime, arra, fara, për të mbajtur të lartë nivelin e energjisë.
MERRENI ME TELEFONIN OSE LAPTOPIN
Shumica e shoqërisë mban telefona e laptopë gjithë ditën me vete. Por studime të ndryshme kanë vërtetuar se ekspozimi ndaj dritave blu dhe të bardhë, që vijnë nga pajisjet elektronike mund të ndikojnë në trurin tonë, veçanërisht hormonin e melatoninës.
KONSUMONI SHUMË YNDYRË
Ata që konsumojnë dietë të lartë në yndyrë mund të kenë përgjumje ditën e paaftësi për t’u përqendruar. Sigurohuni të hani karbohidrate të shëndetshme, si: fruta, oriz ngjyrë kafe dhe patate të ëmbël, për të shmangur ushqimet e gatuara me yndyrë. Zgjidhni burimet ushqyese të yndyrës, si: avokado, arra dhe fara.
PINI ALKOOL
Studiuesit në Universitetin Brown thonë se pirja e alkoolit në orët e mbrëmjes stimulon trupin e mendjen më shumë se në çdo kohë tjetër të ditës. Prandaj, në qoftë se ju pini alkool, konsumojeni gjatë ditës, që të mund të keni një gjumë të qetë. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Sekretet natyrale për të luftuar kollën tek fëmijët
Published
4 days agoon
November 27, 2025By
UBT News
Edhe pse kollitjet nuk duhet lënë pa u trajtuar, se përkeqësohen ose shkaktojnë shqetësime të mëtejshme, ekzistojnë disa ilaçe shtëpiake natyrale që mund të ndihmojnë në lehtësimin e tyre dhe në përmirësimin e gjendjes së fëmijëve.
Mjalti
Njihet për vetitë antibakteriale e qetësuese, ndaj konsiderohet një alternativë e mirë natyrale për lehtësimin e kollës. Për fëmijët, mund të përgatitet një solucion: dy lugë gjelle mjaltë të tretura në një gotë qumësht të ngrohtë. Ky kombinim ndihmon në qetësimin e fytit dhe përmirëson gjumin. Për rezultate më të mira, rekomandohet që fëmijët ta pinë këtë përzierje çdo mbrëmje para gjumit për pesë ditë rresht.
Banja e ngrohtë
Një banjë ndihmon fëmijët të djersijnë dhe të pastrojnë rrugët e frymëmarrjes, duke lehtësuar simptomat e kollës dhe ngushtimin e hundës. Banjat e ngrohta bëhen dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të relaksuar fëmijët.
Hidratimi i duhur
Uji është një nga mjetet më të thjeshta, por efektive për lehtësimin e kollës tek fëmijët. Ai mban fytin të lagur e ndihmon në hollimin e sekrecioneve, duke lehtësuar gulçimin. Fëmijët duhet të pinë rreth 6–8 gota ujë në ditë, sipas moshës së tyre. Përveç ujit, çajrat e ngrohtë, sidomos çaji me xhinxher ose me kamomil, mund të qetësojnë fytin dhe të ndihmojnë në reduktimin e kollës.
Këshilla shtesë:
Mbani ajrin e dhomës së fëmijëve të lagësht, sidomos gjatë dimrit ose kur përdoret ngrohja. Një lagështues ajri mund të ndihmojë shumë.
Shmangni ekspozimin ndaj tymit të duhanit ose ndotjes së ajrit, pasi ato irritojnë fytin dhe e përkeqësojnë kollën.
Sigurohuni që fëmija të pushojë mjaftueshëm dhe të marrë ushqim të shëndetshëm, i cili forcon sistemin imunitar.
Me këto metoda natyrale e kujdes të thjeshtë në shtëpi, kollitja e fëmijëve mund të lehtësohet ndjeshëm. Nëse kollitja zgjat më shumë se një javë, shoqërohet me temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje, duhet të kontaktoni menjëherë mjekun pediatër. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Sa ujë duhet të pimë çdo ditë? Ja çfarë thonë ekspertët
Published
4 days agoon
November 27, 2025By
UBT News
Gjithmonë dëgjojmë këshilla për të pirë sa më shumë ujë për të qëndruar të hidratuar dhe të shëndetshëm.
Ka pasur shumë debate mbi sasinë e duhur të ujit që duhet të konsumojmë çdo ditë. CNN publikon një artikull që sqaron këtë çështje.
Sipas Akademisë Mjekësore Amerikane, konsumimi i ujit ndryshon bazuar në gjini.
Meshkujt rekomandohet të pinë 3.7 litra ujë në ditë, rreth 16 gota, ndërsa gratë 2.7 litra, ose rreth 12 gota.
Dehidratimi mund të shkaktojë lodhje të tepërt, mungesë motivimi dhe vështirësi për të kryer ushtrimet në mënyrën e duhur.
Ai gjithashtu ndikon në përqendrim, kujtesë dhe mund të shkaktojë nervozizëm dhe ankth.
Dy shenja kryesore që tregojnë hidratimin janë etja dhe ngjyra e urinës. Nëse nuk ndjen etje të shpeshtë dhe urina është e verdhë e hapur, kjo tregon që je i hidratuar mirë. Në të kundërtën, tregon se je i dehidratuar.
Dehidratimi ndikon edhe në qarkullimin e gjakut, mënyrën se si pompon zemra dhe mund të shkaktojë dhimbje koke.
Po ashtu, kripa dhe mineralet që grumbullohen në trup formojnë kristale të vogla në traktin urinar, duke shkaktuar dhimbje.
Personat që vuajnë nga migrena mund të përjetojnë dhimbje më të shpeshta në rast dehidratimi. /A.Z/UBT News/
Dame Judi Dench zbulon arsyen e tërheqjes nga filmi dhe televizioni
Orkestra “Amadeus” promovon Kosovën në skenat më të njohura botërore
REL: Nga frika te fuqizimi: Çka i pret gratë pas raportimit të dhunës në familje?
Apple lavdërohet për reklamën e Krishtlindjeve të xhiruar me iPhone 17 Pro
Billie Eilish shfaqet ndryshe, ekskursion me kalë pas festës së Falënderimeve
Universiteti i Oksfordit zgjodhi fjalën e vitit 2025
UBT mirëpret eksperten ndërkombëtare nga Ukraina në ligjëratë për propagandën dhe dezinformimin, Delfina Ertanowska
Hurmat, fruti që ushqen trupin dhe mbron shëndetin
BE e vendosur për mbështetje ndaj Ukrainës
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet3 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Rajoni2 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
